VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 10:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA

E Shtunë, 01.25.2014, 09:33am (GMT+1)


Kënga e re e renditjes së kësaj jave nuk është fare e re: ajo u shfaq së pari shtatorin e kaluar. Por do ta fillojmë klasifikimin me këngën që zë vendin e pestë këtë javë, "Say Something" e A Great Big World dhe Christina Aguilerës.


A Great Big World kalon edhe një javë tjetër në vendin e pestë me "Say Something," një bashkëpunim me Christina Aguilerën. Kur ishte e vogël, Christina merrte rregullisht pjesë në konkurse dhe ishte edhe fituesja e tyre, në zonën e Pitsburgut, të shtetit të Pensilvanisë. Në vitin 1993, ajo u bë një pjesëmarrëse e rregullt në emisionin The Mickey Mouse Club. Anëtarë të tjerë të emisionit ishin Justin Timberlake dhe Britney Spears.

Katy Perry ngjitet dy vende, në atë të katërtin me "Dark Horse ," një këngë që ka qenë në renditje që nga shtatori i vitit të kaluar. Ju sjellim më shumë hollësi pas këngës.

Katy Perry ngjitet në vendin e katërt me këngën "Dark Horse," një bashkëpunim me Juicy J të grupin të muzikës rep Three 6 Mafia. Gushtin e kaluar, admiruesit patën rastin të votonin se cila nga këngët e albumit Prism të Katy Perryt do të ishte kryesorja. Ata votuan për "Dark Horse" dhe për një periudhë të shkurtër, u përfshi edhe në renditjen e 100 këngëve më të preferuara. Tani është kënga e tretë zyrtare e albumit.

Eminemi dhe Rihanna vazhdojnë edhe kësaj jave në vendin e tretë me "The Monster."

Ish-kampionët e renditjes, repisti nga Detroiti Eminem dhe këngëtarja nga Barbeidos, Rihanna vazhdojnë të jenë në të njëjtin vend të klasifikimit edhe kësaj jave.

Por edhe OneRepublic nuk lëvizi nga vendi i dytë, me këngën "Counting Stars."

Grupi OneRepublic vazhdon të qëndrojë shumë afër majës së renditjes në Shtetet e Bashkuara, ku "Counting Stars" është përsëri në vendin e dytë. Kjo këngë ka kohë në renditje, duke zënë vende të ndryshme për plot 30 javë. Vetëm kënga "Sweater Weather" e grupit Neighborhood dhe "Demons" e grupit Imagine Dragons kanë qëndruar më gjatë se aq.

Për të dytën javë radhazi, vendin e parë e zënë Pitbull dhe Ke$ha me "Timber."

Pitbull dhe Ke$ha janë përsëri kampionët e kësaj jave. Kush e di se çfarë ndryshimesh do të na sjellë java e ardhshme?! Na ndiqni!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUZIKA LATINE MARIAÇI (01.19.2014)
ALBUMI 'HIGH HOPES' I BRUCE SPRINGSTEEN (01.19.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (01.18.2014)
U SHPALLËN KANDIDATURAT PËR ÇMIMET OSKAR (01.16.2014)
'BUKURIA E MADHE' E PAOLO SORRENTINOS TRIUMFOI NË GOLDEN GLOB (Lajm dhe fotogaleri) (01.14.2014)
NDAHEN ÇMIMET GOLDEN GLOBE - FILMI MË I MIRË '12 VJEÇ SKLLAV' (01.13.2014)
ARMIKU I DASHUR - 'BETLEHEM' (01.12.2014)
ALFRED HITSCHCOCK DHE KAMPET GJERMANE TË PËRQËNDRIMIT (01.11.2014)
NGA HITLERI TEK DIANA - REGJISORI GJERMAN OLIVER HIRSCHBIEGEL (01.10.2014)
REGJISORJA JANE CAMPION DO TË KRYESOJË JURINË E FESTIVALIT TË FILMIT NË KANË (01.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]