VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 10:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA

E Shtunë, 01.18.2014, 09:20am (GMT+1)


Tre nga këngët ndryshojnë vendin në renditje kjo është lëvizje e madhe në krahasim me dy javët e fundit.

Le të fillojmë me vendin e pestë, ku akoma qëndrojnë grupi A Great Big World dhe Christina Aguilera me "Say Something." Christina niset për në Nju Orleans në prill për një koncert, hollësitë pas këngës.
 
A Great Big World ështe edhe kësaj rradhe në vendin e pestë me "Say Something," së bashku me Christina Aguilerën.

Kësaj jave u bë e njohur lista e artistëve që do të interpretojnë në Festivalin e Nju Orleansit "Jazz and Heritage" të këtij viti, dhe Christina do të marrë pjesë gjithashtu. Ndër artistë të tjerë të njohur që do të interpretojnë atje janë Arcade Fire, Eric Clapton, Bruce Springsteen, dhe Vampire Weekend. Festimet fillojnë më 25 prill.
Edhe Lorde ka lajme rreth koncerteve të saj. Do t'ju tregojmë detajet pas "Royals" e cila këtë javë ndodhet në vendin e katërt.

Edhe Lorde nuk lëviz nga vendi i katërt, me këngën "Royals," e cila dikur ishte në majë të renditjes.

Adoleshentja nga Zelanda e Re fillon turneun e saj të Amerikës së Veriut më 3 mars në Austin, të Teksasit ... dhe të gjitha biletat e 16 koncerteve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara janë shitur.  

Renditja fillon ndryshimin me vendin e tretë, ku, pas katër javësh në krye të renditjes, Eminemi dhe Rihanna me "The Monster" bien në vendin e tretë.  Ndërkohë Eminemi ka patur shumë sukses në Kanada. Detajet pas këngës.

Mbizotërimi i Eminemit dhe Rihannës në krye të renditjes të 100 këngëve më të preferuara mbaroi tani që "The Monster" zbriti në vendin e tretë. Eminem ishte artisti më i suksesshëm i vitit 2013 në Kanada, ndërsa Marshall Mathers LP 2 ishte albumi më i shitur i vitit: janë shitur 242 mijë kopje.

OneRepublic asnjëherë nuk ka gëzuar vendin e parë në renditjen për Shtetet e Bashkuara, por ka mundësi që kjo të ndryshojë së shpejti: kësaj jave "Counting Stars" ngjitet në vendin e dytë.

OneRepublic i afrohet më tepër kësaj jave vendit të parë. Kënga e ka arritur majën e renditjes për Izraelin, Poloninë, Skocinë, dhe Mbretërinë e Bashkuar.
 
Më herët gjatë këtij muaji, Pitbull dhe Ke$ha zunë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar me "Timber," dhe kësaj jave ia arritën edhe në Shtetet e Bashkuara.

Pitbull dhe Ke$ha në vendin e parë me "Timber."  Fatkeqësisht, Ke$ha është aktualisht në qendër rehabilitimi për një çrregullim me të ngrënurit, ndërsa nëna e saj kohët e fundit u regjistrua në të njëjtin vend për çrregullim të stresit post-traumatik.

A do të arrijë të qëndrojë në krye të renditjes edhe për një javë të dytë "Timber"? Kënga e re e Katy Perryt "Dark Horse" po fiton sukses shpejt na ndiqni javën e ardhshme për të mësuar nëse do të ndryshojë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR (01.16.2014)
'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri) (01.14.2014)
NDAHEN ÇMIMET GOLDEN GLOBE - FILMI MË I MIRË '12 VJEÇ SKLLAV' (01.13.2014)
ARMIKU I DASHUR - 'BETLEHEM' (01.12.2014)
ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT (01.11.2014)
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL (01.10.2014)
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË (01.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (12.29.2013)
CASSADEE POPE NXORI NË TREG ALBUMIN E PARË SOLO (12.22.2013)
FILMAT DHE RILINDJA AFRIKANO-AMERIKANE (12.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]