E Martë, 05.21.2024, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"AMBASADORI DELL KUMTOI LAJMIN E GËZUAR" -SHTYPI GJERMAN PËR PRESIDENTEN E KOSOVËS
E Premte, 04.08.2011, 01:08pm (GMT+1)

 Atifete Jahjaga, presidentja e Kosovës

Me ndihmën amerikane qeveria dhe opozita të enjten gjetën rrugëdalje nga kriza e parë kushtetuese e shtetit të ri.Jahjaga është pothuajse e panjohur për opinionin kosovar.Por shumë më mirë atë e njohin amerikanët.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan:

"Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, qeveria dhe opozita në Kosovë arritën një kompromis për emrin e ardhshëm të presidentes së Kosovës. Kompromisi ishte i nevojshëm, sepse Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur më parë si antikushtetuese zgjedhjen e sipërmarrësit zvicerian Behxhet Pacolli për president të Kosovës. Para se emri i saj të përmendej si kandidate, zonja Atifete Jahjaga tani në moshë 35 vjeçare për shumë kosovarë ishte emër i panjohur. Ajo do të jetë vetëm një presidente kalimtare, pasi kjo parashikohet në marrëveshjen e arritur mes qeverisë dhe opozitës për ndryshimin e kushtetutës sipas së cilës në të ardhmen presidenti do të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli", thuhet ndër të tjera në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ndërkaq me titullin "Një police për presidente" të gazetarit Norbert Mappes-Niediek në gazetën e kryeqytetit gjerman Berliner Zeitung ndër të tjera lexojmë:

"Ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ai i cili kumtoi lajmin e gëzuar: kriza mbaroi, presidente e vendit të vogël në Ballkan për një kohë kalimtare do të jetë zëvendësdrejtoresha e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga. Dell ishte ai, i cili pak orë më parë me thirrjen e tij e kishte befasuar gruan së cilës i mungon tërësisht përvoja politike. Ndaj pyetes do të bëhesh presidente, Jahjaga nuk hezitoi. Me ndihmën amerikane qeveria dhe opozita në natën e së enjtes gjetën rrugëdalje nga kriza e parë kushtetuese e shtetit të ri... Atifete Jahjaga vjen nga qyteti i Gjakovës në perëndim të Kosovës dhe është e martuar me një mjek. Ajo është pothuajse e panjohur për opinionin kosovar. Por shumë më mirë atë e njohin amerikanët: që kur në vitin 2000, vetëm një vit pas themelimit të Policisë së re të Kosovës ajo kishte filluar punë si përkthyese, amerikanët e kanë mbështetur juristen e paparti. Ajo ka studiuar në Akademinë e FBI-së, fitoi një bursë për Qendrën Marshall për politikën e sigurisë dhe i është prezantuar të gjithë politikanëve të shquar amerikanë që kanë vizituar Kosovën...

Përndryshe gratë në Kosovë jo vetëm në polici, por në përgjithësi në jetën publike janë gjithnjë e më të pranishme. Vetë fakti që kemi gra me uniformën policiore ka ndryshuar fort imazhin e policisë, ka thënë njëherë presidentja e tanishme e vendit... Pjesëmarrja e grave në polici në Kosovë është 14 për qind, në Gjermani 24 për qind ndërsa në Austri vetëm 10 për qind. Me Mimoza Kusarin dhe Edita Tahirin qeveria e re ka dy zëvendëskryeministre. Ndërkaq në parlamentin e Kosovës gratë janë të përfaqësuara me 30 për qind", informon ndër të tjera Berliner Zeitung.

Autor: faz/bz/Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

--

Faktor bashkues - Kosova zgjedh presidenten e re, Atifete Jahjagën

ë

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidentja e re e Kosovës pranon urime

Zëvëndësdrejtoresha e përgjithshme e policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, u zgjodh presidente e Kosovës të enjten. Zonja Jahjaga, mori numrin e mjaftueshëm të votave që në raundin e parë të votimit.

Me 80 vota pro dhe asnjë kundër, Atifete Jahjaga u zgjodh të enjten në mbrëmje presidente e Kosovës. Zëvëndësdrejtoresha e përgjishthme e policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte kandidatja konsensuale e dalë nga një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së LDK-së dhe AKR-së. Zonja Jahjaga, mori numrin e mjaftueshëm të votave që në raundin e parë të votimit. Gjatë procesit të votimit, zonja Jahjaga, kishte si kundërkandidate Suzana Novobërdaliun, deputete e AKR-së, e cila mori vetëm 10 vota. Të pavlefshme u shpallen poashtu dhjetë vota.

Kapërcehet kriza politike në Kosovë

Presidentja e re e Kosovës Atifete Jahjaga, pasi dha betimin, u zotua se do të jetë faktor bashkues politik dhe përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës. "Zgjedhja ime presidente e Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin konsensual dhe marrëveshjen ndërmjet partive politike, parlamentare për kapërcimin e krizës politike dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen e vendit. Duke bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Kosovës dhe në sistemin zgjedhor, si dhe duke caktuar një axhendë të qartë të veprimeve institucionale për tre vjetët e ardhshëm", ka thënë Jahjaga.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Atifete Jahjaga i drejtohet Parlamentit

Marrëveshja e arritur ndërmjet tre partive politike PDK-LDK dhe AKR përfshin edhe pajtimin për ndryshimin e kushtetutës dhe reformimin e sistemit zgjedhor. Sipas saj presidenti në të ardhmen do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta. Sipas kësaj marrëveshjeje zgjedhjet presidenciale mund të mbahen pas një viti, ndërsa ato parlamentare pas dy vjet e gjysmë.

Presidentja Jahjaga, në fjalimin e parë para deputetëve, foli edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, duke shfaqur bindjen se rajoni do t'i kthehet paqes dhe stabilitetit. "Dialogu do të ketë sukses. Pas përfundimit të tij Kosova dhe Serbia do ta kenë rrugën e qartë drejt Bashkimit Evropian, duke ndihmuar e jo duke penguar njëri tjetrin", tha presidentja Jahjaga.

Jahjaga: Dialogu Kosovë-Serbi do të ketë sukses

Në seancën e jashtëzakonshme para se të zgjidhej presidentja Atifete Jahjaga, të vetmit që kundërshtuan kandidaturën e saj, ishin deputetët e levizjes Vetëvendosja, të cilët gjatë procesit të votimit edhe lëshuan sallën. Visar Ymeri nga kjo lëvizje, tha se zonja Jahjaga, është një person që nuk e njohin qytetarët e Kosovës dhe si e tillë ajo nuk mund të paraqes unitetin e popullit. Ymeri: "Sa i përket kandidates së propozuar për presidente dhe sa i përket koncepteve të saj politike, nuk mund të flasim aq shumë, sepse askush nuk e di se çfarë vizionesh ka ajo për shtetin e Kosovës për interesat tona kombëtare dhe shtetërore ekonomike dhe shoqërore. Atë nuk e njohin shumica e qytetarëve të vendit e si mund t'i përfaqësojë ajo këta qytetarë."

Pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga, me 75 vota pro, Parlamenti miratoi edhe një rezolutë, me të cilën përkrah marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje, e cila parasheh reformat kushtetuese. Marrëveshja u mbështet nga prania ndërkombëtare në Kosovë, por u kundërshtua nga dy forca politike, Lëvizja Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat ishin përjashtuar nga bisedat për tejkalimin e situates se krijuar javën e fundit.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KURT COBAIN, NJË QIELLOR I ISHTE RIKTHYER PËRFUNDIMISHT QIELLIT, PA MARRË LEJEN E ASKUJT NË TOKË (04.07.2011)
DASMËN MBRETËRORE DO TA SHIKOJNË 2 MILIARDË VETA (04.07.2011)
MADONNA NUK ËSHTË NËN HETIMET NGA FBI (04.06.2011)
PRESIDENTI BARAK OBAMA NË RRUGËN DREJT MANDATIT TË DYTË PRESIDENCIAL (04.05.2011)
KOMPENSIMI I DËMEVE TË LUFTËS (04.04.2011)
MUSTAFA: KOSOVA NË UDHËKRYQ - RRUGËDALJA NJË MARRËVESHJE MES PUSHTETIT DHE OPOZITËS (04.04.2011)
NUMËR REKORD VIZITORËSH NË FESTIVALIN E LULËZIMIT TË QERSHIVE (04.03.2011)
GJASHTË VJET MË PARË NDËRRONTE JETË KAROL VOJTILA, PAPA QË U LUT GJITHNJË PËR KOSOVËN DHE PËR TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR (04.02.2011)
DEPUTETI I PARLAMENTIT TË KOSOVËS FLORIN KRASNIQI PËR VIZITË ZYRTARE NË SHBANga BEQIR SINA, Washington D.C. (04.02.2011)
PENELOPE CRUZ MERR YLLIN E SAJ NË HOLLYWOOD BOULEVARD (04.02.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]