VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ASCAP DHE BMI NË SHËRBIM TË ARTISTËVE TË MUZIKËS

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 03:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
ASCAP DHE BMI NË SHËRBIM TË ARTISTËVE TË MUZIKËS

E Djelë, 02.16.2014, 10:13am (GMT+1)


Kurdoherë që dëgjojmë një këngë, në radio, në koncert, në televizon, në film, apo në Internet, madje edhe në reataurant, kompozitori paguhet. Kjo në saje të dy organizatave të mëdha në Shtetet e Bashkuara, BMI ose Broadcast Music Publishers, Botuesit e Muzikës së Transmetimeve dhe ASCAP; the American Society of Composers, Authors and Publishers, Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve.  Më 13 shkurt ASCAP shënoi 100 vjetorin e përfaqësimit nga ana e saj të interesave të kompozitorëve.


100 vjet më parë, kompozitori italian Giacomo Puccini ishte për drekë në Nju Jork me Victor Herbert, kompozitori kryesor i operetave në vend. Një orkestër në restaurant filloi të luante muzikë nga hiti i Herbertit, Sweethearts.
 
Puccini u indinjua, thotë kompozitori Paul Williams, i cili është president i ASCAP-së.
 
"Ai i tha Victor Herbert-it, "˜Përse nuk e liçencon këtë muzikë? Ti duhet të paguehesh për të, sepse në Evropë ne paguhemi". Kjo tingëlloi si një ide e shkëlqyer".
 
Kjo i shërbeu Herbertit të mblidhte disa nga figurat kryesore muzikore të kohës, si John Philip Sousa dhe Irving Berlin, për të themeluar Shoqatën Amerikane të Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve, ASCAP.
 
Presidenti Paul Williams  thotë se shoqata është një organizatë jo fitim-prurëse dhe mbledh të ardhura me sensin e misionit.  Ajo drejtohet nga kompozitorë, poetë dhe botues.  
 
Ishte Judy Garland me "Somewhere Over the Rainbow".  Deri në vitin 1940  Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve gëzonte monopolin e mbledhjes së të ardhurave nga përdorimi i veprave nga media të ndryshme, por radiot i zëvendësuan ato me pjesë të pa liçencuara.
 
Ndërkohë, transmetuesit kishin krijuar shoqatën e tyre BMI, Botuesit e Muzikës së Transmetimeve, që me kalimin e viteve, lidhi kontrata me artistë të rinj si  Chuck Berry, Buddy Holly dhe  Beatles. Kjo shoqatë për pak e humbi krejtësisht shansin e "Ëœrock and roll-it" dhe Bruce Pollock, i cili ka shkruar historikun e saj, thotë se u desh shumë kohë që ata të kapnin kohën.  Dhe ja tani Chuck Berry me "Johnny B. Goode".  

Shoqata e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve përfaqëson 500 mijë kompozitorë të të gjitha zhanreve muzikore dhe fiton rreth një miliardë dollarë nga transmetimit në vit.
 
Një nga funksionet më të rëndësishme të Shoqatës së Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve, është sensi i stabilitetit që u jep kompozitorëve të këngëve.  Por edhe sot, shoqata ndesh në çështje ligjore, siç është ajo me kompaninë Pandora, një stacion radioje në internet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
50 VJETORI I BEATLESAVE NË SHBA (02.15.2014)
JENNIFER LAWRENCE MES PREZANTUESVE TË NATËS SË OSKARËVEAktorja është kandidate joprotagoniste për American Hustle (02.15.2014)
U NDA NGA JETA SHIRLEY TEMPLE BLACK (02.12.2014)
SUKSESI I ARTISTËVE MYSLIMANË NË SHBA (02.10.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (02.09.2014)
ARRESTIME NË LIDHJE ME VDEKJEN E PHILIP SEYMOUR HOFFMAN (02.05.2014)
KUJTOHET ME DHIMBJE AKTORI HOFFMAN (02.04.2014)
VDES PAPRITUR AKTORI PHILIP SEYMOUR HOFFMAN (02.03.2014)
VDES AKTORI AUSTRIAK MAXIMILIAN SCHELL - FITUES I ÇMIMIT OSKAR (02.02.2014)
FESTIVALI I MUZIKËS BLUES MEMFIS (02.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]