E Shtunë, 04.27.2024, 12:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTJA JAHJAGA MORI PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT
E Shtunë, 12.24.2011, 09:41am (GMT+1)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në ceremoninë shtetërore mortore, të organizuar në Katedralen e Shën Vitos (Cathedral of Saint Vitus) në Pragë, për t'i dhënë lamtumirën Presidentit Vaclav Havel, që ndërroi jetë më 18 dhjetor të këtij viti.

Presidentja Jahjaga në ceremoninë mortore i shprehu ngushëllimet e saj, të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës bashkëshortes së Presidentit Havel, Dagmar Havlova dhe zyrtarëve më të lartë të Republikës së Çekisë: presidentit Vaclav Klaus, kryeministrit Petr Necas, kryetarit të Senatit, Premysl Sobotka, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Parlamentin Çek, Miroslava Nemcova dhe ministrit të Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

Në ceremoninë mortore në Katedralen Shën Vito, presidentja e Republikës së Kosovës ishte së bashku me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Mikulas Dzurinza, kryetarin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, komisionerin për zgjerim të BE-së, Stefan Fuele, presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk dhe kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në ceremoninë mortore për t'i dhënë lamtumirën Presidentit Havel, kanë marrë pjesë dhjetëra delegacione nga e gjithë bota, në mesin e të cilëve 20 presidentë të vendeve të ndryshme, si dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me bashkëshortin e saj ish-Presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar z.Havel si mik të madh të Kosovës dhe ka thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë.

Vaclav Havel ishte mik dhe përkrahës shumë i madh i Kosovës. Për këtë ai u nderua me dekoratën e lartë "Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova".

Në muajin tetor, Presidentja Jahjaga ishte në Pragë të Çekisë, ku mori pjesë në punimet e Konferencës së 15-të të "Forumit 2000", me ftesën e z.Vacllav Havel, i cili mirëpriti dhe vlerësoi lart pjesëmarrjen në konferencë të presidentes së shtetit më të ri në Evropë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(http://www.president-ksgov.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUNERAL EMOCIONAL PËR ISH PRESIDENTIN ÇEK VACLAV HAVEL (12.23.2011)
"The Independent": LAMTUMIRË VACLAV, KEMI NEVOJË PËR TY MË SHUMË SE KURRË (12.23.2011)
HAVELI MIKU I KOSOVËS (12.23.2011)
JAHAGA MERR PJESË NË VARRIMIN E VACLAV HAVELIT (12.22.2011)
Radio Evropa e Lirë: HUMBJA E NJË MIKU (12.22.2011)
ÇEKIA NË ZI (12.21.2011)
ARKIVOLI I HAVELI DËRGOHET NË KËSHTJELLËN E PRAGËS (12.21.2011)
HAVEL: TË PREMTEN FUNERALI NË PRAGË, PRITEN HILLARI KLINTON, MERKEL OSE WULF E FLITET SE VJEN EDHE OBAMA (12.20.2011)
BORDI I GUVERNATORËVE PËR TRANSMETIME NDERON VACLAV HAVELIN (12.20.2011)
PARLAMENTI ÇEK NDERON HAVELIN ME NJË SEANCE SPECIALE (12.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]