E Mërkurë, 05.08.2024, 08:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQETËSOHEN KOMPANITË NGA LUGINA E PRESHEVËS
E Enjte, 08.04.2011, 06:56pm (GMT+1)

Barkodi i Serbisë

04.08.2011

Nadie Ahmeti

Parimi i reciprocitetit po zbatohet në gjithë territorin e Kosovës, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, që nga hyrja në fuqi e vendimit, asnjë produkt i shtetit të Serbisë dhe Bosnjës nuk ka hyrë në Kosovë. Por, shqetësim lidhur më këtë vendim kanë paraqitur kompanitë shqiptare që gjenden në Luginën e Preshevës.

Asnjë produkt i Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, nuk ka hyrë në tregun e Kosovës që nga 20 korriku, kur Qeveria e Kosovës, vendosi masa reciproke ndaj mallrave të Serbisë dhe taksë doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjës dhe Hercegovinës, thonë autoritetet kompetente.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë se vendimi i qeverisë për ndalimin e futjes se produkteve serbe po zbatohet në të gjitha pikat doganore të Kosovës.

"Ka pasur dy tentime gjatë javës se kaluar për mes Hanit të Elezit, por të gjitha këto janë kthyer parapa. Por më shumë kemi marrë pyetje dhe kërkesa nga kompani të ndryshme se a mund të shfrytëzojmë eksportin përmes Malit të Zi, apo Maqedonisë, por të gjitha këtyre iu është kthyer përgjigje negative. Kështu që nuk kemi parë as ardhje të këtyre mallrave", thotë Stavileci.

Interesim dhe pyetje për mundësinë e eksportimit të produkteve në Kosovë, kanë shprehur edhe menaxher të kompanive shqiptare nga Lugina e Preshevës, thotë Stavileci.

"Përpjekje nuk ka pasur, por ka pasur vetëm kërkesa dhe pyetje që iu kanë drejtuar Doganës. Por, faktikisht ndalesa vlen për të gjitha mallrat të cilat kanë vulat e shtetit serb. Dhe për këtë arsye as ato nuk lejohen", sqaron ai.

Kompania e lëngjeve "Fluidi" është një ndër ndërmarrjet që udhëhiqet nga shqiptarët e Preshevës.

Fejzullah Mustafa, menaxher në këtë kompani, thotë se kompania e tij, ka pësuar humbje të mëdha nga vendimi i Qeverisë së Kosovë, për masa reciproke ndaj produkteve serbe.

Ai thotë se rreth 99 për qind të prodhimeve të kësaj kompanie janë plasuar në tregun kosovarë, pasi produktet e kompanisë "Fluidi", nuk konsumohen nga banorët serbë në Serbi, me të vetmin qëllim, siç thotë ai, se kompania udhëhiqet nga shqiptarët.

Megjithatë, Mustafa shpreson se Qeveria e Kosovës, do të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshëm për kompanitë shqiptare nga Presheva, Medvexha dhe Bujanovci.

Kjo kompani që nga 20 korriku, nuk ka pasur mundësi që të fusë mallrat e tij në Kosovë..

"Dhe tashmë kur jemi nën ndikim të këtyre masave, prodhimi ynë është i bllokuar, nuk jemi duke prodhuar, jemi duke pritur se çfarë do të ndodhë më tutje. Nëse vazhdon kjo mënyrë atëherë jemi të detyruar që të mbyllim fabrikën dhe t'i lirojmë punëtorët nga puna", thotë ai.

Por, zyrtarë të qeverise tashmë kanë deklaruar se në tregun kosovarë nuk do të lejohen që të hyjnë as produkteve e prodhuesve shqiptar nga Lugina e Preshevës.

Arsye, sipas tyre është se vendimi i qeverisë ka karakter ekonomik dhe jo politik.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KFOR BËN MARRËVESHJE ME SERBËT, QEVERIA S'E PRANON (08.04.2011)
FILMI ARTISTIK FRANCEZ "CAPTIFS" PORTRETIZON NJË SHEKULL TERROR QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVËPër realizimin e filmit Beogradi fajëson Kushnerin (08.03.2011)
ATIFETE JAHJAGA: "EULEX TË ZBATOJË RENDIN DHE LIGJIN"Jahjaga: Vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit dhe zbatimi i plotë i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, a (08.02.2011)
ELIOT ENGEL: I DREJTË VENDIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI PËR TË MARRË NË KONTROLL DY PIKAT DOGANORE (08.02.2011)
A PO BOJKOTOHEN PRODHIMET SERBE? (08.02.2011)
JAHJAGA E THAÇI PËRGËZOJNË NJËSINË SPECIALE (08.01.2011)
PRESIDENTI OBAMA NJOFTON ARRITJEN E MARRËVESHJES PËR DEFICITIN DHE BORXHINObama: Nuk kemi mbaruar ende! (08.01.2011)
ELIZA I KUNDËRPËRGJIGJET "PATRIOTIZMIT" TË BLEONËS: "UNË SË SHPEJTI NË KOSOVË"ELIZA DUSHKU SHUMË MË PATRIOTE SE BLEONA QERRETINga BEQIR SINA, New York (07.30.2011)
WATERGATE, NUK ËSHTË MË SEKRETE DËSHMIA E NIKSONIT (07.30.2011)
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS: LEJLA SELACI REZULTON E VRARË (07.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]