E Hënë, 05.20.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MUSTAFA KRUJA - SI DOLI ENVER HOXHA NË KRYE TË REGJIMIT KOMUNIST

E Djelë, 02.22.2015, 09:41am (GMT+1)



Një analizë e shkurtër, e lënë dorëshkrim nga Mustafa Kruja në arkivin e tij personal, rreket të hedh dritë mbi arsyet që e ngjitën Enver Hoxhën në pozicionin numër një të regjimit komunist.

Çfarë cilësisht kishte Hoxha? Si qe situate në vend në kohën kur komunizmi hodhi rrënjë?

A pati kundërshtarë potentë ai dhe si e eliminoi një pjesë të madhe të tyre, sipas situatave që i erdhën për shtat?

Mustafa Kruja e ka shkruar këtë analizë diku në fund të viteve '50 shekullit të kaluar, atëherë kur regjimi komunist i kishte forcuar pozitat e tij përfundimisht dhe Hoxha ishte lideri i këtij regjimi.

Por, Kruja argumenton se megjithëkëtë, ka pasur gjithmonë një konkurrent që ka shfaqur gjithmonë sinjale rreziku për Enver Hoxhën dhe ai ishte Mehmet Shehu, një udhëheqës me cilësi që ngatërroheshin mes avantazheve dhe disavantazheve.

Pikërisht në cilësitë e Shehut, të vetmit konkurrent të denjë të Hoxhës, sipas Mustafa Krujës gjenden edhe arsyet madhore pse Enver Hoxha u ngjit në krye dhe u bë ai udhëheqësi i regjimit komunist në Shqipëri.

Ja arsyet e Krujës për këtë:

"Pse Enver Hoxha âsht në krye?

Si mbërrîni Enver Hoxha me dalë në krye të gjithë shokvet të tij komunista e me marrë në dorë frêjt e regjimit komunist në Shqipní?

Âsht nji pyetje qi bân gjithkush pa dijtun me i gjetun nji përgjegje të bindshme. Për mue përgjegja âsht fare e thjeshtë. Sepse Enver Hoxha përmblidhte në veten e tij nji shumë cilsinash mâ të madhe ndër shokët qi kishte.

Dirigjentat e komunizmës shqiptare, si vlera intelektuale ishin përgjithsisht zero a pak përmbi këtê. Enver Hoxha, me kulturën e tij frênge të freskët, të përcipët sa të duësh, por xhixhilluese në nji vênd e medis nji turme injorantash, bânte përshtypje sidomos përmbi të rîjt, të tânë gjymsakë për kah ditunija.

Fare pak shokë qi mund t'i bâjshin konkurrencë në këtê fushë i ka eliminue me cilsí tjera mâ të përshtatshme situatës.

Në pistak të moshës për me qênë i preferuem prej djelmnís komuniste kundrejt tjerve me moshë të shtÅ·me e mâ pak guximtarë se ai, si edhe kundrejt të rîjve mâ pak të mësuem e mâ pak të stërvitun ndër valët e jetës se ai dhe me rivalitete ndër vete; ambicioz pa kurrfarë shkrupulli idealisti e prandej i gatshëm me pranue e zbatue sÅ·mbyllas, me disiplinë të përsosun, urdhnat e gjerarkivet komuniste, të tâna slave, prashtu i përkrahun e i parapëlqyem edhe prej atyne, s'duhet me u çuditun aspak për daljen e atij tipi përmbi shokët në skenën tragjike të revolucjonit komunist shqiptar, as me u bjerrë ndër mistere fantastike për t'a spjegue.

Nji njeri vetëm ka qênë qi mund t'i bânte konkurrencë serjoze Enver Hoxhës: Mehmet Shehu. Ky, me djalektikën demagogjike të pashoqe për turmat e padijshme komuniste, e len Enverin shumë mbrapa. Por për squetí e për dhelpní, si edhe për shkëlqimin e përciptë të kulturës s'i afrohet fare.

Mehmet Shehu ka natyrën e nji bishe të tërbueme, qi nuk pajtohet me karakterin e Shqiptarit, sado i çoroditun qi të jetë.. Ai mâ se nji herë, thonë, ka vûmë buzët monstruoze ndër plagët e freskta të viktimave të tija për me thithun currilat e gjakut të ngrohët të tyne e me u dejun me tê faqe turmës qi e rrethonte. Enver Hoxha, ndonse i pashkrupull, s'ka mbërrîmë kurrë në këtë shkallë degjenerimi të natyrës njerzore. Mehmet Shehu, pra, turmavet komuniste shqiptare ka mundun me u shtimë mënderë e dridhën, por bashkë me këtê edhe nji neverí të pamasë.

Përkundrazi Enver Hoxha në botën e vet ka dijtun të fitojë edhe mjaft simpatí. Nuk âsht pa vênd me mendue se edhe Stalini e Tito s'kanë mujtun me e gjykue të përshtatshëme nji bishë si Mehmet Shehun me e vûmë në krye të nji populli qi kanë dashun t'a bâjnë për vete
". /Shqiptarja/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUMI QAN NË VETMIPoezi nga ZEF MULAJ (02.22.2015)
LA STAMPA - IL POETA ALBANESE IN LOTTA CON LO SPETTRO DI HOXHAVisar Zhiti dal carcere del regime alla diplomazia per il Paese democratico. Ora qualcuno non lo vuole ambasciatore in Vaticano (02.21.2015)
LA STAMPA MERR NË MBROJTJE VISAR ZHITIN, NDËRSA NISHANIN E QUAN NJË ISH-KAPTER TË REGJIMIT QË I KA FRIKË INTELEKTUALËT (02.21.2015)
HEROI SHABAN POLLUZHA KUJTOHET NË 70 VJETORIN E VDEKJES (02.21.2015)
PROBLEMET E BRENDSHME SIKUR NA KANË QITË NË PERIFERI TË EVROPËSKoment nga SKËNDER MULLIQI (02.21.2015)
Reagim me shkasLËRENI TË QETË ENGJULLIN RUGOVË NË PARAJSËN E TIJNga FLORIM ZEQA (02.21.2015)
ASTRIT HATELLARI, NJERIU QË RRËZOI SHTATOREN E DIKTATORIT - DO T'IA KTHEJ PRESIDENTIT NISHANI MEDALJEN 'PISHTARI I DEMOKRACISË' (02.20.2015)
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE (02.20.2015)
E FITUAM SHTETIN NË LUFTË, PO E RREZIKOJMË TA HUMBIM NË PAQËNga SKËNDER MULLIQI (02.20.2015)
ÁT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)NDERIM  PËR  BINDJET  E  TË  TJERËVE Nga FRITZ RADOVANI (02.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]