E Hënë, 05.20.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FAHREDIN SPAHIJA PO MERR PJESË NË KONKURSIN E MADH TË LENS KULTURË

E Djelë, 02.22.2015, 10:42am (GMT+1)


Fotografi ynë i njohur Fahredin Spahija po merr pjesë në konkursin e madh fotografik "Portrait Award 2015", të organizuar nga portal më i madh i fotografivë në botë Lens Culture, që do të zgjasë deri më 2 mars.

Në këtë konkurs artisti Spahija konkuron me portretin e emëruar "Pain" apo shqip "Dhembje", që është realizuar në dhjetor të vitit 2007 dhe paraqet dhimbjet dhe vuajtjet e mëdha që ka lënë lufta e fundit në Kosovë.

Për Kosovalive, Fahredin Spahija ka shpjeguar se në këtë portret shihet një grua e moshuar, e kapluar nga dhembja e madhe për vëllaun e rivarrosur, Malush Adem Spahiun, në varrezat e Mitrovicës bashkë me 11 të vrarë tjerë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Për artistin Spahija, pjesëmarrja në një garë të tillë, të organizuar ndërkombëtarisht ka rëndësi të madhe, duke shtuar se shqiptarët kanë dhënë kontribut të mahdë në zhvillimin e fotografisë botërore.

"Rëndësia promare është të jem pjesë e një konkursi të gjerë ndërkombëtar, pa asnjë pretendim. Fotografia tek shqiptarët kultivohet qysh nga viti 1858 dhe kjo tregon se ne ishim kontribues të denjë ë zhvillimin e fotografisë botërore. Pse të mos jemi edhe sot në mesin e vendeve të tjera, të cilat po i japin një shtytje modern këtij medium kaq të rëndësishëm kulturor e shkencor", ka thënë Fahredin Spahija për Kosovalive.

Është juria profesionale, e përbërë prej emrave eminent të fushës së fotografisë, ne vecanti portretin fotografik, që përzgjedh fotografitë konkuruese për këtë garë.

Philipe Prodger, që punon për National Portrait Gallery në Londër, Deborah Dragon, editore e fotografisë në revistën prestigjioze të Neë Yorkut, Rolling Stone Magazine si dhe Natalie Matutschovsky, editore e fotografisë në TIME Magazine të Neë Yorkut, janë vetëm tre nga anëtarët e jurisë, të cilet do të zgjedhin 25 finalistë nga mijëra fotografi konkurues nga me shumë se 145 shtete nga mbarë bota.

Emrat e 25 finalistëve do të jenë të njohur në fund të prillit kur mblidhet juria për të dhënë mendimin e tyre profesional.

Ndryshe, Fahredin Spahija është i lindur në vitin 1960, në fshatin Dvorcë të Shkupit, mirëpo që shkollimin fillor, të mesëm dhe atë universitar e kreu në Prishtinë. Ka magjistruar në degën e dizajnit grafik. Është i njohur për një numër të madh të ekspozitave personale dhe në grup, brenda dhe jashtë vendit. Spahija gjithashtu është fitues i cmimeve Çmimi vjetor i Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës, Çmimi i parë për fotografi në ekspozitën "Flaka e janarit" në Gjilan dhe Çmimi i parë për fotografi në ekspozitën "Dita e Prishtinës", në Prishtinë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR AKTORI BEKIM FEHMIU VIZITONTE SHPELLËN NË HIMARË - KU U NDESH ODISEU ME CIKLOPIN (02.22.2015)
MUSTAFA KRUJA - SI DOLI ENVER HOXHA NË KRYE TË REGJIMIT KOMUNIST (02.22.2015)
LUMI QAN NË VETMIPoezi nga ZEF MULAJ (02.22.2015)
LA STAMPA - IL POETA ALBANESE IN LOTTA CON LO SPETTRO DI HOXHAVisar Zhiti dal carcere del regime alla diplomazia per il Paese democratico. Ora qualcuno non lo vuole ambasciatore in Vaticano (02.21.2015)
LA STAMPA MERR NË MBROJTJE VISAR ZHITIN, NDËRSA NISHANIN E QUAN NJË ISH-KAPTER TË REGJIMIT QË I KA FRIKË INTELEKTUALËT (02.21.2015)
HEROI SHABAN POLLUZHA KUJTOHET NË 70 VJETORIN E VDEKJES (02.21.2015)
PROBLEMET E BRENDSHME SIKUR NA KANË QITË NË PERIFERI TË EVROPËSKoment nga SKËNDER MULLIQI (02.21.2015)
Reagim me shkasLËRENI TË QETË ENGJULLIN RUGOVË NË PARAJSËN E TIJNga FLORIM ZEQA (02.21.2015)
ASTRIT HATELLARI, NJERIU QË RRËZOI SHTATOREN E DIKTATORIT - DO T'IA KTHEJ PRESIDENTIT NISHANI MEDALJEN 'PISHTARI I DEMOKRACISË' (02.20.2015)
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE (02.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]