E Shtunë, 05.18.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
DASHURI ME SHIKIM TË PARË MIDIS KIM KARDASHIAN DHE CRISTIANO RONALDO
E Shtunë, 04.17.2010, 07:43am
 

Ylli i futbollit dhe aktorja yll e reality shows takohen në Madrid

Voal-online -Kjo mund të jetë çështje të nxehta të pranverës: sulmuesi i Real Madrid-Cristiano Ronaldo (25 vjeç) dhe aktorja yll e reality shows Kim Kardashian (29) janë parë teksa përkëdheleshin në Madrid ...

Kim kishte shikuar në kryeqytetin spanjoll për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid -Barcelona. Më pas, ajo u takua me sulmuesin yll në një restorant. Një dëshmitar raportoi në The Sun: "Të dy përqafoheshin me pasion, dhe dukej sikur kuptoheshin shumë mirë. Ata qeshnin gjatë gjithë kohës ..."

Pas darkimit në restorant, ajo e shoqëroi futbollistin në banesën e tij dhe u largua prej andej vetëm pas disa orëve...

ISH E DASHURA E TIGER WOODS ËSHTË ARRESTUAR
E Enjte, 04.15.2010, 03:13pm
 

Voal-online -Jaimee Grubbs është përsëri në krye të lajmeve - por kësaj here nuk ka të bëjë fare me Tiger Woodsin.

E dashura e përfolur e golfistit, 24 vjeçe, u arrestua dje në West Hollywood, Kaliforni, për ngarje të veturës me një patentë të anulluar.

Kjo është hera e dytë që Grubbs kapet në shkelje ligjore, duke qenë kapur për të njëjtin krim më 4 shkurt.

Sherifi i West Hollywood, Shawn Ruda, tha për revistën People, se Grubbs u dënua atëherë me $26 000 se nuk u ndal me thirrjen e parë të policisë dhe pagesa për arrestimin e dytë do të jetë $2 000 që të gjykohet në liri.

MEL GIBSON DHE OKSANA GRIGORIEVA NDAHEN
E Enjte, 04.15.2010, 01:45pm

Voal-online - Mel Gibson dhe Oksana Grigorieva, mikja e tij muzikante ruse, si dhe nëna e një vajze të vogël pesë muajshe janë ndarë. Kështu tregon një burim për revistën PEOPLE. "Ata jetojnë të ndarë," tregon një mik i ngushtë i çiftit. "Ata të dy punojnë shumë seicili për hesap dhe karierën e vet duke u përpjekur që të rrisin vajzën e vogël së bashku. Ata megjithëse janë ndarë vazhdojnë të mbeten miq për hir të vajzës së tyre Luçias së vogël, të cilën kanë vendosur ta rrisin së bashku."

TIGER WOODS PRANË DIVORCIT
E Mërkurë, 04.14.2010, 04:09pm

E pohon programi televiziv Entertainment Tonight

Voal-online -Golfisti Tiger Woods (Tajger Uds) dhe Elin Nordegren janë pranë divorcit, sipas programit televiziv Entertainment Tonight.

Woods nuk ia ka arritur ta shpëtojë martesën, pavarësisht shtrimit në klinikën e rehabilitimit kundër vesit që e ka çuar në tradhtinë e shumëfishtë bashkëshortore.

Sipas Kevin Frazier, korespondent i programit,gruaja nuk ishte e pranishme në turneun që ka shënuar rikthimin e Woods në fushat e golfit: "Janë duke qartësuar hollësitë e fundit para se të firmosin divorcin," ka thënë.

LIZ TAYLOR PËRGËNJESHTRON FEJESËN


E Martë, 04.13.2010, 11:57am

Diva në Twitter, Jason është vetëm një mik i ngushtë

Voal-online -Liz Taylor zgjedh Twitter për të përgënjeshtruar fejesën e saj: "Zërat e përhapur nuk janë të vërtetë. Jason është manaxheri im dhe një mik i ngushtë."

Diva, 78 vjeç, është martuar tetë herë, dy prej të cilave me aktorin britanik Richard Burton. Ditëve të shkuara javorja US Weekly kishte lajmëruar fejesën e aktores me Jason Winters, një afrikano-amerikan 49 vjeç, i cili prej shumë vitesh është manaxheri i saj.

JANE FONDA PENDUAR PËR KIRURGJINË ESTETIKE
E Shtunë, 04.10.2010, 05:45pm

 

 

Ish ‘Barbarela’ vetëm para pak muajsh ka tërhequr fytyrën në nivelin e qafës e lart dhe i ka hequr qeskat poshtë syve

 

Voal-online –Jane Fonda (Xhein Fonda) pendohet publikisht që ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë. E ka hapur zemrën në televizion, e ftuar në Larry King Show, në CNN. “Më në fund kam kapitulluar. Në realitet, në vitin 2000 isha betuar se nuk do të bëja kurrë plastikë në fytyrë. Po të kisha qenë vërtetë trime nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë. E tani – ka pranuar aktorja gjashtëdhjetedyvjeçare, nuk ndihem krenare që e kam bërë.“

 

Ish Barbarela për herë të parë, dy muaj të shkuar, ka tërhequr fytyrën në nivelin e qafës e lart dhe i ka hequr qeskat poshtë syve. Por pastaj, si për t’u shfajësuar, ka shtuar se kishte dashur t’i linte ca rudha të çehres në fytyrë. „Më pëlqejnë këmbpulat e mia rrotull syve dhe linjat e buzëqeshjes rrotull gojës. Fundja kam tërhequr vetëm paksa faqet, kjo e tëra, por nuk dua të gënjej për këtë. Jam duke shkruar një libër për të përshkruar si po plakem dhe duhet të pranoj se e kam bërë këtë ndërhyrje kirugjike.“

BRAD PITT DHE JENNIFER ANISTON - TAKIM SEKRET
E Enjte, 04.08.2010, 02:34pm

 

Voal-online –Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë pasur një takim sekret, për të cilin truproja (bodyguardi) ka folur me hollësi.

 

Sipas thënieve të tij për revistën In Touch, të dy janë parë tek zona canyon sipër Beverly Hills, dhe janë dashuruar përmallshëm, në dhjetorin e shkuar, përpara se bodyguardi „besnik“ të kishte lajmëruar se po vinin paparacët dhe ata janë larguar duke marrë rrugë të ndryshme.

 

„Jennifer, ardhur me veturën e saj Bentley, është larguar e par, duke ia bërë Bradit me shenja dhe duke i buzëqeshur. Brak ka hypur në motoçikletë dhe është vërtitur nja një orë kot më kot.“

 

Sipas truprojës ata janë takuar fshehtas të paktën dy herë, në Los Anxhelos dhe në Nju Jork.

JIM CARREY DHE JENNY MCCARTHY NË TWITTER: MJAFT, PO NDAHEMI
E Mërkurë, 04.07.2010, 09:01am

 

Aktori kanadez dhe ish modelja kishin një marrëdhënie që zgjati pesë vjet

 

Voal-online –Aktori kanadez Jim Carrey dhe ish modelja Jenny McCarthy kanë shpallur në social networkun Twitter se i kanë dhënë fund marrëdhënës së tyre, e cila ka zgjatur pesë vjet.

 

“Jenny dhe unë besojmë se veprojmë drejt duke i dhënë fund raportit tonë. I jam shumë mirënjohës për momentet e lumtura që kemi kaluar bashkë dhe ia uroj të gjitha të mirat!,” ka shkruar Carrey, 48 vjeç.

 

Fundi i marrëdhënies mes tyre është konfirmuar nga përgjegjësi për marrëdhëniet publike i aktorit Jim Carrey.
JESSICA ALBA MENDON SE PO TË JENË KATËR DO TË JETË FANTASTIKE
E Hënë, 04.05.2010, 03:56pm


Voal-online -
Aktorja, e cili ka një vajzë gati 2-vjeçare Honor Marie me burrin Cash Warren, foli rreth dëshirës për  një familje të madhe të dielën në mbrëmje në emisionin Extrem Makeover: Home Edition, në të cilin ajo ndihmon për të rindërtuar një shtëpi për një familje me 15 anëtarë në Teksas.

 

"Nëse keni dashuri, dhe kapacitet për t’u dhënë dashuri fëmijëve, ju duhet vetëm të adoptoni fëmijë. Dhe unë kam ndërmend ta bëj këtë," thotë Alba, 28, e cila më së fundi u shfaq në ditën e Shën Valentinit.

Ajo shtoi "Nëna ime u rrit në një familje e madhe, dhe gjithmonë ka kërkuar për më shumë fëmijë. Dhe ajo më thotë mua “E përse nuk adoptoni një fëmijë?"
GRUAJA E TIGER WOODS KTHEHET NË PUBLIK
E Shtunë, 04.03.2010, 03:01pm

 

Elin në shkallët e stadiumit të turneut ATP të Maiemit me të birin Charlie

 

Voal-online –Shfaqja e parë në publik për Elin Woods pas skandalit që e ka përfshirë të shoqin Tiger duke filluar nga nëntori i shkuar.

 

Elin, 30 vjeçe, ishte dje në shkallët e stadiumit të turneut të tenisit në Miami me të birin Charlie gjatë takimit ku amerikani Andy Rodick ka arritur finalen pasi ka mundur Numrin 4 të tenisit botëror, spanjollin Rafael Nadal.

 

Elin ka shkuar e shoqëruar nga dy bodyguardë në qendrën Key Biscayne menjëherë pas mbarimit të ndeshjes.
  » BEYONCÉ DHE JAY-Z NUK PRESIN FËMIJË
  » OPRAH WINFREY E ZGJIDH ME PAJTIM PADINË KUNDËR SAJ PËR FYERJE
  » HEIDI MONTAG NUK PRANON URDHËRA NGA BURRAT
  » KATE WINSLET DHE SAM MENDES NDAHEN
  » JENNIFER LOVE HEWITT DHE JAMIE KENNEDY JANË NDARË
  » KATIE HOLMES NUK ËSHTË SHTATZËNË
  » ËSHTË PRAPË TAYLOR E DASHURUAR ME TYALOR?
  » MICK JAGGER DHE ANGELINA JOLIE KANË PASUR NJË LOVE STORY
  » PARTNERI NË FILM: E DASHUROJA QËKUR AKTOREN SANDRA BULLOCK
  » JIM CARREY BËHET GJYSH!



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]