E Premte, 05.10.2024, 08:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KULME TË REJA TË RRËNIMIT TË PANDALSHËM TË RRUGËS SË KOMBIT
E Hënë, 02.27.2012, 10:56am (GMT+1)

Kukës - Furia e shkatërrimit në autostradën Milot-Kukës-Morin ka prekur edhe segmentin Thirrë-Rreshen. Ndërkohë që segmenti Kukës-Morin mban rekordin e ndërhyrjeve, ku në rreth 17 kilometër nga Kukësi në Morin numërohen rreth 34 ndërhyrje në autostradë. Por fenomeni i ndërhyrjeve dhe dëmtimit të trafik ndaresve të autostradës ka prekur edhe zonat e Mirditës, pikerisht ato të Fanit, Oroshit e Repsit. Në të gjitha fshatrat e kësaj zone që ndodhen në të dy anët e kësaj autostrade janë krijuar një dalje provizore në rrugë, si edhe për të kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën janë hequr trafikndarëset dhe barrierat mbrojtëse të saj. Këto dëmtime janë një rrezik serioz për aksidente, ndërsa ende nuk është ndërhyrë për të vënë nën kontroll këtë situatë. Hapja e kalimeve të palejuara përgjatë autostradës Milot-Kukës-Morin është kthyer në një shqetësim, duke rritur mundësinë për aksidente përgjatë këtij aksi të rëndësishëm rrugor. Megjithesë zonat ku kanë pësuar ndërhyrje kanë mbikalime, nënkalime dhe rrethrrotullimet e nevojshme përsëri konstatohen lehtësisht mjete që kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve në to, por edhe në mjetet e tjera që lëvizin përgjatë autostradës. Hapja e kalimeve të paligjshme është bërë nga banorët e zonës, të cilët vazhdojnë zgjerimin e hyrje daljeve dhe heqjen e trafikndarësve, por deri më tani nuk ka patur asnjë të penalizuar për këtë problem. Aktualisht janë krijuar 6 hyrje dalje të reja që nuk kanë asnjë autorizim, ndërsa po kështu edhe kalimi i automjeteve mespërmes autostradës ndodh në 3 pjesë të saj, në Reps, Orosh dhe në afërsi të Fanit. Në këto kushte shumë segmente të autostradës janë kthyer në një rrezik si për banorët e zonave përreth që përdorin këto hyrje dalje të paligjshme, ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve, po të kihet parasysh edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së tyre që varion nga 90 në 110 km në orë. Autostrada Milot-Kukës-Morin ka mbetur si një "mall pa zot" në periudhën e tranzicionit që po kalon ky segment rrugor drejt dhenies me konçension. Ndertimet pa leje kanë mbirë në anë të kesaj autostrade, ku rekordin e mban segmenti Kukes-Morin me 8 ndërtime pa leje vetëm, një segment prej 17 kilometrash. Nga Rresheni deri në Morin numërohen rreth 15 ndërtime pa leje ku gjysma e tyre janë pompa benzine e motele dhe pjesa tjetër bar-kafe. Ndërkohë që janë sistemuar terrene të gatshëm për të filluar ndërtimet. Ky segment rrugor ka shënuar rekord edhe përsa i perket ndërhyrjeve në trafik ndarese, ku në një gjatësi prej 17 kilometrash numerohen rreth 34 nderhyrje, pra rruga nga Morini deri në Kukes nderpritet në çdo 500 metër. Numrin më të madh të ndertimeve pa leje në autostradë e perbejnë pompat e benzines shoqëruar me motele të pasuara me bar-bufe dhe restorante. Në segmentin e autostrades nga Rresheni deri në Fushë-Dukagjin numerohen katër pompa benzine ku tre prej tyre kanë edhe lokale të shërbimit social dhe hotelier. Ndërkohë që në segmentin Myç-Mamez-Kukes-Morin, numerohen rreth 10 ndërtime pa leje, ku katër janë pompa benzine dhe gjashtë të tjera bar-kafe. Nderkohë që pa leje janë edhe të gjitha reklamat e vendosura në anë të autostrades nga Morini deri në Rreshen. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka kerkuar dhenien me konçension të autostrades Milot-Kukes-Morin, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka kapacitete per mirëmbajtjen e saj. Qeveria e Shqipërisë ka firmosur në janar të vitit kaluar një mareveshje me IFC-në, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, per të ndihmuar qeverinë shqiptare duke organizuar një proces tenderimi transparent dhe konkurrues për përzgjedhjen e kompanisë private që do të marrë me konçension autostraden të kualifikuar për përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e autostradës bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. IFC-ja ka bërë studimin e përgjithshëm, duke dhënë mundësitë se si mund të përmirësohet, funksionojë dhe mirëmbahet autostrada dhe se si mund të futet taksa e rrugës si një nga zgjidhjet e mundshme.Qeveria shqiptare ka percaktuar si autoritet kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Kukes-Morin, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve.Me 18 dhjetor të vitit kaluar janë publikuar në gazetën "International Herald Tribune" dhe në dy gazeta shqiptare të përditshme kushtet për garën mbi marrëveshjen konçensionare për rrugën nacionale Milot- Kukes-Morin. Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me dy faza, parakualifikimi dhe kualifikimi. Aplikimi i parakualifikimit ka qenë për t'u dorezuar në ministrinë e Transporteve jo më vonë se ora 15:00 e datës 15 shkurt 2012, ndërkohë që më 24 shkurt do të njoftohej se kush kalon në fazën e fundit të perzgjedhjes. Por tenderi për dhënien me koncesion të rrugës Milot- Kukës-Morin është shtyrë .Subjektet e interesuara do kenë kohë deri më 27 shkurt(diten e sotme) për të dorëzuar dokumentet, ndersa data e mëparshme ishte 15 shkurti. Dyshohet se kërkesa për të bërë investime të reja në autostadë ka frenuar kompanitë e huaja, ndërkohë që edhe kërkesa për të vendosur "trarët" e pagesës së tarifës për kalimin në autostradë, që në Shqipëri bëhet për herë të parë, mund të ketë ngjallur dyshime te konçensionaret. Dhenia me konçension e autostrades Milot-Kukes-Morin do të jepet me afat të gjatë dhe ka të bëjë me rehabilitimin,mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot- Kukes-Morin, e cila lidh qytetet e Durrësit dhe Tiranës me Republikën e Kosovës.Konçensionari i cili do të shpallet fitues, krahas operimit dhe mirëmbajtjes së autostrades ku perfshihet edhe menaxhimi I tunelit të Kalimashit ku do të jetë edhe stacioni për mbledhjen e taksës që do te vendoset, do të marrë persiper edhe ndertimin e dy korsive të segmentit nga Fushë-Miloti deri në Rreshen që aktualisht është me dy korsi.Nderkohë që konçensionari do të ndertojë tre By-pass-e, ku më i kushtueshmi do të jetë By Pass-i i Kukesit ku perfshihet edhe ura e madhe mbi lumin Drini i Zi, apo më saktë e Liqenit të Fierzës në hyrje të qytetit të Kukësit. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGOJNË TË BURGOSURIT DHE SHOQATAT E TË PËRNDJEKURVE POLITIKËSHPIFJET NDAJ PERSONALITETIT BESIM NDREGJONI TË PAVËRTETA DHE JO TË MORALSHME PËR PËRNDJEKJEN POLITIKE! SHPIFËSIT PARA DREJTËSISË! (02.27.2012)
DËSHMITARJA E FUNDIT: RRËFEJ VDEKJEN E SABIHA KASIMATIT MES 21 BURRAVE TË PUSHKATUAR PA GJYQ PËR BOMBËN NË AMBASADËN SOVJETIKE (02.27.2012)
"ARTISTI" PRAROHET KREJTËSISHT NË ÇMIME OSKAR (02.27.2012)
TË HËNËN PEZULLOHET QEVERIA E KOSOVËS PËR KATËR ORË (02.26.2012)
NË HOLLIVUD ZHVILLOHET SONTE CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE OSKAR (02.26.2012)
VV: QEVERIA DUHET TË JAPË DORËHEQJE (02.26.2012)
VETËVENDOSJE: MBI 7 500 QYTETARË FIRMOSIN PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS! (02.26.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 26 SHKURTIN NË VITE... (02.26.2012)
FRANK WISNER: KOSOVA KA HYRË NË RRUGËN PËR T'U BËRË NJË DITË ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN (02.26.2012)
ZËRI I AMERIKËS RRETH JEHONËS SË MARRËVESHJES PËR PËRFAQËSIMIN E KOSOVËS NË FORUMET RAJONALE (02.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]