E Shtunë, 04.27.2024, 04:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTJA JAHJAGA: RRUGËDALJA E VETME PËR VERIUN - ZBATIMI I PLOTË I PLANIT TË AHTISARIT DHE MBAJTJA E ZGJEDHJEVE
E Hënë, 10.10.2011, 06:19pm (GMT+1)

10.10.2011

Edona Peci

Rrugëdalja e vetme për veriun është zbatimi i plotë i Planit të Ahtisarit dhe mbajtja e zgjedhjeve, thotë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë gjatë vizitës që i ka bërë selisë qendrore të Radios në Pragë.


RADIO EVROPA E LIRË
Zonja presidente, poshohim këto ditë sërish disa përpjekje të Bashkimit Evropian për të rivendosurdialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Në anën tjetër, ka pasur kërkesa nëskenën politike në Kosovë që të braktisen fare këto bisedime. Shikuar ngazhvillimet e deritashme, a ka ndonjë kuptim sipas jush dialogu me Serbinë?


ATIFETE JAHJAGA
Po, sigurisht që kakuptim, madje edhe mjaft. Dialogu, jo vetëm që është rruga më e mirë, por këtëe kam thënë edhe herëve të tjera është rruga e vetme që dy vende, të cilatkanë pasur një fazë të luftës dhe të konfliktit të armatosur, të mund t'inormalizojnë marrëdhëniet mes tyre dhe t'i zgjidhin të gjitha konfliktet dheçështjet mes tyre.

Edhe Republika eKosovës, edhe Republika e Serbisë duhet të vendosin marrëdhënie normale mesvete. Po ashtu duhet të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe duhet t'i zgjidhintë gjitha çështjet, duke aplikuar apo duke vendosur marrëveshje ndërshtetërore proces tanimë që Kosova e ka realizuar apo e ka kryer me të gjitha vendet erajonit, veçanërisht me shtetet fqinje, si me Malin e Zi, me Maqedoninë dhevende të tjera.

Edhe Serbia, edheKosova, në rregullimin e këtyre çështjeve duhet t'i marrin për bazë të gjithapraktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian, sepse, tekefundit, eardhmja apo synimi i dy vendeve është që të jenë vende anëtare të BE-së.

Pra, dialogu duhet tëvazhdojë deri në arritjen e marrëveshjeve, ashtu siç është paraparë edhe meRezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deri në gjetjene zgjidhjeve që janë në të mirë dhe hyjnë në funksion të jetës së qytetarëve tëtë dyja vendeve.

RADIO EVROPA E LIRË
Mirëpo, mospajtimetkryesore ndërmjet palëve ndërlidhen me veriun e vendit. Këto probleme u patën bërënjë lloj molle sherri edhe për dialogun në raundin e fundit. A mendoni se kandonjë rrugëdalje rreth veriut të Kosovës, me të cilën do të mund tëqetësoheshin gjakrat sikurse në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd?


ATIFETE JAHJAGA
Problemi në tri komunat në veri të Republikës së Kosovës është një problem qëka ekzistuar apo ka qenë nga fillimi. Problemi gjithnjë qëndron në mospranimine pushtetit legal dhe legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës, edhepërkundër faktit që Republika e Kosovës e ka të garantuar sovranitetin dheintegritetin e saj territorial.

Doganat në mes tëRepublikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk kanë funksionuar që ngafillimi. Këto dy pika kufitare janë përdorur si një portë e hapur për kontrabandimtë mallrave dhe për realizimin e të gjitha aktiviteteve të grupeve të krimit tëorganizuar.

Kjo, në masë, ka bërëdëmtimin e buxhetit dhe të ekonomisë si të Kosovës, po ashtu edhe të Serbisë.Veçanërisht, ka bërë që grupet kriminale të përfitojnë në dëm të qytetarëve nëkëtë pjesë të Republikës së Kosovës.

Rrugëdalja e vetme ështëimplementimi apo zbatimi i plotë i Planit të Ahtisarit dhe sigurisht mbajtja ezgjedhjeve në këto tri apo katër komuna në veri të Republikës së Kosovës, me qëllimqë t'i kemi përfaqësuesit e zgjedhur, legalë dhe legjitimë të institucioneve tëRepublikës së Kosovës, të cilët do t'i përfaqësonin interesat e qytetarëve në këtokomuna, në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, të cilët, njëherësh,do të zbatonin apo do të respektonin Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sëKosovës.


RADIO EVROPA E LIRË
Zonja presidente, janëpërmendur disa opsione për veriun që nuk janë në përputhje me Pakon eAhtisarit. Është përmendur një mbikëqyrje ndërkombëtare për veriun ndonëse jozyrtarisht. A do ta mbështesnit një ide të tillë, një plan të tillë për veriun?


ATIFETE JAHJAGA
Jo. Jam fuqimisht kundërkësaj, sepse Kosova është një shtet i pavarur tanimë dhe është e pranuar nga 84shtete të tjera të botës dhe ka marrëdhënie të vendosura diplomatike me tëgjitha shtetet më të fuqishme të botës. Është në proces e sipër të vendosjes sëmarrëdhënieve diplomatike edhe me shtete të tjera për interesa të përbashkëta.

Unë nuk jam dhe asnjëherënuk kam qenë e gatshme që një pjesë të sovranitetit territorial të Republikës sëKosovës ta bart për një mbikëqyrje ndërkombëtare.

Nuk duhet të harrojmëqë në Kosovë kemi misionin e UNMIK-ut dhe misionin e EULEX-it si misione ndërkombëtare,të cilat kanë pasur për detyrë sundimin e rendit dhe të ligjit. Këtë, gjatëgjithë kohës, e kanë bërë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sëKosovës dhe po ashtu duke i mbajtur të gjitha rregullat ndërkombëtare dhe duke bashkëpunuargjatë tërë kohës me institucionet e Republikës së Kosovës.

Unë nuk besoj që ndonjëvend në botë, pa marrë parasysh se çfarë problemesh territoriale ka, do të kishtelejuar që një pjesë e territorit të tij t'i hiqet nga sovraniteti.


RADIO EVROPA E LIRË
Ju thatë se në veri do të mbahen zgjedhjet sipas Planit të Ahtisarit, mirëpo a mund të jetë statusi i veriut të Kosovës temë e dialogut me Serbinë - nëse jo e këtij dialogu teknik, atëherë e ndonjë dialogu politik me palën serbe?


ATIFETE JAHJAGA
Jo, sepse duhet të jemi të qartë se nuk ka status për veriun. E vetmja autonomi që parashihet në Republikën e Kosovës është ajo në nivel komunal, ashtu siç parashihet edhe në kuadër të Planit të Marti Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ky plan nuk parasheh ndonjë nivel tjetër të autonomisë, as për serbët, as për boshnjakët, as për turqit, madje as për shumicën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në territorin e Kosovës, sepse Kosova është shtet i qytetarëve; është e ndërtuar në parimin e qytetarëve, ku të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh a i përkasin kombësisë shqiptare apo të tjerave, kanë obligime dhe të drejta të barabarta.

Nuk ka status të veçantë dhe nuk ka Ahtisari plus. Nuk ka ndarje as të Kosovës e as të Serbisë dhe nuk ka shkëmbim as të territoreve e as të qytetarëve apo popullsisë - as për Kosovën e as për Serbinë.

Në qoftë se do t'i kishim dy nivele të autonomisë për serbët - një në Mitrovicë dhe një në Graçanicë, atëherë do të nxisnim shpërnguljen e komunitetit serb nga komuna e Graçanicës në komunën e Mitrovicës, duke menduar se do t'i realizonin më lehtë të drejtat e tyre kombëtare.

Mirëpo, nuk qëndron ashtu, sepse Kosova është një shtet unik, ku të gjitha komunitetet kanë të drejta të barabarta në realizimin e të drejtave të tyre kolektive dhe individuale.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju i përmendët disa probleme aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Si i vlerësoni raportet e përgjithshme në mes të dyja vendeve dhe çfarë mund të bëhet për t'i ndryshuar raportet me Beogradin zyrtar?


ATIFETE JAHJAGA
Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarisht; është një realitet që ka një pranim ndërkombëtar; ka qenë dhe është një shembull i mirë i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe ka marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

Interesimi ynë është që këto marrëdhënie fqinjësore t'i promovojmë dhe t'i avancojmë me të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Kjo është një ndër rregullat e arta të Bashkimit Evropian.

Kurse, me Serbinë kemi pasur një gjendje lufte dhe të konfliktit të armatosur, që është zgjidhur me intervenimin ndërkombëtar të forcave të NATO-s pra, përveç luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është e kuptueshme që të gjitha ato vende që kanë pasur një fazë të luftës apo konfliktit, duhet t'i normalizojnë raportet apo marrëdhëniet e tyre. Kjo bëhet me vendosjen apo paraqitjen para ligjit të të gjithë kriminelëve në zhdëmtimin e popullsisë dhe në shpagimin e dëmeve të luftës.

Po ashtu, dihet që Kosova ka ende mbi 1,800 persona të pagjetur që u përkasin grupmoshave, gjinive dhe nacionaliteteve të ndryshme të Kosovës. Serbia ka një përgjegjësi të madhe në zbulimin e fatit të këtyre personave dhe të familjeve të tyre.

Opinioni po ashtu e di që njerëzit gjatë luftës në Kosovë janë marrë të gjallë dhe janë dërguar në territorin e Republikës së Serbisë, ku nga atje janë kthyer nëpër thasë mbetjet e tyre mortore.

Opinioni po ashtu e di që ende në territorin e Serbisë ka varreza masive dhe unë nuk mendoj që udhëheqësia demokratike e Serbisë mund të fle e qetë mbi varrezat e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë marrë të gjallë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar gjatë luftës në territorin e Serbisë, vetëm me qëllim të mbulimit apo fshehjes së gjurmëve apo evidencave të krimit.

Kosova është e gatshme që të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe raporte ndërshtetërore me të gjitha shtetet, gjë që tanimë e ka bërë me të gjitha vendet e rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja presidente, i përmendët këto raporte me Serbinë, me rajonin, por edhe me botën. Ju vetë keni pasur, kohëve të fundit, mjaft udhëtime nëpër shumë vende të botës, në kuadër të fushatës lobuese për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, me diplomaci po merret edhe zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli, pastaj dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj...

Ka pasur mjaft kritika nga opozita, por edhe në përgjithësi skena politike në Kosovë, se diplomacia kosovare, siç thuhet, ka mbetur pa adresë. Mund të flitet për një gjendje të tillë?


ATIFETE JAHJAGA
Shikoni, Kosova është një vend i vogël edhe sa i përket numrit të popullsisë, edhe sa i përket territorit. Dhe, në kushte normale nuk do të kishim pasur nevojë për një numër apo për një kërkesë të vazhdueshme të njohjeve dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike apo bilaterale me shumicën e shteteve.

Dihet që synimi i Kosovës është që të jetë pjesë e të gjitha organizatave rajonale dhe iniciativave rajonale ndërkombëtare dhe globale; synim i Kosovës është po ashtu edhe të qenët pjesë apo të bërit anëtare e organizatës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Dihet që ne kemi paraparë si një numër simbolik rreth 100 shtete, nga 194 shtete anëtare të OKB-së, që ta njohin Kosovën dhe kjo është njëfarëlloj, jo shtytje, por një obligim moral për këto shtete, edhe pse ne e dimë që procesi i anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një proces mjaft kompleks, sepse kërkon propozimin nga ana e Këshillit të Sigurimit, ku Kosova ende nuk e ka votën e dy shteteve me të drejtë të vetos - që janë Rusia dhe kina.

Por, përkundër kësaj, ne vazhdojmë procesin tonë të mëtutjeshëm të rritjes së njohjeve, me qëllim që të jemi vend anëtar, sidomos tek ato shtete ku kërkohet shumica e votave dhe jo konsensusi.

Po ashtu dihet që njohjet janë akte individuale të shteteve, ku nuk ka mekanizëm tjetër, përveç shprehje e vullnetit të atyre shteteve që ta njohin apo të mos e njohin një shtet tjetër.

Kosova do të bëhet pjesë e procesit të liberalizimit të vizave; Kosova do të ketë një agjendë të qartë të integrimeve evropiane apo integrimeve euroatlantike dhe Kosova nuk do të vazhdojë të jetë dhe të veprojë në izolacion, siç ka qenë deri tani, por do ta ketë një agjendë të qartë sa u përket integrimeve evropiane.

Kosova ka një politikë mjaft unike sa i përket politikës së jashtme dhe të koordinuar jashtëzakonisht mirë. Dihet që presidenti është bartësi kryesor i politikës së jashtme për Republikën e Kosovës dhe vetë vizita jonë e fundit në Nju Jork është dëshmi e qartë e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjitha këtyre institucioneve, që janë bartëse, në njëfarë mënyre, të politikës së jashtme.

Mund të them se kritikat e tilla, që është diplomaci pa adresë, nuk qëndrojnë dhe nuk mund të qëndrojnë për këtë drejtim.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
APOLOGJI PËR PAQEN E "ETIT"Me piktorin PROFONDIST, Jetullah Haliti-Eti, kandidat për Nobelin për PaqeNga MIMOZA EREBARA (10.10.2011)
Fjalimi i famshëm i Steve Jobs në Universitetin e Stanford, më 12 qershor 2005JOBS: PËRPARA SE T'IA FILLONI, GJENI ATË QË DONI! (10.08.2011)
LAURENE JOBS, ISH STUDENTJA ME TË CILËN STEVE JOBS KALOI BASHKË 20 VITE E GJYSMË (10.06.2011)
REAGIME NGA FIGURA TË LARTA E NJERËZ TË THJESHTË PËR VDEKJEN E XHOBS (10.06.2011)
PIKËLLIM GLOBAL PËR STIV XHOBSIN (10.06.2011)
LAMTUMIRË ZBARDHJES SË FLOKËVE – TË TIPIT ALA RICHARD GERE APO GEORGE CLOONEYEkstrakti i një fryti do të jetë në gjendje për të parandaluar që flokët të bëhen gri (10.06.2011)
TOP 10 RRUGËT MË TË PASURA NË BOTËNjë rrugë Monaco është emëruar më e shtrenjta në botë. Në vijim një turne tek rivalet e saj ndërkombëtare: (10.05.2011)
URIME HAVELIT, PLAKUT TË MADH TË EVROPËS QENDRORE, MBËSHTETËSIT KRYESOR TË NDËRHYRJES SË NATO-s NË KOSOVË MË 1999- Presidenti i fundit i Çekosllovakisë e presidentit i parë i Republikën së re Çeke lindur më 1936 (10.05.2011)
AKUZA TË RËNDA PËR TË AKUZUARIT E "MEDICUS" (10.05.2011)
ISH AMBASADORI UILIAM RAJERSON: NË SHQIPËRI ËSHTË FAKT SE ENDE NUK PO SHIHET NË SY E KALUARARajerson kujton 20 vjetorin e rifillimit të marrëdhënieve (10.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]