E Martë, 05.14.2024, 01:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RADIO EVROPA E LIRË NË PËRKUJTIM TË HAVELIT
E Hënë, 12.19.2011, 03:08pm (GMT+1)

Vaclav Havel

19.12.2011

Radio Evropa e Lirë

Radio Evropa e Lirë ka përmbledhur disa nga arritjet e presidentit te parë çek Vaclav Havel, përfshi qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovës, realizimin e filmit "Largimi", si dhe disa nga thëniet e tij më të famshme.



Vaclav Havel flet për pavarësinë e Kosovës


Ish presidenti i Çekisë Vaclav Havel kishte thënë se se pavarësia e Kosovës duhej të garantohej shumë më parë.

"Në kohën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviqit, me siguri që në kuadër të atij intervenimi mundej të garantojë pavarësinë apo pavarësinë relative të Kosovës", ishte shprehur Havel.

Ish presidenti i Çekisë kishte shtuar se qysh atëherë ka mundur të ndodhë ajo që ndodhi në vitin 2008, pavarësimi i Kosovës.

"Edhe më parë kam mbrojtur qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare duhet sa më parë të intervenojë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve nga arbitrariteti i shtetit", ka thënë Vaclav Havel.




"Largimi" - filmi i realizuar nga Vaclav Havel



Vaclav Havel gjatë xhirimit të filmit "Largimi""‹"‹


Filmi i ish-presidentit të ndjerë çek, Vaclav Havel, me titull "Largimi" bazohet në skenarin me të njëjtin emër të shfaqjes - premiera e së cilës u mbajt në vitin 2008. Ky është filmi i parë i Havelit në 20 vjet.

Filmi bën fjalë për një ish-kancelar të një vendi të paemëruar, i cili përballet me humbjen e fuqisë pasi të largohet nga posti. Protagonisti rrezikon të humbë vilën e tij nëse nuk i jep mbështetje publike trashëgimtarit të vet.

Megjithëse emri i protagonistit, Vlastik Klein, tingëllon shumë ngjashëm me emrin e pasardhësit të Havelit, Vaclav Klaus, autori këmbënguli se filmi nuk është autobiografi.

Havel i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se "Largimi" është film që ka të bëjë me jetën e një politikani në pushtet.

"Unë desha që një çështje e përgjithshme, ajo e ndryshimit dhe largimit, të ndjehet në nëntekstin e skenarit dhe filmit. Ndryshimi është i vazhdueshëm, njerëzit gjithmonë largohen".

"Ndryshimet janë pjesë e jetës. Protragonisti im nuk mund t'i durojë ndryshimet. Ai reagon në mënyrën më të keqe të mundshme. Është një temë e përgjithshme, e cila nuk dokumenton asnjë person në veçanti apo akt të veçantë të largimit", kishte thënë Havel.

Ish-presidenti i Çekisë kishte filluar ta shkruajë skenarin në vitin 1988, përpara se të vihet në krye të Revolucionit të Kadifenjtë.

"Kjo ishte një lloj procedure, nëpër të cilën kalova kur isha në Kështjellën e Pragës, teksa po largohesha nga presidenca. I kam përdorur këto përvoja të vogla, megjithëse tema kryesore është e mëhershme", ishte shprehur Vaclav Havel.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇEKËT NDEROJNË HAVELIN ME LULE E QIRINJ (12.19.2011)
Obama shpreh ngushllime për vdekjen e Havelit"HAVEL KA FRYMËZUAR BREZAT PËR TË ARRITUR VETËVENDOSJE DHE DINJITET NË TË GJITHA PJESËT E BOTËS" (12.19.2011)
NGUSHLLIME PËR VDEKJEN E HAVELIT NGA MBARË EVROPA (12.19.2011)
DALJA E FUNDIT E VACLAV HAVELIT NË PUBLIK: TAKIMI ME DALAI LAMËN MË 10 DHJETORHaveli e priti liderin shpirtëror tibetian duke i uruar mirëseardhjen në "vendin që të do, por ku politikanët ta kanë frikën"< (12.18.2011)
BURIM RAMADANI: CARLA DEL PONTE E BËRI KRYEMINISTËR THAÇIN (12.18.2011)
MAJLINDA KELMENDI, FËMIJA I PËLQYER I KOSOVËS (12.17.2011)
A ËSHTË ZBULUAR "GRIMCA E ZOTIT"? (12.16.2011)
Presidentja Jahjaga takoi sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton (tekst dhe fotogaleri)HILLARY CLINTON: E ARDHMJA E KOSOVËS JASHTËZAKONISHT E RËNDËSISHME PËR NJERËZIT E KOSOVËS DHE NJERËZIT E RAJONIT (12.15.2011)
RRËFIM MBI GENOCIDIN GREK të Qershorit 1944 NË PARAMITHINga SALI BOLLATI, New York  (12.15.2011)
"KTHIMI", FILMI I PARË SHQIPTAR NË SUNDANCE FILM FESTIVALFilmi i regjisores kosovare BLERTA ZEQIRI garues zyrtar i festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA (12.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]