E Hënë, 05.20.2024, 10:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ASTRIT HATELLARI, NJERIU QË RRËZOI SHTATOREN E DIKTATORIT - DO T'IA KTHEJ PRESIDENTIT NISHANI MEDALJEN 'PISHTARI I DEMOKRACISË'

E Premte, 02.20.2015, 07:06pm (GMT+1)




Astrit Hatellari, i dekoruar më 20 shkurt 2009 nga ish-Presidenti Bamir Topi, për kontributin e vyer në rrëzimin e regjimit komunist, ka vendosur të dorëzojë medaljen "Pishtar i Demokracisë". Më poshtë po botojmë të plotë motivacionin e njeriut që 24 vjet më parë ishte aktori kryesor në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës:

SEKRETARISE SE PRESIDENCES SE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
TIRANE
Për dijeni: PRESIDENTIT TE REPUBLIKES, ZOTIT BUJAR NISHANI

Tiranë, më 19 shkurt 2015
I nderuar Zoti President, të nderuar Zotërinj të Presidencës.
Unë që po ju shkruaj quhem Astrit Hatellari, banues në Tiranë dhe mbajtës i dekoratës së respektuar "Pishtar i Demokracisë". Kjo dekoratë m'u akordua nga Presidenti i atëhershëm, Zoti Bamir Topi, si vlerësim për aktivitetin tim në favor të demokracisë dhe pluralizmit para, përgjatë dhe pas rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë.
Pas një refkleksioni të gjatë bashkë me këtë letër kam vendosur që tua rikthej titullin në fjalë. Motivi për këtë akt është i shumëllojshëm.
Më e para nga të gjitha nuk ishte kjo Shqipëria që unë dhe shokët e mi ëndërruam në atë periudhë të egër dhe të rrezikshme. Shqipëria që po jetojmë sot përditë është ajo e inatit dhe jo e dashurisë, e antivlerave dhe jo e vlerave, e mungesës së shpresës dhe jo ajo e optimizmit, e heronjve të stisur dhe jo e njerëzve të vërtetë.
Së dyti, sidomos në këtë dekadën e fundit, dhënia e medaljeve, dekoratave, çmimeve, mirënjohjeve të tjera është zhvlerësuar deri në skajin më të fundit të mosvlerësimit të vlerave të vërteta. Nuk ka se përse dhe as që nuk dua që të bëj pjesë në të njëjtat lista me emra që nuk i thonë popullit, dëshmitarit të vërtetë, asgjë.
Së treti, në lidhje me autorësinë e vërtetë të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, prej kohësh ka nisur një garë prej njerëzish gjysmëanonimë, që po mundohen të shtrembërojnë të vërtetën me çdo mjet. Në këto mjete përfshihet edhe shpifja dhe denigrimi personal. Vullneti im për të mos u bërë pjesë e asnjë loje të mbrapshtë më shtyn gjithashtu në kthimin e titullit. Aktin që kreva e bëra me vetëdije të plotë se po i shërbej vendit tim dhe aspak për të marrë dekorata.
Të nderuar Zotërinj,
Duke falenderuar edhe një herë thellësisht ish-Presidentin Topi për vlerësimin e veçantë që më bëri, duke falenderuar edhe miqtë e medias për kontributin e tyre në thënien e së vërtetës, deklaroj se e marr këtë hap me kthjelltësi, i pandikuar nga askush dhe pa asnjë lloj pasioni politik. Çdo tendencë për ta parë këtë hap timin si me përmbajtje politike, apo më keq akoma, si një tentativë për të sulmuar apo akuzuar ndonjë person publik, apo ndonjë institucion të shtetit, nuk bën gjë tjetër veçse e shton vargun e gënjeshtrave që kanë mbuluar këtë vend.
Ndahem me respektin më të lartë për institucionin e Presidencës dhe për Zotin President personalisht, duke ju uruar njëkohësisht edhe punë sa më të mbarë.
Me shumë respekt
Astrit Hatellari
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE (02.20.2015)
E FITUAM SHTETIN NË LUFTË, PO E RREZIKOJMË TA HUMBIM NË PAQËNga SKËNDER MULLIQI (02.20.2015)
ÁT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)NDERIM  PËR  BINDJET  E  TË  TJERËVE Nga FRITZ RADOVANI (02.20.2015)
26 VJET MË PARË FILLOI GREVA E MINATORËVE TË TREPÇËS (02.20.2015)
NGRIN UJVARA E NIAGARËS (Fotogaleri) (02.20.2015)
TRASHËGIMIA E MIQËSISË SË MILAN SHUFLAIT MES KROATËVE DHE SHQIPTARËVENga JELICA KRISTO (02.19.2015)
INTERVISTE ME ZONJEN EVELYNE NOYGUES, ISH-DIPLOMATE, SHQIPTARËDASHËSE,  PROMOVUESE E KULTURËS SHQIPTARE NË FRANCË DHE PËRKTHYESE E TINTINITNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.19.2015)
ROBERT PAPA - KUR RA SHTATORJA E ENVER HOXHËS, SALI BERISHA ISHTE TEK ZYRA E RAMIZ ALISË (02.19.2015)
AMBASADORËT E HUAJ, ADMINISTRATORË APO SUNDUES NË KOSOVË?!Nga FLORIM ZEQA (02.19.2015)
RIKONFIGURIMI RUS I POLITIKËS GREKENga PETRIT HALITI (02.18.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]