VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALBUMI I LUKE BRYAN 'CRASH MY PARTY'

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
ALBUMI I LUKE BRYAN 'CRASH MY PARTY'

E Shtunë, 09.07.2013, 10:42am (GMT+1)


Albumi i ri i Luke Bryan-it pritet të jetë një nga ata më të shiturit të muzikës country të vitit 2013. Ky është albumi i katërt i artistit nga shteti i Xhorxhias, i titulluar "Crash My Party".

Kënga e suksesshme e albumit, e cila mban të njëjtin titull "Crash My Party", u bë kënga e shtatë e artistit që ka arritur vendin e parë për renditjen e muzikës country.
Luke Bryan filloi të bëhej i famshëm në shkallë ndërkombëtare në vitin 2007 me albumin e tij të parë, "I'll Stay Me." Vitin e kaluar, Akademia e Muzikës Country i dha atij titullin "Artisti i Vitit."

Çdo muaj mars, që nga viti 2009, Bryan nxjerr para festimeve për javën e pushimit të pranverës të universiteteve, disa albume të shkurtra për këto pushime. Kënga më e fundit e këtij lloji, "Spring Break, Here to Party," zuri vendin e parë në renditjen e revistës Billboard për 200 këngët më të mira të muzikës pop.

Bryan thotë se "Crash My Party," është albumi më i mirë i karrierës së tij dhe beson se këngët i ofrojnë diçka kujtdo. Ndërsa ai merrej me albumin, ai po mendonte edhe për këngë që mund të përmirësonin shfaqjet e tij në skenë.

"Sipas mendimit tim, ajo ç'ka do të përcaktojë suksesin e këtij albumi është padyshim shitja e tre ose katër milionë kopjeve, me siguri. Por qëllimi im kryesor është t'u ofroj dashamirësëve muzikë të mirë, duke u treguar se unë po përparoj vazhdimisht dhe t'u sjell këngë të mira dhe të këndoj më mirë se kurrë më parë dhe nëpër shfaqje. Dhe të sigurohem që ky album do të vazhdojë të ngjitet lart më lart edhe në shkallën ndërkombëtare, dhe që njëkohësisht t'i qëndroj besnik muzikës time, pa patur nevojë ta ndryshoj atë për të arritur këtë sukses. Dhe në qoftë se unë mund ta bëj atë, ky album do të jetë i suksesshëm."

Luke Bryan shumicën e vitit po e kalon duke bërë shfaqje për turneun e tij, të quajtur "Road Dirt Diaries Tour," si titulli i këngës më autobiografike nga albumi "Crash My Party."  Në tetor, ai do të fillojë turneun e tij vjetor për të pestën herë rradhazi, "Farm Tour," në tetë qytete juglindore në Shtetet e Bashkuara. Të ardhurat nga turneu përdoren për krijimin e bursave për studentët nga familjet e fermerëve në komunitetet ku mbahen koncertet.

"Unë mendoj se e bukura e e këti turneu është se këto koncerte janë një ngjarje e madhe për këto qytete. Më pëlqen fakti që njerëzit mund të dalin dhe t'ia kalojnë bukur, të dëgjojnë muzikë. Është thjeshtë një kënaqësi. Dhe unë dua të bëj sa të mundem që kjo të vazhdojë.

Kënga e Luke Bryan që arriti vendin më të lartë në renditjen e muzikë country sa doli në treg ishte "That's My Kind of Night," kënga e dytë e nxjerrë nga albumi "Crash My Party." Kjo hyri në listë në vendin e 21.

"Është shumë argëtuese. Në momentin që ajo fillon, të detyron të ngrihesh dhe të kërcesh. Është tamam zhanri im. Kur e dëgjova, unë mendova që pa dyshim do ta nxjerr në treg, dhe ajo do të jetë një këngë e këndshme dhe e përshtatshme për stinën e verës. Asnjëherë nuk kam qenë më i gëzuar për një këngë tjetër se sa për këtë."

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILMI 'BALLKONI' NGRE FLAMURIN E KOSOVËS NË VENECIA (09.06.2013)
KA PROBLEME ME KUJTESËN - E MBYLL KARRIERËN JACK NICHOLSON (09.05.2013)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË KËSAJ JAVE (09.01.2013)
KRYESON LISTËN FORBES - MADONNA ENDE MATERIAL GIRL, TRIUMFON NDAJ SPIELBERG, WHINFREY E TË TJERËVE (08.27.2013)
JUSTIN TIMBERLAKE - TRIUMFUES NË 'MTV VIDEO MUSIC AWARDS' (08.26.2013)
ELYSIUM, FILM I RI FANTASTIKO-SHKENCOR (08.26.2013)
LINDA RONSTADT I JEP FUND KARRIERËS (08.25.2013)
PESË KËNGËT MË TË SUKSESSHME TË JAVËS (08.25.2013)
JOHN LENNON MUND TË KLONOHET?! (08.24.2013)
BEN AFFLECK ËSHTË BATMANI I RI (08.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]