E Premte, 05.17.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

ELIZA I KUNDËRPËRGJIGJET "PATRIOTIZMIT" TË BLEONËS: "UNË SË SHPEJTI NË KOSOVË"

ELIZA DUSHKU SHUMË MË PATRIOTE SE BLEONA QERRETI

Nga BEQIR SINA, New York


E Shtunë, 07.30.2011, 02:01pm (GMT+1)

NEW YORK CITY : Eliza Dushku, aktorja me famë botërore sa vjen e lidhet më shumë me shqiptarët. Pas një debati që u përfol në media me Bleona Qerretin, kush është më shqiptare, aktorja ka paralajmëruar një vizitë edhe në Kosovë.

Në profilin e saj në Twitter ajo ka shkruar se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, pasi ishte pyetur nga një fans se a e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

"Shumë shpejt, mendoj. Shumë...", ka shkruar Eliza Dushku.

Ajo më herët ka qëndruar në Kosovë dhe mban tatu shqiponjën, ndërsa edhe në filmat e saj përdor ndonjë veshje si bluza dhe kanatjere me simbolet tona kombëtare - flamurin kuq e zi - I love Albanian! I'm Albanian - dhe shqiponjën me dy krena .

Dushku pas shpalljes se pavaresise shkojë përsëri ne Kosove me mikun e saj fotgrafin e njohur Fadil Berisha . Aktorja e njohur shqiptare me fame boterore, Eliza Dushku, gjatë vizites ne Kosove, pat shprehur kenaqesine qe gjendej ne Kosove dhe pat premtuar se pas shpalljes se pavaresise dhe kësaj vizite do te shkonte përsëri per vizite në Kosovë.

Eliza Dushku ka qënë në disa akitivitete të shqiptarëve të Amerikës duke nadrë së bashku me shqiptarët gëzimin e festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe së fundi pavarësinë e Kosovës.

Kështu që Dushku i kundërpërgjigjet debatit virtual të Bleona Qerretit dhe "patriotizmit' të Bleonës e cila në intervistën e fundit nuk pranojë t'i thoshte gazetarit amerikan "faleminderit" në shqip - gjoja se ajo tani është amerikane.

Mirëpo Eliza Dushku, aktorja me famë botërore e cila dallohet për ekspoazimin e simboleve tona kombëtare mbasi prapa në qafë ajo ka një tatu të shqiponjës me dy krena thotë me krenari se "Unë së shpejti do të jem përsëri në Kosovë"

Eliza Dushku krenohet me identitetin e saj

Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj shqiptare. Andaj dhe kjo është arsyeja pse që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre e duan Eliza Dushkun. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më seksi dhe më të adhuruar të serialeve amerikane.

Aktorja e famshme Eliza Dushku shumë krenare tregon edhe tatuazhin me shqiponjë. "Jam krenare që jam shqiptare", ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare.Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti, dhe tregon vazhdimisht që është shqiptare.

Eliza Dushku, e cila është duke korrur suksese të konsiderueshme në Amerikë, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptarë në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribojn e lobojn, emrit Shqipëtarë, duke i treguar gjithë Amerikës, se kush janë dhe të kujt gjaku ata janë

Eliza Dushku, është prej atyre yjeve të artit ose emrave të famëshëm në Amerikë, që publikisht janë duke treguar rrënjët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me James Belushin, Phill Regis, Eliza Dushku, Sandra Bullock, Agim Kaba, Jim Biberaj, Stan Dragoti, Masiela Lusha, Pjeter Malota (Lulgjuraj), Fadil Berisha,Tony Dovolani, Elza Zagreda, Luan Behxheti e shumë tjer .Kështu ka ndodhur edhe me Kara Elizabeth DioGuardi, aq sa rritej , aq sa i rritej fama në Amerikë, aq dhe fillojë të publikoj rrënjët e saja Shqiptare si vajza e Presidentit të Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane Joeseph J DioGuardit.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WATERGATE, NUK ËSHTË MË SEKRETE DËSHMIA E NIKSONIT (07.30.2011)
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS: LEJLA SELACI REZULTON E VRARË (07.29.2011)
ÇFARË FSHIHET BRENDA THEMELEVE TË PIRAMIDËS?Nga HYQMET ZANE (07.29.2011)
ASNJË MALL SERB NUK PO HYN NË KOSOVË (07.28.2011)
JAMES HOOPER: DIALOGU MBASE KA VDEKUR (07.28.2011)
BUJAR KALOSHI NDEROHET ME TITULLIN "DËSHMORI I ATDHEUT" (07.28.2011)
EMI UAJNHAUS, E GJASHTA E KLUBIT TRAGJIK 27 (07.27.2011)
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KËNGËTARES EMI UAJNHAUS, TË GJASHTËS NË KLUBIN TRAGJIK 27 (07.27.2011)
BUJAR KALOSHI 15 VJET PAS VRASJES...Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!Nga BEQIR SINA, New York (07.26.2011)
BREIVIK: TROJET SHQIPTARE TË PUSHTUARA NGA XHIHADISTËT (07.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]