E Shtunë, 05.04.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Justin Timberlake është Njeriu Buding i Ngutur i Vitit
E Martë, 01.26.2010, 06:04pm

 

Voal-online –Ai ka fituar gjashtë Grammy Awards, dy Emmy Awards dhe një mori çmimesh e mirënjohjesh të tjera. Tani Justin Imberlake (Xhastin Timberlleik) mund të shtojë një trofe të ëmbël grumbullit të çmimeve, the Hasty Pudding award, nga Universiteti Harvard.

 

Timberlake, 28 vjeç, është shpallur Njeriu I Vitit 2010 i Budingut të Ngutur të Teatrit të Harvardit, the 2010 Man of the Year by Harvard's Hasty Pudding Theatricals, klubit më të vjetër të studentëve të padiplomuar të dramës në mbarë vendin. Këngëtari, kantautori, aktori dhe producenti u zgjodh si “një nga artistët e kulturës pop më me ndikim””, thuhet në një deklaratë të trupës së dramës.

Drew Barrymore me të dashurin e ri
E Hënë, 01.25.2010, 05:49pm

 

Voal-online –Drew Barrymore dhe Justin Long dolën nëpër Los Anxhelos për të drekuar diku nga Bay Cities Italian Deli në Santa Monica, Kaliforni.

 

Dhe shiu nuk e preku dot natyrën diellore të Barrymore. "Drew ishte mes njerëzve me Justin duke kërkuar lokalet e duhura,” tha një i pranishm.

 

“Adhuruesit u kënaqën pa masë duke i shikuar ata.” Aktorja ishte veshur casual (si rastësisht) dhe ishte qullosur nga shiu. Ata të dy folën me njerëzit që I rrethonin, pastaj u futën në lokal për të drekuar.

Michael Douglas: "Shyqyr Zotit që është Viagra"
E Djelë, 01.24.2010, 12:52pm

 

Voal-online –Superylli hollivudian Michael Douglas (Majkëll Dagllas) i ka thënë revistës amerikane  AARP: "Në mendje të gjithë burrat ndjehen të rinj. Unë jam dashuruar me Catherine-n kur e kam parë në filmin Maska e Xoros. Për fat ajo i adhuron burrat në moshë dhe pastaj ndërkohë po në këto vite janë zbuluar Viagra e Cialisi''.


Douglas, me të shoqen Catherine Zeta Jones (Kethrinë Xeta Xhons) ka dy fëmijë.
Aktualisht është duke xhiruar filmin 'Wall Street 2' me regji të Oliver Stone. Pas 22 vitesh aktori rikthehet nën petkun e Gordon Jekko. (http://www.repubblica.it)
Bristol Palin betohet se nuk do të ketë marrëdhënie deri në martesë
E Shtunë, 01.23.2010, 06:22pm

 

Voal-online -E bija 19 vjeçare e Sarah Palin, Bristol, i tha Oprah Winfrey-t të premten se ajo ka bërë vendimin që të mos ketë marrëdhënie më deri sa të martohet – këtë vendim ia ka frymëzuar nga shtatzania e saj kur ishte nën moshë.

 

“Ky është një objektiv që duhet pasur dhe edhe femrat e tjera duhet ta kenë,” ka thënë Bristol në emisionin Oprah Winfrey Show via satelit nga Alaska.

 

Prej kur ka lindur djali i saj, tani 13 muajsh, Tripp, Bristol thotë se ka vuajtur nga depresioni. “Unë kam një familje të mrekullueshme që më kupton e më përkrah dhe nuk më lë të ndihem e vetmuar,” tha ajo. “Unë kam një fëmijë në jetën time dhe kjo është puna ime me kohë të plotë tani.”

 

E ëma u paraqit gjithashtu në program dhe tha se ka folur hapur me vajzën e saj më të madhe lidhur me marrëdhëniet intime, përpara se ajo kishte mbetur shtatzënë. Ish kandidatja për nënpresidente – tani komentatore e jashtme në Fox News tha se familja e saj ka nxjerrë “të tilla mësime”.

 

“Ishte shokuese kur e morëm vesh se ajo ishte shtatzënë,” tha Palin, 45 vjeçe. “Si shumë prindër të tjerë, unë mendova se fëmija ime nuk duhej ta kishte bërë këtë.”
E ëma është e tmerruar nga kirurgjitë plastike të Heidi Montag
E Premte, 01.22.2010, 04:22pm

 

Voal-online –Kur Heidi Montag iu nënshtrua 10 procedurave të kirurgjisë plastike brenda një dite, aktorja yll e seriali “Hills” I mbajti planet e saj sekret nga miqtë – madje edhe nga familja.

 

Tani, nëntë javë pas transformimit të saj dramatik, Montag është duke u përballur me reagimin e tmerruar të nënës së saj, Darlene Egelhoff.

 

“Unë ende nuk mund të besoj se jam 23 vjeçe dhe nëna ime bën kështu,” tha Montag për revistën People. “Unë jam në siklet të shkoj në shtëp dhe të përballem me nënën time – sidomos me kamerat nëpër këmbë.”

 

Një burim I brendshëm I familjes tregoi për revistën People se Egelhoff “është e tmerruar dhe e tronditur krejtësisht. Ajo mezi pret që të përplaset me Heidi-n kur kjo të kthehet në shtëpi.”

 

Nëna e Montag, e cila jeton në Kolorado, ku aktorja yll e reality shows u rrit, do ta ketë së shpejti të bijën në shtëpi. “Heidi ka në plan të kthehet në qytezën e saj të Crested Butte shumë shpejt,” tha burimi.

 

Dhe adhuruesit e serialit “Hills” do të shohin hitin e MTV, teksa kamerat kapin çdo moment të jetës së Heidi Montag.
Kate Moss blen banesë 22 milionë euro në Paris
E Enjte, 01.21.2010, 10:04pm

 

Në zonën Trokaderi dhe me pamje nga Tour Eiffel

 

 

Voal-online –Një apartament në Paris me pamje nga kulla Eifel për 22 milionë euro pret topmodelen Kate Moss që e ka blerë për t’u transferuar.

 

Shtëpinë do ta banojë me të bijën Lila Grace dhe të fejuarin, rokerin Jamie Hince të grupit Kills.

 

Apartamenti është 585 metra katrore, gjashtë dhoma e katër banjo, gjendet në Trocadero dhe ka në taracë me pamje mahnitëse të Tour Eifeel.

 

Modelja kishte thënë se donte të banonte ‘në zemrën e botës së modës’.

Princi William shmang pyetjen rreth martesës
E Mërkurë, 01.20.2010, 06:28pm

 

Voal-online –Shumë njerëz që adhurojnë në mënyrë romantike Princin Uilliam anembanë botës, pyetja e parë që iu lind për të adhuruarin e tyre është: „Kur keni ndërmend të martoheni?“

 

Të martën një plakë australiane, kur princi po takohej me një popullsi aborigjine, popullsi të parët e së cilës ishin aty para se të zbulohej Australia, në Sidnei, ia bëri pyetjen e mësipërme. Po përgjigja e tij? “Si t’ju them. Me të parë, me të bërë.”

 William, që është çift me Kate Middleton, 28 vjeç, prej me shumë se shtatë vjetësh, me ndonjë shkëputje të vogël, ishte në vizitën e tij të parë në Australi, pasi kishte kaluar tri ditë në Zelandën e Re.

 

Javën e shkuar Middleton ishte e pranishme në gradimin e të dashurit të saj në Shkollën e Mbrojtjes së Fluturimit të Helikopterëve të Forcave Ajrore Mbretërore, në Shawbury. Gjatë ceremonisë ajo u ngrit në këmbë për të duatrokitur kur William zuri vend mes njerëzve të nderuar.
Beyoncé dëshiron një fëmijë - dikur
E Martë, 01.19.2010, 04:44pm

 

Voal-online –Do të donte Beyoncé ( Bijonse) të kishte një fëmijë, por më parë plot gjëra të tjera.

 

“Unë përfundimisht dua të kem një fëmijë, por nga nipi e di se çfarë do të thotë kjo,” thotë Beyoncé Knowles për revistën Allure, numrin e shkurtit, kur flet për fillimin e një familjeje me të shoqin Jay-Z. “Unë shpresoj që këto gjëra vijnë natyrshëm. Unë ende nuk gjej aspak kohë për pushim.“

 

Ku mund të gjejë ajo pushim, kur prodhon këngë të reja hite dhe kujdeset ditë e natë për figurën e saj?

 

“Unë them gjithmonë ‘nuk dua t’I humbas format e mia trupore, më pëlqejnë format e freskëta,” tregoi Knowles, 28 vjeçe. “Dhe nuk mjaftojnë kurrë ushtrimet fizike, dhe nuk mjaftojnë kurrë përkujdesjet e tjera. Mua më pëlqen që femra të duket sa më femër.”
Monica Bellucci duke pritur fëmijën e dytë
E Hënë, 01.18.2010, 06:23pm

 

Voal-online –Rregulisht e përfshirë në listat e “më të bukurave” (mos beautiful), aktorja Monica Bellucci (Monika Beluçi) ka marrë nur më të veçantë se kurrë këta muajt e fundit. Ajo do të bëhet me fëmijën e saj të dytë nga fundi i pranverës, tregoi një mik i familjes për revistën People.

 

Bellucci dhe burri i saj, aktori francez Vincent Caseel, kanë tashmë një vajzë 5 vjeçare, Deva, me emrin e një perëndeshe të Hënës të Indisë. Ish modelja 45 vjeçare ishte e pranishme në kandidaturat e Golden Globe për filmin Baaria bashkë me partnerin e filmit të ardhshëm Sorcerer’s Apprentice, Nicolas Cage.

 

Cassel është familjar për publikun amerikan nëpërmjet Ocean’s 12 dhe Ocean’s 13 në rolin e Francois Toulour. Ai gjithashtu portretizon partnerin në krim të Jennifer Aniston në filmin Derailed dhe aktualisht është duke përfunduar xhirimet në The Black Swan me Mila Kunis dhe Natalie Portman.

 

Çifti, njohur në sheshin e xhirimeve të filmit L’appatemenet më 1996 janë të martuar që në vitin 1999.
Roger Federer parathotë kthimin e mikut të tij Tiger Woods
E Shtunë, 01.16.2010, 06:26pm

Voal-online -Miku i Tiger Woods, Roger Federer (Roxher Federer), ka folur për golfistin e avulluar dhe beson se miku i flamosur nga skandali do të kthehet shpejt në sportin e tij.

Federer e parathotë një një intervistë me gazetën franceze të sporteve L'Equipe publikuar të premten (dje) se Woods do të bëjë një kthim "si golfisti i mrekullueshëm që ne njohim“.

Federer gjithashtu tregon se ia ka thënë Woods-it që ai e përkrah atë. "Tabloidet janë duke u çmendur, kontratat me sponsorët janë duke u prishuar,” thotë Federer. "Unë gjithnjë i vetëdijshëm se figura që ju keni ndërtuar me durim për një karrierë të tërë mund të rrënohet në një minutë, por kështu janë gjërat.“

Ai tha se aksidenti i nëntorit me veturën si dhe historitë vijuese për marrëdhëniet jashtëmartesore kanë qenë të rënda për Woods.

Woods fitoi Australian Masters me 15 nëntor, por nuk ka luajtur golf prej atëherë. Dy javë më vonë ai u përplas me veturën e tij sportive në një trung lisi dhe në një mjet hidrant zjarrfikësi në mes të natës jashtë kështjellës së tij në Florida.

 

Lajmet për një mori aferash i mbushën mediat menjëherë pas aksidentit, duke e detyruar Woodsin të pranojë pabesinë dhe të shpallë ndërprerjen e golfit. Ai nuk është parë në publik që atëherë, dhe shumë miq thonë se nuk kanë arritur të komunikojnë dot me të.

"Tiger ka nevojë për qetësi,” tha Federer për L'Equipe. "Dhe së shpejti ai do të kthet një golfist i mrekullueshëm siç e njohim ne.”
  » Lady Gaga bie pa ndjenja në skenë anullohet koncerti
  » Susan Sarandon dëfren në qytet
  » Nena është bërë dyfish gjyshe
  » Michael Bublé është fejuar
  » Madonna dhe Sean Penn në një takim të përmallshëm
  » Besoni ose jo, kështu i kreh flokët Lady Gaga (Fotogaleri)
  » Carrie Underwood do t'i lëshojë "flokët e gjata" në ditën e dasmës
  » Russell Brand dhe Katy Perry janë fejuar
  » Vince Vaughn martohet!
  » Elin Nordegren është duke skijuar në Alpe



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]