E Djelë, 04.28.2024, 12:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

LUFTA ANTI-TERRORIZËM: SHBA "SHPËRBLEN" TURQINË


E Martë, 11.08.2011, 07:43pm (GMT+1)

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan - (foto nga arkivi).

08.11.2011

Radio Evropa e Lirë

Ankaraja pretendon se ka arritur triumf të madh diplomatik pasi kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ka marrë zotimin e presidentit amerikan, Barak Obama, për t'i lejuar asaj përdorimin e avionëve të telekomanduar të SHBA-së, të njohur si "Predator" (Grabitqar).

Këta të fundit, nga Ankaraja shihen si armë vendimtare në luftën e saj kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), apo grupit rebel kurd.

Ish-diplomati turk, Sinan Ulgen, shpjegon:

"Nga atmosfera duket se Turqia me të vërtetë ka marrë një përgjigje pozitive nga Shtetet e Bashkuara, se disa nga "Predator"-ët që aktualisht ndodhen në Irak, do të transferohen në Incirilik dhe do të jenë në dispozicion të ushtrisë turke".

Sipas burimeve diplomatike të Turqisë, Uashingtoni ka refuzuar me vite kërkesat turke, duke theksuar nevojën e tij për avionë në luftën kundër talibanëve dhe Al Kaidës.

Ulgen thotë se presidenti Barak Obama po shpërblen Turqinë për mbështetjen e saj në rajon, posaçërisht për vendimin e saj për të marrë pjesë në sistemin anti-raketor të NATO-s.

"Elementi i madh në këtë ekuacion ishte pranimi i Turqisë për të strehuar radarin për mbrojtjen raketore. Dhe tani, politika e Ankarasë në lidhje me Damaskun është afërisht e njëjtë me Uashingtonin. Të dyja palët janë në të njëjtën faqe", thotë Ulgen.

"Predator"-ët shihen si kyçë në luftën e forcave të armatosura turke kundër PPK-së. Deri së voni, ato kanë përdorur avionët "Herons" prodhime izraelite. Por, shfrytëzimi i tyre është zvogëluar dukshëm, pasi Izraeli ka ndërprerë mbështetjen teknike.

Në shtator, Ankaraja ka shkëputur të gjitha lidhjet ushtarake me të, për shkak të sulmit vdekjeprurës të Izraelit, vitin e kaluar, në një anije turke me ndihma, e cila donte të thyente embargon në Gaza. Sipas mediave turke, gjashtë "Herons"-ë, të dërguar në Izrael për riparim, nuk janë kthyer më.

Nëntë aktivistë pro-turq kanë humbur jetën gjatë sulmit të izraelitëve në anijën që do të dërgonte ndihma në Gaza."‹"‹Tensionet me Izraelin mund të paraqesin problem edhe për planet e Ankarasë në sigurimin e avionëve të rinj.

"Ky nuk është një sekret. Kjo temë po ndikohet nga marrëdhëniet turko-izraelite", thotë Aleksander Vershbou, ndihmëssekretari amerikan i mbrojtjes për sigurinë ndërkombëtare.

Mbetet po ashtu e paqartë nëse Kongresi do të duhet të ratifikojë përdorimin e avionëve nga Turqia. Departamenti amerikan i Shtetit nuk u është përgjigjur kërkesave për të komentuar marrëveshjen për avionë.

Industria turke e mbrojtjes është duke zhvilluar avionët e saj, por ajo ka pësuar disa pengesa në krijimin e tyre dhe nuk pritet të futen në shërbim së paku deri në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, urgjenca për forcat e armatosura turke është rritur, pasi PPK-ja ka intensifikuar luftën e saj, duke vrarë 24 ushtarë muajin e kaluar në një nga operacionet më të mëdha dhe më vdekjeprurësve të kryera nga grupi në dekada. Rebelët kanë kryer sulmin nga bazat në veri të Irakut.

Metehan Demir, gazetar i gazetës turke "Hurriyet", shpjegon:

"Problemi më i madh për Turqinë në luftën kundër terrorizmit është infiltrimi i terroristëve të PPK-së nga Iraku verior. Turqia është përpjekur të ndërmarrë masa për ndalimin e infiltrimit, por gjithmonë ka dështuar. 'Predator'-ët janë një nga instrumentet kryesore për të studiuar zonën nga ajri".

Kryeministri turk thotë se Ankaraja pret që avionët amerikanë të sigurohen më së voni në këtë pranverë. Një gjë e tillë pritet të përkojë edhe me shpërndarjen e 5,000 ushtarëve profesionistë dhe oficerëve të trajnuar në luftën anti-terrorizëm. Deri më tani, pjesa më e madhe e luftës kundër PPK-së është kryer nga rekrutët.

Qeveria turke thotë se do të fuqizojë edhe kushtetutën e re, për të cilën pretendon se adreson shumë nga kërkesat e pakicës kurde. Por, në të njëjtën kohë, forcat e sigurisë kanë arrestuar mbi 1,000 anëtarë të partisë më të madhe pro-kurde, në bazë të ligjit anti-terrorizëm.

Metehan thotë se është e paqartë se në cilin kah po drejton kryeministri Erdogan zgjidhjen e konfliktit me PPK-në, por, megjithatë, sipas tij, ai është i vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

"Disa njerëz, të cilët kanë votuar Erdoganin, kanë filluar të thonë se e vetmja gjë që Erdogani nuk mund të zgjidhë, është terrorizmi. Erdogani është në dijeni për kritikat e tilla".

"Në prapa-skenat e takimeve ai thotë se kjo çështje do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur gjatë këtij mandati qeveritar. Andaj, ai mund të ndërmarrë hapa të papritur në muajt e ardhshëm. Ndoshta do të jetë më nacionalist, ose më diplomatik. Ne vërtet nuk e dimë, por në mendjen e tij ka një plan dhe këtë plan do ta shohim në muajt e ardhshëm
", thotë Demir. (v.t.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGRAFIA E DITËS: BILL KLINTON SOT PROMOVON LIBRIN E TIJ TË RI (11.08.2011)
KONTRABANDA E SERBISË NË KOSOVË VAZHDON E PAPENGUAR (11.08.2011)
NDËRROI JETË BOKSIERI XHO FREJZER (11.08.2011)
SHPALLET MISS BOTA 2011 (11.07.2011)
MARSHI MILIONËSH NË MEKË (11.07.2011)
TROPOJA E GËSHTENJAVENga Dr. ZEF MULAJ (11.07.2011)
GIOIA, JANISSA, SHPRESA - JETËT E NDËRPRERA TË RRUGËS FEREGGIANO (11.06.2011)
RITA SALIU: LETËR AGIM GASHIT NGA AMERIKA (11.06.2011)
KOSOVË: FALJA E BAJRAMIT FILLON NESËR NË ORËN 6 E 55 MINUTA (11.05.2011)
PELEGRINËT NGJITEN NË LARTËSINË ARAFAT (11.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]