E Premte, 05.10.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TË HËNËN PEZULLOHET QEVERIA E KOSOVËS PËR KATËR ORË
E Djelë, 02.26.2012, 07:14pm (GMT+1)


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, të hënën nga ora 12, për katër orë me radhë do të jetë e rrethuar nga qytetarët, të cilët janë thirrur në një protestë paqësore nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtarët e këtij subjekti politik, në një konferencë për media, thanë se protesta ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku parashihet që Kosova në forumet dhe nismat rajonale, të përfaqësohet me fusnotë e pa emrin republikë.

Dardan Molliqaj bëri të ditur se nga të gjitha qendrat e Kosovës është organizuar transporti për qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në demonstratë.

"Për katër orë rresht do ta pezullojmë plotësisht punën e kësaj Qeverie që po e pezullon shtetin e Kosovës. Përgjatë kësaj kohe, do të qëndrojmë rreth e rrotull Qeverisë për ta realizuar një gjë të tillë. Qëllimi i demonstratës është pezullimi i punës së Qeverisë dhe asgjë tjetër", tha Molliqaj.

Për mbajtjen e protestës, organizatorët thanë se nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës, pasi që, sipas tyre, nuk është e nevojshme.

Dardan Molliqaj, mosnjoftimin e policisë për organizimin e protestës, e arsyetoi duke thënë se një gjë e tillë është e garantuar në shumë konventa ndërkombëtare. Për më tepër, ai u zotua se protesta do të kalojë e qetë.

"Në shumë konventa ndërkombëtare e drejta e grumbullimit është e drejtë e garantuar dhe për një gjë të tillë nuk ka nevojë të kërkohet leje, madje as njoftim. Gjithçka do të përfundojë siç po e themi sot. Nëse Policia e Kosovës ka një urdhër politik nga Bajram Rexhepi ose Hashim Thaçi, për të intervenuar dhunshëm ndaj qytetarëve paqësorë, atëherë kjo është pyetje që duhet t'i shtrohet Policisë dhe shtetit të Kosovës", u shpreh Molliqaj.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës, deklaruan për Radion Evropa e Lirë se për protestën e së hënës, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk është kërkuar leje në polici.

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, tha pavarësisht moskërkimit të lejes për protestë, policia ka hartuar një plan.

"Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë me shkrim, zyrtare, sa i përket kërkesës për leje, ashtu siç e parasheh Ligji për tubime publike. Megjithatë, ne e kemi informacionin që tashmë është publik lidhur me mbajtjen e kësaj proteste dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet, janë hartuar planet operacionale policore për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë mbajtjes së kësaj proteste", deklaroi Sadriu.

Ndryshe,organizatorët e protestës kërkuan nga policia që të mos i bllokojë rrugët dhe trotuaret dhe të mos i provokojë demonstruesit. Po ashtu, ata kërkuan që policia të mos i bllokojnë autobusët dhe të mos i konfiskojë parullat dhe mjetet logjistike.

Për t'u kujdesur që demonstrata të kalojë e qetë, Vetëvendosje do të angazhojë mbi 500 aktivistë.

Kurse, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, derisa kritikoi Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Beogradin në Bruksel, tha se ekzekutivi kosovar ka pranuar që të tjerët kanë të drejtë të na e mohojnë shtetësinë.

"Kosova ka shënuar kthimin më të madh prapa politik me dekada. Përderisa gjatë rrugëtimit të arritjes së aspiratave kombëtare, ka ndodhur shumë herë që të tjerët të na mohojnë aspiratën, sakrificën, dhe arsyetimin e shtetësisë, të premten Qeveria jonë ka qenë ajo e cila e ka nënshkruar këtë kthim prapa", theksoi Ahmeti.

Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën kishte nisur mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, në mënyrë që të mos pranohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës pa termin "Republikë". Tashmë, sipas Vetëvendosjes, janë mbledhur më shumë se 10 mijë nënshkrime.

Por, jo vetëm partitë politike në pushtet e kanë kundërshtuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ashtu siç kërkon Vetëvendosja, por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar edhe partitë tjera opozitare.

Ato kanë vlerësuar se nëse mbahet një seancë e tillë, marrëveshja për bashkëpunimin rajonal ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vetëm sa do të forcohet. Këtë qëndrim të partive opozitare, Vetëvendosje e konsideron si të logjikshme. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË HOLLIVUD ZHVILLOHET SONTE CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE OSKAR (02.26.2012)
VV: QEVERIA DUHET TË JAPË DORËHEQJE (02.26.2012)
VETËVENDOSJE: MBI 7 500 QYTETARË FIRMOSIN PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS! (02.26.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 26 SHKURTIN NË VITE... (02.26.2012)
FRANK WISNER: KOSOVA KA HYRË NË RRUGËN PËR T'U BËRË NJË DITË ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN (02.26.2012)
ZËRI I AMERIKËS RRETH JEHONËS SË MARRËVESHJES PËR PËRFAQËSIMIN E KOSOVËS NË FORUMET RAJONALE (02.25.2012)
DANIEL SERVER ANALIZON ARRITJEN E MARRËVESHJES NË BRUKSEL MES PRISHTINËS E BEOGRADIT (02.25.2012)
FESTË NË USTER TË MASAÇUSETSITNga ARDIAN MURRAJ (02.25.2012)
FOTO E DITËS: BASHKËLUFTËTARËT MBAJNË MBI SUPE KAPITEN FETI VOGLIN PËR NË BANESËN E FUNDIT (02.25.2012)
PRESIDENTI TOPI VLERËSON MARRËVESHJET MË TË FUNDIT TË ARRITURA MES KOSOVËS DHE SERBISË NË BRUKSEL (02.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]