E Premte, 05.03.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DY SONDA TË NASAs DO TË HYJNË NË ORBITËN E HËNËS
E Enjte, 12.29.2011, 06:15pm (GMT+1)

E enjte, 29 Dhjetor 2011

Suzanne Presto

Pas pak ditësh, dy sonda binjake do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës. Ato janë pjesë e një misioni me vlerë prej gjysmë miliardë dollarësh që do t'u mundësojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë fushën gravitacionale të hënës. Misioni i NASA-s quhet Grail.

Dy sondat që funksionojnë me energji diellore, udhëtuan më shumë se tre muaj për t'ju afruar Hënës. Trajektoret e tyre drejt objektivit ishin të ngjashme, por të veçanta.

Ed Weiler, ekspert i misioneve shkencore të NASA-s, e përshkroi kështu qëllimin e sondave Grail para se ato të lëshoheshin me sukses nga Toka. Ai thotë:

"Me pak fjalë, Grail, është si një udhëtim në qendër të hënës. Sondat do të analizojnë brendësinë e Hënës duke krijuar hartën e saj të gravitetit, më mirë se asnjëherë më parë."

Të dy satelitët, të quajtur "Grail A" dhe "Grail B," do të ndjekin njëri-tjetrin rreth hënës, në distancë 200 kilometra nga njëri-tjetri. Sinjalet e radios do të përcaktojnë distancën mes tyre.

"Kur sateliti i parë të kalojë nëpër një fushë me gravitacion më të madh, ai do të shtojë shpejtësinë, distanca mes të dyve do të rritet pak, por kjo do të korrigjohet kur sateliti i dytë të kalojë nëpër të njëjtën fushë."

Në këtë formacion, të vendosur njëra pas tjetrës, sondat do ta krijojnë hartën gravitacionale të Hënës për një periudhë prej 3 muajsh.

NASA shpreson që satelitët Grail të nxjerrin hartën më të saktë të Hënës deri tani.

Pastaj, shkencëtarët do të krahasojnë hartat topografike dhe gravitacionale të sipërfaqes së Hënës.

Ata shpjegojnë se me ndryshimin e formave të sipërfaqes hënore ndryshon edhe graviteti dhe ata presin që të ketë një ndryshim në sinjalet e gravitetit kur sondat të kalojnë mbi krateret dhe malet hënore. Në qoftë se kjo nuk ndodh, atëhere kjo mund të jetë shenjë se diçka është duke ndodhur brenda Hënës.

NASA thotë se njohuritë e fituara nga misioni Grail do t'i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë rrugën e formimit të planeteve shkëmborë, duke përfshirë edhe Tokën. Harta e gravitacionit do të jetë një mjet i rëndësishëm për anijet që në të ardhmen do të fluturojnë drejt Hënës.

Sondat binjake Grail do të fillojnë fluturimin në orbitën e Hënës më 31 dhjetor dhe 1 janar 2012.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI BAMIR TOPI: 2012 VIT I RËNDËSISHËM REFLEKTIMI PËR SHQIPTARËT (12.29.2011)
NË FERIZAJ DIGJET "ENVER HOXHA" I BLENDI FEVZIUT (12.29.2011)
HORLLËKU I ENVER HOXHËS, BURRËRIA E BAHRI OMARIT DHE MISTERE TË TJERA SHPALOSUR NGA ARKIVAT(Marrë nga libri "Enver Hoxha" i Blendi Fevziut) (12.29.2011)
TË SHOHËSH PËRTEJ NJË DETYRENga MIMOZA EREBARA (12.29.2011)
VITI I RI 2012 DHE NJË BOTË E RE QË PO FILLON!Nga ADNAN ABRASHI, Kosovapress (12.29.2011)
TELENOVELA "KOSOVA E RE" (12.28.2011)
"URAGANI" ARRIN FITOREN E KATËRT NË BOKSIN PROFESIONIST (12.28.2011)
HJUSTON: HAPET EKSPOZITA E ARTIT ISLAMIK (12.28.2011)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITI DREJTUESIT E BASHKËSISË HEBRAIKE TË KOSOVËS (12.27.2011)
PRISHTINA NË FUNDVIT (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]