Voal-online - LOS ANXHELOS (Reuters) - Komedia "The Hangover Part II" fitoi $86,5 milionë në kinematë e Amerikës së Veriut fundjavën që sapo shkoi, duke pasur kështu debutin më të suksesshëm të ndonjë komedie deri tani.
Sipas vlerësimit të studios të bërë dje, filmi i Warner Bros Pictures, kryesoi filmat fitimprurës.
Filmi i DreamWorks Animation, "Kung Fu Panda 2" ku luajnë rolet kryesore Jack Black e Angelina Jolie, ishte i dyti me $48 milionë.
Filmi i katërt, i Walt Disney Co "Pirates of the Caribbean" arriti $39,3 në SHBA dhe Kanada në javën e tij të dytë, ndërsa në mbarë botën $623,7 milionë deri tani.
(http://www.reuters.com)