E Martë, 05.14.2024, 02:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
"ARTIST", "HUGO" PRIJNË ÇMIMET E SIVJETME OSKAR
E Martë, 01.24.2012, 05:14pm (GMT+1)

Voal-online - 24 JANAR 2012, LOS ANXHELOS - Filmat "Artist" i Michel Haznavicius dhe "Hugo" i Martin Scorsese udhëhoqën paketën e kandidatëve Oskar të martën, duke përfshirë edhe kategorinë e filmit më të mirë, në garën për çmimet më të rëndësishme për filmat në botë.


Filmi 3D "Hugo" i Scorsese ka eksploruar magjinë e filmbërjes, duke marrë 11 kandidime në tërësi, përfshirë edhe një kandididim për në kategorinë e regjisorit. "Artist", i cili i ka rrëmbyer këtë vit të gjitha çmimet para-Oskar, kishte 10 kandidime në tërësi.


Të dy kandidatët kanë largësi të madhe nga garuesit e tjerë, përfshirë filmin me temën e bejsbollit "Moneyball," dhe filmin me temën e Luftës së Parë Botërore të Steven Spielberg "War Horse," ("Kali Luftës") me nga gjashtë kandidime.

Në garë për filmin më të mirë janë drama e familjes "The Descendants" ("Pasardhësit"), filmi për të drejtat civile "Help" ("Ndihmë"), filmi i Woody Allen "Midnight in Paris", "The Tree of Life," ("Pema e Jetës") i Terrence Malick dhe filmi për 11 shtatorin, "Extremely Loud & Incredibly Close" (Tmerrësisht me zë të lartë dhe tepër ngjitur")

Edhe pse kishte 11 nominime, "Hugo" garon kryesisht në kategori relativisht të vogla të tilla si drejtim arti dhe dizajn kostumesh. 10 kategoritë për "Artist", në të kundërt, ishin në një gamë të gjerë të grupeve, përfshirë aktoren më të mirë mbështetëse për Berenice Bejo dhe regjisorin për Michel Hazanavicius.

Kandidatët më të mirë udhëhiqen nga aktorja Meryl Streep që ka portretizuar ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher në"The Iron Lady" ("Zonja e Hekurt"), Glenn Close në "Albert Nobbs," Viola Davis për "Help", Mara Rooney në"The Girl with the Dragon Tattoo," ( "Vajza me tatuazh dragoi"), dhe Michelle Williams në "My Week with Marilyn" ("Java ime me Marilyn").

Gara e aktorit më të mirë aktori është një ndeshje intriguese midis miqve George Clooney dhe Brad Pitt. Clooney ishte nominuar për rolin e tij si një baba duke u përpjekur për të mbajtur familjen e tij së bashku në një kohë krize në "Pasardhësit" dhe Pitt në "Moneyball." Por ata përballen me konkurrencën e ashpër nga francezi Jean Dujardin që ka luajtur në "Artist", si dhe Gary Oldman në "Tinker Tailor Soldier Spy" dhe Demian Bichir në "A Better Life".

Oskarët jepen Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit Artistik, dhe fituesit e këtij viti do të emërohen në një ceremoni solemne në Hollywood më 26 shkurt.


Çmime përfshijnë një larmi tejet të gjerë të filmave. (reuters)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REGJISTROHET STUHIJA MË E MADHE DIELLORE NË 7 VJET (01.24.2012)
PRESIDENTI TOPI DHE PRESIDENTI KROAT JOSIPOVIÇ THEKSUAN RËNDËSINË E INTENSIFIKIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË GJITHANSHME DYPALËSHE (01.23.2012)
OPRAH WINFREY NË TAXH MAHALL: LEGJENDË E RINGJALLUR E NJË HISTORIE DASHURIE NGA SHAH JAHAN DHE TAXH MAHALLI DERI TEK EDITH PIAF E LIZ TAYLOR (01.23.2012)
PAS NDËRPRERJES SË PROTESTËS, VV MUND TË SHPALLË SOT HAPAT E MËTEJSHËM (01.23.2012)
AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PUBLICISTIT DHE ANALISTIT NAZMI LUKAJAkademia mbahet nën patronatin e Kryetarit të komunës së Pejës Dr. Ali Berisha (01.23.2012)
WILLIAM WALKER NË SHOQËRI TË LIDERËVE TË VETËVENDOSJES: JAM KËTU SI VERIFIKUES (01.23.2012)
KURTI: QEVERIA TRADHTOI POPULLIN (01.22.2012)
PROTESTË E QETË (01.22.2012)
"Radio Evropa e Lirë": NIS PROTESTA (01.22.2012)
HRW PUBLIKON RAPORTIN E RI: KOSOVA PËRMIRËSIM TË VOGËL MË 2011 (01.22.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]