E Shtunë, 04.27.2024, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"NËSE JE SHQIPTARE MOS SHKO NË RUDARE!"
E Hënë, 08.08.2011, 08:12am (GMT+1)

08.08.2011

Ajete Beqiraj vizitoi serbët e mbledhur në Rudare të Zveçanit, ku është ngritur barrikada më e madhe në magjistralen Mitrovicë-Rashkë.

Po bëhen dy javë qëkurse serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar me barrikada rrugët kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë. Këto protesta nisën, pas vendimit të qeverisë s Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë. Serbia i aplikon masat për qarkullimin mallrave qysh nga viti 2008, duke mos pranuar në vend importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Pas bisedimeve disaditore, me ndërmjetësimin e komandantit të Kfor-it, gjeneralit Erhard Byhler u arrit një marrëveshje ndërmjet të dyja qeverive për menaxhimin e këtyre dy pikave doganore. Mirëpo, serbët as pas marrëveshjes nuk u larguan nga barrikadat, duke injoruar edhe thirrjet e vetë përfaqësuesve serbë. Por, përse ndodhi kjo dhe çfarë duan në të vërtetë serbët e veriut të Kosovës?

Duke udhëtuar këtë fundjavë për në veriun e Kosovës nisem nga Prishtina në një ditë ditë me Diell. Duke iu afruar veriut dielli gjithnjë e më shumë mbulohet nga re të dendura. Sapo hyj në Mtirovicë nis një shi i imët. Qyteti lidhet dhe "ndahet" njëkohësisht nga ura e Ibrit. Që prej dymbëdhjetë vjetësh kjo urë është kthyer në symbol "të ndarjes së Kosovës" në jug e veri. Një djalosh me biçikletë që e pyes për rrugën, pas 500 metrash shoqërimi largohet duke mos dashur të vazhdojë më thellë drejt veriut, me sa duket për shkaqe sigurie. Duke parë që këtu qarkullojnë vetëm makina pa targa futja në Mitrovicë me makinën me targën e Kosovës më duket një veprim jo fort i mençur. Ndaj marrja e një taksie është zgjidhja më e mirë për të arritur në Zveçan, njëra nga tri komunat veriore të Kosovës të banuara nga komuniteti serb. Ata jetojnë të shkëputur nga Kosova dhe këtu veprojne ligjet e Repubulikës së Serbisë. Rudari është njëri prej 35 fshatrave të kësaj komune. Këtu është vendosur barrikada me e madhe e serbëve të veriut. Ata protestojnë qysh prej 14 ditësh kundër vendosjes së pushtetit dhe ligjeve te Kosoves në këtë zonë. Taksia ndalet në radhën e makinave të protestueve në të djathte të kafenesë së fshatit, në krye të së ciles është varur panoja "Kosova është Serbi".

"Nëse jeni shqiptare, ju këshilloj sinqerisht të mos shkoni në Rudare. Vendosni vet kah do të niseni! Ndonëse unë nuk kam qenë vetë atje, e di se tek protestuasit janë infiltruar grupe të ndryshme njerëzish!", paralajmëron me përkujdesje taksisti serb.

Barrikada ndodhet vetëm 50 metra matane. Në të dyja anët e rrugës shkojnë e vijnë burra, gra, pleq e fëmijë, për t´u grumbulluar nën tenda, nën çadra dielli apo nën hije pemësh. 500 metra të kësaj pjese të magjistrales Mitrovicë-Rashkë janë bllokuar me buldozer, grumbuj rëre, goma makinash e krejt në krye të barrikades, në mes të rrugë ëahtë ngulitur nje kryq metali prej 7 metrash.

Në krye të barrikadës Dobrivoje Miliçeviq, një sipërmarrës privat shpjegon: "Atje te gjithe janë nga Zveçani dhe Mitrovica dhe janë të vendosur të mos lëshojnë pe. Kemi vënë lart kryqin si simbol të këmbënguljes edhe pse Peshkopi Teodosije nuk e ka miratuar këtë veprim."

Protesta e serbëve te veriut që nisi më 27 korrik u përshkallëzua dhe sepse si pasojë e dhunës gjeti vdekjen një polic i Njësisë Speciale të Kosovës, në kohën kur kjo donte të merrte kontrollin ndaj dy pikave kufitare: Bernjak dhe Jarinje, kjo e dyta tashmë e djegur nga protestuesit.

Cilat janë arësyet e protestës deri në rebelim? Për Deutsche Welle-n kryetari i fshatit Rudare, Qasllav Sofronijeviq sqaron: "Neve na vjen keq për policin shqiptar të vrarë në anën tjetër të Kollashinit dhe sigurisht kjo nuk do duhej të ndodhte. Por, përse me hapa të njëanshëm Thaçi i ekspozon njerëzit në rreziqe të tilla dhe në vend që të mendojë në mënyrë të pjekur, ai dërgon forca speciale dhe njerëz, të cilët komuniteti i këtushëm nuk do t´i pranojë. Dhe me këtë qëndrim në rrugë ne duam t´i tregojmë atij shtetit ilegal të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it se komuntieti serb në veri të Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës. Ne kemi nje shtet të vetëm dhe ai shtet është Serbia. Pra, nuk ekziston asgjë që të na bëjë të ndryshojmë mendjen, se nuk mund ta ndash fëmijën nga e ëma për t´i thënë se më e mirë është njerka. Besoj, me këtë i thashë të gjitha!"

Serbia refuzon njohjen e vulave të doganave të Kosovës duke shkaktuar një luftë tregtare, sepse njohja e tyre do të ishte nje hap drejt njohjes juridike të ish- provincës së saj jugore. Kosova, më 25 korrik filloi zbatimin e masave të reciprocietetit dhe me nje aksion policor donte të vinte nën kontroll dy pikat doganore në Bernjak dhe Jarinje, të cilat për 12 vjet kanë qenë jashtë kontrollit të Prishtinës.

Tashmë vapa e ditës ka filluar ta pllakosë këtë fshat rrëzë malit, teksa helikopterët e KFOR-it fluturojnë përmbi kodrën e Zveçanit. Serbët vazhdojnë të qëndrojnë në barrikadat e vendosura në rrugë. Ata nuk iu pergjigjen as thirrjes së përfaqësuesve të vet, Borsillav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, për t´i zhbllokuar rrugët.

Bazuar në një kompromis të ndërmjetësuar ditët e fundit nga KFOR-i, ky i fundit deri në mes të shtatorit do të ketë kontrollin ndaj këtyre dy pikavekufitare. Kjo marrëveshje nuk pranohet nga serbët lokalë dhe as nga partitë nacionaliste opozitare të Kosovës, që konsiderojnë se qeveria është treguar e dobët.

Por nëse banorët e Rudares do të heqin dorë prej barrikadës së tyre, kjo pritet të vendoset në takimin e shpallur për të martën ( 09.08.2011) mes kryetarëve të komunave, që veprojnë si struktura paralele në veri te Kosovës.

Duke u kthyer nga Rudare për në Prishtinë përmes Mitrovicës, takoj shqiptarin Fadil Begolli, për të cilin: "Çështja e veriut nuk eshte problem midis serbëve dhe shqiptarëve, por eshte problem ndërkombëtar, apo me shkurt të them, kjo gjendje është si në Mostar ku ka qenë nëntë vjet që ka dominuar, e njëtja çështje po të duan ndërkombëtarët e rregullojnë këtu për dy orë."

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Vilma - Filaj Ballvora

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË RRUGË NË PRISHTINË ME EMRIN E ENVER ZYMBERIT (08.07.2011)
KOMUNAT VERIORE TË KOSOVËS, DREJT STATUSIT SPECIAL (08.07.2011)
ELIZA DUSHKU NË TIRANË, PROMOVON VLERAT TURISTIKE TË SHQIPËRISË (08.06.2011)
WASHINGTON: JOE DIOGUARDI MORI PJESË NË KONVENTËN KOMBËTARE REPUBLIKANE TË KOLEGJEVENga BEQIR SINA, New York (08.06.2011)
MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT NË SHBA (08.05.2011)
HAPET DRITA JESHILE PËR SHEMBJEN E PIRAMIDËS (08.05.2011)
REZERVOHET SALLA PËR KONFIRMIMIN E AKTAKUZËS KUNDËR LIMAJT (08.05.2011)
FYTYRAT E MUP NË VERI TË KOSOVËS (08.05.2011)
KOMENT: AGRESIONI PARAMILITAR SERB DHE PLUMBAT PËR KFOR-in (08.04.2011)
SHQETËSOHEN KOMPANITË NGA LUGINA E PRESHEVËS (08.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]