E Shtunë, 05.18.2024, 10:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
PRINCI WILLIAM ENDE NUK PO I PËRGATIT FTESAT E MARTESËS
E Martë, 02.23.2010, 04:09pm

Voal-online –Gjatë një vizite në një qendër ushtarake rehabilitimi dje, Princi Uilliam është pyetur nëse duhet të presin tashmë ftesat për martesën mbretërore.

 

“Duhet të prisni edhe pak, mendoj,” iu përgjigj William-i duke qeshur.

 

Pyetjet po i bëhen gjithnjë e më shpesh për martesën. Muajin e shkuar, gjatë një vizite në Australi, një plakë aborigjene e pyeti për datën e martesës.

 

“Siç i thonë fjalës,” ia ktheu ai, “shohim e bëjmë.”

 

William, 27 vjeç, është I dashuruar me Kate Middleton, 28 vjeçe, me të cilën u njoh në Universitetin e Skocisë St. Andrew, në vitin 2003. Ata u ndanë për një kohë të shkurtër më 2007, por u ripajtuan.

HILARY DUFF FEJUAR ME LOJTARIN E HOKEJIT
E Shtunë, 02.20.2010, 01:37pm

Voal-online –Është zyrtare: Hilary Duff (Hillari Daf) është fejuar me të dashurin e saj, lojtarin e hokejit Mike Comrie.

 

Duke konfirmuar zhurmat  se aktorja, e cila së fundi luajti në Gossip Girl, do të dëgjohen shpejt kambanat e dasmës. Zëdhënësja e saj tha se lojtari i ekipit Edmonton Oliers, 29 vjeç, I ka propozuar asaj ndërkohë për martesë.

 

“Hilary Duff dhe Mike Comrie janë fejuar këtë fundjavë teksa ishin me pushime në Hawaii,” tha zëdhënësja Nanci Ryder. “Pas janë të dashuruar prej dy vjetësh, ata tani mezi presin ta japin këtë lajm të lumtur. Ata janë mirënjohjes për ngrohtësinë e treguar nsaj tyre.”

 

Kur Comrie ishte me skuadrën New York Islanders, kohë më parë, e befasoi aktoren 22 vjeçare, duke ia blerë një Mercedes për ditëlindje.

NICOLE RICHIE: DASMËN PA PARIS HILTONIN!
E Premte, 02.19.2010, 04:19pm

Voal-online –Ishte një kohüe kur Nicole Richie (28 vjeçe) dhe Paris Hiltoni (29 vjeçe) ishin të pandara, shkonin gjithandej së bashku për shown e tyre televizive dhe nuk mblidheshin kurrë në shtëpitë e tyre.

 

Për Paris Hilton ende jeta është një festë e pafund. Por Nicole e ka mbyllur përfundimisht kapitullin me harrakaten e pandreqshme, çka ia kishte këshilluar nëna e saj papushim.

Prandaj në dasmën e Nicole Richie-t dhe të fejuarit të saj Joel Madden (30 vjeç) Paris Hilton nuk do të jetë e dëshiruar.

 

Sipas uebsajtit “popeater.com” nusja e ardhshme ëndërron një ceremoni pa shumë bujë. Edhe ky një mendim tjetër i zgjuar, komentojnë mediat.

EVA MENDES PSIKOANALIZË NJË HERË NË DY JAVË
E Enjte, 02.18.2010, 02:49pm

 

Aktorja yll hollivudiane bën rregullisht seanca psikoanalize

 

Voal-online –Ajo ka gjithçka për të cilën njeriu mund të ëndërrojë: Eva Mendes është e bukur, sharmante dhe ka një të qeshur me të cilën mund ta vërtit botën në majën e gishtit të vogël.

 

Përveç kësaj aktorja dhe moedelja ka prej vitesh marrëdhënie të lumtur dashurie. Megjithatë 35 vjeçarja kërkon rregullisht ndihmën e terapeutëve.

 

 

"Të paktën një herë në dy javë“ ajo shkon në seancë, kështu ka thënë për mediat. Dhe është ndër të paktat në Hollywood që pranon të flasë për terapi psikoanalize.

SHAKIRA E NADAL NË NJË VIDEOKLIP TUNDUES
E Mërkurë, 02.17.2010, 08:55pm

 

Voal-online –Këngëtarja kolombiane dhe tenisti spanjoll janë së bashku në videon e këngës singël "Gipsy". 

 

Pamjet e filmuara janë vënë tashmë në qarkullim në Internet për t’iu krijuar shikuesve përshtypjen se diçka fshehin në marrëdhëniet mes tyre.

 

Shakira ka prej kohësh që është e fejuar me djalin e ish presidentit të Argjentinës, ndërsa Nadal nuk është vënë asnjëherë në qendër të gossipeve deri tani.

VAJZA THIRRI NUMRIN 911 KUR ALEC BALDWIN NUK IU PËRGJIGJ TELEFONATËS
E Hënë, 02.15.2010, 05:33pm

 

Voal-online -Ireland Baldwin nuk arriti të bisedojë me të atin Alec Baldwin (Alek Balduin), prandaj adoleshentja e shqetësuar thirri numrin 911, tregoi daja i saj, Don "Skip" Basinger, për revistën People.

14 vjeçarja ishte në Los Anxhelos dhe babai i saj në apartamentin e tij në Manhattan, kur u alarmua gjendja e aktorit, më 11 shkurt, tha Basinger, vëllai i ish gruas së Alec Baldwin, Kim Basinger.

"Ireland po bisedonte ma babain e saj dhe ata filluan të grinden,” tha Skip Basinger. "Ai u trondit. Ajo u përpoq ta thërriste prapë në telefon dhe nuk arriti të lidhet më me të atin, prandaj thirri numrin 911."

JENNIFER GARNER: BURRA MOS SHPENZONI ASGJË PËR NE DITËN E VALENTINIT
E Shtunë, 02.13.2010, 05:03pm

 

Voal-online –Jennifer Garner pranon se, teksa Dita e Valentinit mund të jetë një ditë pushimi “e mërzitshme”, ajo mendon se burrat duhet të nxjerrin disa mësime nga departamenti i dashurisë.

 

Garner, e cila luan në komedinë e mbushur plot me yje të Hollywood-it, Valentin’s Day, i tha George Lopezit, në emisionin Lopez Tonight, se gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjnë burrat është të na thonë në një mënyrë sa më të ëmbë, ‘Sa të dua’. Kjo na bën ne të ndihemi mirë.”

 

Ajo shtoi: “Shkruaj një kartolinë shpejt e shpejt ose mblidh ca lule në livadhin prapa shtëpisë dhe shfaqu me një buzëqeshje të ëmbël…Nuk ke pse të shpenzosh shumë para, thjesht ji i ëmbël.”

TIGER WOODS NJË ANIJE TË RE PËR TË BËRË PAQE ME ELIN NORDEGREN?
E Premte, 02.12.2010, 09:55pm

 

Voal-online –E ardhmja e martesës së Tiger Woods dhe karriera e tij mund të jenë në pyetje, por ylli golfit ka diçka që do të merrete vesh javët e ardhshme: Një anije sportive me dizajn të porositur dhe me emrin Solitude (Vetmi).

 

Atleti është në qendër të vëmendjes që natën e festës së Falënderimeve, kur u pa tek përleshej me të sjoqne Elin Nordegren. Anija do të shërbejë për të vendosur paqen mes tyre. “Solitude është një anije e hatashme dhe është dizajnuar sipas shijes së Elin, e cila e dashuron sportin,” tha një burim për revistën People.

Ka dy vjet që punohet në anijen që kushton $2 deri $3 milionë dollarë. Anija është shumë me vogël se jahti Privacy dhe aktualisht është e ankoruar në Pirate's Cove Resort & Marina nja 10 minuta larg fermës së tij të re në Jupiter Island.
Naomi Judd mbron Taylor Swift-in
E Mërkurë, 02.10.2010, 06:58pm

 

Voal-online –Naomi Judd nul lejon askënd të flasë gjë të keqe për Taylor Swift. Këngëtarja veterane kantri (country) u hodh në mbrojtje të Swift-it pasi kjo u kritikua rëndë për performimin në Grammy Awards në fund të janarit.

 

Në një letër drejtuar botuesit të The Tennessean, Judd, e quan Swift-in, një “performuese trallisëse” për mënyrën si e përfaqësoi muzikën country “aq të mirëpritur tek popullsia e moshës më të re”.

 

Ajo thotë se dueti I Swifft në Grammy Awards me Stevie Nicks ishte më paks se i përkryer. “Unë kam kënduar shumë herë në Grammy Awards dhe e di sa luajnë rol stresi dhe ankthi që je duke performuar në praninë e elitës botërore të artit në çdo lloj gjinie të muzikës çka është më stërmunduese se kudo tjetër,” shkruan Judd.

 

Sulmin kundër Swiftt e priu New York Times menjëherë pas Grammy Awards. Në përgjigje, Scott Borchetta nga shtëpia muzikore ku regjistron Swift, tha se ajo është “zëri I një gjenerate” dhe ua vuri fajin problemeve teknike për të metat e performimit.
Kendra Wilkinson: Pse qava pas Super Bowl-it
E Martë, 02.09.2010, 01:17pm

Voal-online –Ishte një skenë emocionale pas Super Bowl-it: Kendra Wilkinson (Kendra Uilkinson) e mbytur në lot doli nga stadiumi me djalin e saj për dore.

 

Por aktorja yll e reality shows thotë se nuk ishte e rrënuar nga humbja e Indianapolis Colts ndaj New Orleans të dielën në një lojë të cilën burri i saj Hank Baskett e administroi kaq, duke çuar në rezultatin e padëshiruar.

 

“Unë nuk e kisha problem aspak ndeshjen, e kisha krejtësisht nga paparacët e pashpirt…ata nuk ma lënë çaren as kur jam me famiuljen time!!!" Shkruante ajo në faqen Twitter të hënën.

  » Ja toy boy i ri i këngëtares Madonna
  » Pas Super Bowl pritet në fushë Kendra Wilkinson
  » Rihanna dhe Chris Brown: Një vit më vonë
  » Charlize Theron ka tashmë një të dashur tjetër
  » Heidi Montag: Nënës iu duka si një monstër cirku
  » Britney Spears del haptas me të dashurin e ri
  » Princi Harri kërcimtar kalipso për synime bamirësie
  » Berlusconi-Lario takim para gjykatësve
  » Jamie Kennedy bën plane si ta kalojë Ditën e Shën Valentinit me Jennifer Love Hwitt
  » Gruaja e Tiger Woods nuk dëshiron divorc



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]