NDËRRON JETË NËNA E HILLARY CLINTON
E Martë, 11.01.2011, 05:37pm (GMT+1)
Washington, 1 tetor - Ka vdekur në moshën 92 vjeçare, Dorothy Howell Rodham, nëna e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Shefja e diplomacisë amerikane i anuloi vizitat në Britaninë e Madhe dhe në Turqi, pasi nëna e saj u sëmur. Nuk janë dhënë detaje për sëmundjen e saj.
Dorothy i bëri disa paraqitje të rralla në publik me vajzën e saj, gjatë fushatës së vitit 2008. Ajo gjithashtu bëri disa udhëtime me Clintonën si në Indi dhe në Kinë.
(http://www.koha.net)
www.voal-online.ch
|