PRESIDENTI OBAMA: PROBLEMET EKONOMIKE TË SHBA JANË TË ZGJIDHSHME
E Hënë, 08.08.2011, 09:07pm (GMT+1)
08.08.2011
Presidenti amerikan, Barak Obama, sot e ka mbrojtur aftësinë kreditore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se problemet ekonomike amerikane janë të "zgjidhshme".
Duke u shprehur për degradimin që i ka bërë agjencia Standard&Poor's, nga "AAA" në "AA", ai theksoi se Shteteve të Bashkuara nuk i nevojitet që agjencia e rejtingut t'i tregoj se sistemi politik ka probleme në fuksionim.
Obama tha se SHBA-të gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë "AAA" vend, por vullneti politik është i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të ekonomisë.
Ai këto komente i bëri sot në Shtëpinë e Bardhë.
(http://www.voanews.com/albanian)
www.voal-online.ch
|