METRO-GOLDWYN-MAYER DEL NGA FALIMENTIMI
E Mërkurë, 12.22.2010, 09:02am (GMT+1)
Ristrukturimi sheshon rrugën për filmin e ri të James Bond
Voal-online -Studioja Metro-Goldwyn-Mayer del nga falimentimi dhe shpall se është në gjendje të rifillojë prodhimin e filmave, falë edhe 500 milionë dollarëve të arkëtuar.
Ristrukturimi ia sheshon rrugën edhe prodhimit të një episodi të ri të serisë së James Bond e dy filmave të bazuar në The Hobbit të shkrimtarit Tolkien. Plani i ristrukturimit i miratuar nga gjykata e falimentimeve e New Yorkut parashikon shndërrimin nga ana e huadhënësve të 5 miliardëve dollarë të borxhece në shumicë të kapitalit.
(http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch
|