Voal-online - LONDËR, 24 MAJ - Presidenti amerikan Barack Obama e first lady Michelle kanë takuar dukën dhe dukeshën e Kembrixhit, William e Catherine, në Buckingham Palace.
Dukët janë kthyer para pak ditësh nga muaji i mjaltit, të cilin e kaluan në ishujt Seychelle. Ata do të shkojnë në Kaliforni në korrike dhe për Kethrin do të jeta hera e parë në jetë që viziton Amerikën.
Takimi me çiftin presidencial amerikan ka qenë veprimi i parë zyrtar i Kethrin në rolin e gruas së princit.
Buckingham Palace ka shpërndarë për publikun një foto nga takimi në sallën 1844 të Pallatit Bakingem.
(http://www.ansa.it)