E Hënë, 04.29.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
REZERVOHET SALLA PËR KONFIRMIMIN E AKTAKUZËS KUNDËR LIMAJT
E Premte, 08.05.2011, 11:27am (GMT+1)

Prishtinë, 5 gusht Një nga sallat e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës është rezervuar për tri ditë rresht për njërin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj është ftuar nga një gjyqtar ndërkombëtar që më 24, 25 dhe 26 gusht të jetë i pranishëm në seancën e konfirmimit të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që supozohet të jenë kryer në vitin 1999 në Kleçkë të Lipjanit. Caktimin e seancës së konfirmimit të aktakuzës kundër dhjetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së e ka konfirmuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, si edhe avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

"Po, është e vërtetë që gjyqtari i procedurës paraprake e ka rezervuar për tri ditë një sallë të gjykatës", ka thënë Krasniqi.

Seanca për konfirmimin e aktakuzës pritet të mbahet fiks një muaj pas ngritjes së saj. Më 25 korrik, prokurori special, Maorizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij. Ish-ministri akuzohet me pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Prokurori pretendon se ka gjetur prova kundër deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalës, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.

Avokati i deputetit Limaj, Tomë Gashi, thotë se aktakuza dhe caktimi i seancës së konfirmimit është bërë më herët seç është pritur. Një prej arsyeve që ka ndodhur kjo, sipas tij, është se disa prej të akuzuarve gjenden në paraburgim.



Më shumë për këtë lexoni sot në gazetën "Koha Ditore"

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FYTYRAT E MUP NË VERI TË KOSOVËS (08.05.2011)
KOMENT: AGRESIONI PARAMILITAR SERB DHE PLUMBAT PËR KFOR-in (08.04.2011)
SHQETËSOHEN KOMPANITË NGA LUGINA E PRESHEVËS (08.04.2011)
KFOR BËN MARRËVESHJE ME SERBËT, QEVERIA S'E PRANON (08.04.2011)
FILMI ARTISTIK FRANCEZ "CAPTIFS" PORTRETIZON NJË SHEKULL TERROR QË KANË BËRË SERBËT NË KOSOVËPër realizimin e filmit Beogradi fajëson Kushnerin (08.03.2011)
ATIFETE JAHJAGA: "EULEX TË ZBATOJË RENDIN DHE LIGJIN"Jahjaga: Vetëm sundimi i rendit dhe i ligjit dhe zbatimi i plotë i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, a (08.02.2011)
ELIOT ENGEL: I DREJTË VENDIMI I KRYEMINISTRIT THAÇI PËR TË MARRË NË KONTROLL DY PIKAT DOGANORE (08.02.2011)
A PO BOJKOTOHEN PRODHIMET SERBE? (08.02.2011)
JAHJAGA E THAÇI PËRGËZOJNË NJËSINË SPECIALE (08.01.2011)
PRESIDENTI OBAMA NJOFTON ARRITJEN E MARRËVESHJES PËR DEFICITIN DHE BORXHINObama: Nuk kemi mbaruar ende! (08.01.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]