E Hënë, 05.20.2024, 07:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PROBLEMET E BRENDSHME SIKUR NA KANË QITË NË PERIFERI TË EVROPËS
Koment nga SKËNDER MULLIQI

E Shtunë, 02.21.2015, 08:57am (GMT+1)


Kriza globale ekonomike ka sjellur edhe krizën politike në Evrope . Kriza në Ukrainë nga agresioni I Putinit, ka bërë më dije së në Evropë do të ballafaqohemi më mardhënje të reja ndërmjet popujve dhe shteteve. Kriza ne Ukrainë ka përplasur shtetet Perëndimore dhe Amerikën me Rusinë e cila I ka shtuar apetitet e saja hegjemoniste karshi shteteve te ish bllokut ushtarak të Varshavës.Putinit i është bërë më dije së një agresioni i vazhdueshem në Ukrainë nuk do të tolerohet gjatë.Kreu i shtetit rusë gjithmonë krizën në Gjeorgji dhe Ukrainë po e barazon qëllimisht më Kosovën .Një barazim I tillë po bëhët nga Kremlini zyrtarë për ta arsytuar në një formë apo tjeter hegjemonizmin e filluar rusomadh.Moti i është bërë e qartë Vladimir Putinit së rasti I Kosovës është rast unikat, dhe asnjë ngjashmëri më rastin e Kosovës nuk vjen në shprehje. Kur bëhët fjalë për Kosovën shtrohet pyetja sa kemi mundësi ne si shtet I ri në këtë krizë globale të gjindemi dhe të marrim ndonjë pozicion të favorshem, ose do të mbesim në pikën zero, më shpresën së në atë menyrë do ta mbajmë neutralitetin duke iu ikur konfrontimit më fqinjët serbosllavë të cilët nuk po I ndalin provokimet për ta destabilizuar Kosovën në forma të ndryshme .Dhe ,këto kercënime karshi një shteti të ri vijne si arsyetim së bashkësia ndërkombëtare pa të drejtë ka krijuar Kosovën si shtet në Ballkanin Perëndimor. Hegjemonitë e vjetra karshi tokave shqiptare nuk po ndalën.Sipas mendimit tim Rusia është duke shqyrtuar opcionin e dominimit në Ballkan përmes Serbisë, duke hapur koridore te reja jo vetëm për gasin rus, por edhe që disi të gjejnë mundësi për dalje në detin shqiptarë.Dhe, gjithnjë duke e shfrytëzuar krizën dhe agresionin në Ukrainë ,Putini po punon edhe në planin që ta këtë ndikimin politik por edhe ushtarakë në Ballakan që tashmë e shumë kohë e ka humbur. Edhe Qeveria greke në menyrë ka bërë më dije se ky shtet ka mundësi të kthehet nga Lindja.

Deklaratat qe po vijne nga Greqia janë deklarata skandaloze kur bëhët fjalë edhe për borxhin e madh qe ka ky shtet .Problemet tona të mbredshme sikur na kanë qitur në periferi të Evropës. Kosova dihet se është i vogël , por nuk duhet që gjithçka të pret së vetevetiu do të bëhët mirë, ose që gjithmonë miqët tanë në Evropë dhe Amerika do të na dalin në krahë.Kosova dhe Shqipëria janë dy qendra të rëndësishme në Ballakn dhe duhet vetit që tia sigurojmë vendin si shtete të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike në këtë pjesë të Evropës. Këtë mund ta bëjmë vetëm pa probleme të shumta ekonomike dhe politike që I kemi .Edhe në Shqipëri nuk është gjendja e mire politike , por as e rrjedhave ekonomike. Këtë primat nuk guxojmë ta lëshojmë në duar të armiqëve tanë shekullorë. Serbia është në një ofenzivë politike, e cila në vazhdimësi po na shkaton telashe si me bisedime maratonike, me instrumentalizimin e minoritit serb ne veri, të cilët që shume kohë po e mbajnë atë pjesë të vendit nën bllokadë .Kjo ofanzivë serbe kulmoi me mashtrimin e radhës duke formuar Asociacionin e Komunave Serbe.Qeveria kriminale e Beogradit me mjeshtri eshte duke e shfryetzuar krizën e madhe ekonomike në Kosovë, duke e zbrazur Kosovën Zoti e di më cilat sherbime sekrete në bashkëpunim.E gjithë kjo po bëhët edhe më ndihmen e Rusisë së Putinit që vemendja e opinionit të zhvendoset në Ballkanin ende të trazuar.Ate që politika serbe perpiqet ta bëjë fshehurazi, çetniku Sheshel sapo i liruar nga Gjykata e Hagës, deklaroi se shqiptarët duhet të lejohen që te largohen nga Kosova dhe Metohija, siq vazhdojnë ta quajnëshovenistët serb ende Kosovën e pavarur.Kjo kastë politike i ka qitur interesat e veta para interesave shtetërore, duke e ditur se ende nuk kemi kryer pune krejt me Serbinë dhe Rusinë si ndihmaqare e saj.Kjo kastë e shpënzuar politike me përplotë gabime karshi shtetit dhe popullit nuk ka mundesi te bëjë diq më shumë në asnjë plan. Ata janë mbushur haram deri ne fyt, dhe nuk kemi qka të presim që të bëjnë diq më shumë edhe në rrafshin kombëtar. Është më se nevojshme një ndrrim i gjeneratave në politikë, pa marrë para sysh moshën. Në 10 viteshin e fundit kemi elemente që hapatazi po punojne kundër çdo logjike të shëndosh. Atëherë kur pushon politika e shëndosh fillon interesi përsonal.Prandaj, ndrrimi i kësaj gjenerate në skenën tonë politike, është e domosdoshme . Njerëzit më gjak të rinj të cilët kanë vullnet të mjaftueshem , guxim dhe qendrueshmeri politike , kan mundësi që ti avansojnë proceset politike dhe proceset ekonomike .Kjo ishte dashur të jetë detyrë primare pas gjendjës së fundit të krijuar aspak të mirë, me protesta, greva dhe me egzod të madh...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Reagim me shkasLËRENI TË QETË ENGJULLIN RUGOVË NË PARAJSËN E TIJNga FLORIM ZEQA (02.21.2015)
ASTRIT HATELLARI, NJERIU QË RRËZOI SHTATOREN E DIKTATORIT - DO T'IA KTHEJ PRESIDENTIT NISHANI MEDALJEN 'PISHTARI I DEMOKRACISË' (02.20.2015)
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE (02.20.2015)
E FITUAM SHTETIN NË LUFTË, PO E RREZIKOJMË TA HUMBIM NË PAQËNga SKËNDER MULLIQI (02.20.2015)
ÁT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)NDERIM  PËR  BINDJET  E  TË  TJERËVE Nga FRITZ RADOVANI (02.20.2015)
26 VJET MË PARË FILLOI GREVA E MINATORËVE TË TREPÇËS (02.20.2015)
NGRIN UJVARA E NIAGARËS (Fotogaleri) (02.20.2015)
TRASHËGIMIA E MIQËSISË SË MILAN SHUFLAIT MES KROATËVE DHE SHQIPTARËVENga JELICA KRISTO (02.19.2015)
INTERVISTE ME ZONJEN EVELYNE NOYGUES, ISH-DIPLOMATE, SHQIPTARËDASHËSE,  PROMOVUESE E KULTURËS SHQIPTARE NË FRANCË DHE PËRKTHYESE E TINTINITNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.19.2015)
ROBERT PAPA - KUR RA SHTATORJA E ENVER HOXHËS, SALI BERISHA ISHTE TEK ZYRA E RAMIZ ALISË (02.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]