E Premte, 05.10.2024, 06:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

DËSHMITARJA E FUNDIT: RRËFEJ VDEKJEN E SABIHA KASIMATIT MES 21 BURRAVE TË PUSHKATUAR PA GJYQ PËR BOMBËN NË AMBASADËN SOVJETIKE


E Hënë, 02.27.2012, 08:41am (GMT+1)

Diti Biçaku është dëshmitarja e vetme okulare që ka dëshmuar momentet e fundit të shoqes së saj Sabiha Kasimati, që ishte femra e vetme në mes 21 burrave, arrestuar mbrëmjen dhe të pushkatuar pa gjyq më 26 shkurt të vitit 1951 me pretekstin e vënies së bombës në Ambasadën Sovjetike. Në moshë shumë të thyer Diti Biçaku (Maliqi) e kishte të ngulur në kujtesë ngjarjen teksa dëshmon arrestimet në masë, prangosjen, njohjen me akt-akuzën nga vetë Mehmet Shehu. "Kjo ditë dhe ajo natë nuk harrohen. Unë jam arrestuar më 24 shkurt dhe Sabihaja më 23, në orën 12 të natës. Na morën me duar të lidhura. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar që po na çonin drejt burgut të madh. Ishte errësirë e madhe. Na futën në birucë dhe u bë një dritë sa një fije shkrepëse, kur pashë edhe Sabihanë...", kujton ajo. Diti Biçaku, e ulur në mes të sallës "Shekspir" në Teatrin Metropol, me flokët e bardhë borë dhe zërin që i dridhet teksa kthehet pas në kohë, u rrëfen familjarëve të 22 të pushkatuarve, të pranishëm në sallë, çfarë kishte ndodhur atë mbrëmje të ftohtë shkurti ku dëbora binte çika-çika me babanë, motrën, vëllain e gjyshërit e tyre që nuk u kthyen kurrë më. Ndoshta Zoti e shpëtoi që ajo të vinte këtë mbrëmje e të rrëfente jo vetëm historinë e 22 të pushkatuarve, mes tyre dhe shoqja e saj Sabiha Kasimati, por edhe të dhjetëra të arrestuarve të asaj nate.

Zonja Diti Biçaku Maliqi, ju jeni dëshmitarja e vetme okulare e arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve që pasuan me ngjarjen e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Si e kujtoni atë natë?

Ishte ora 12 e natës kur ra dera e shtëpisë sime. Ishin tre të Sigurimit, të cilët të armatosur hynë brenda. Erdhën dhe më pyetën: Kush je ti? Unë jam Diti Biçaku, iu thashë. Në emër të popullit je arrestuar! Më vunë hekurat. Bënë një kontroll të imët nja një orë e ca në shtëpi, por nuk gjetën asgjë. Ashtu e lidhur u hodha sytë prindërve që po qanin me lot. U thashë të mos kenë gajle se unë isha pa faj e se do kthehesha prapë. Në ato momente nuk e di, por Zoti më dha forcë. Dola bashkë me ata të Sigurimit, të cilët ishin tre veta; njëri më rrinte majtas, tjetri djathtas e i treti përpara. I fola njërit që kisha në krah: Ku po më çoni? Mos fol! më bërtiti.

Thatë se ishte ora 12 e natës. Ku ju çuan?

Drejt e në qendrën e qytetit, ku është Sahati. Pastaj na drejtuan te burgu i ri (kështu i thoshin atëherë). Por kur dolëm te sheshi "Skënderbe" ishte mizëria me të burgosur. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar e drejtimi i të gjithëve ishte drejt burgut të madh. Të gjithë të burgosurit shoqëroheshin me nga tre të Sigurimit dhe kështu ne nuk mund të kthenim kokën as majtas, as djathtas që të shihnim njëri-tjetrin. Te burgu i ri pritëm shumë sepse nuk mbaronte radha e të burgosurve. Unë nuk e di në isha e fundit apo e parafundit. Kur më erdhi radha hyra te dera e parë. Një kërcitje e tmerrshme nga pas. Pas saj ishte një tunel shumë i errët që ndriçohej nga një dritë e zbehtë. Kaluam derën e dytë dhe pastaj më futën në një birucë. Biruca ishte pus. Nuk kishte fare dritë. Më lanë aty dhe i vunë llozin derës. Unë nuk e dija ku isha. Në atë moment u ndez një fije shkrepëse në mes të 5-6 vetëve që ishin të gjitha gra. Mes tyre ishte dhe Sabiha Kasimati. Ishte ajo që ndezi fijen e shkrepëses. Kush je?- më tha, se nuk shihej mirë. Jam Diti Biçaku, iu përgjigja. Në vend që të më thoshte "obobo"...se më kishin arrestuar, tha "o shyqyr", ngaqë i doli një e njohur në atë tmerr. Unë, Sabiha Kasimatin e kam njohur që kur kam qenë në Elbasan.

Sa kohë ju mbajtën në qeli?

Nuk e di, se nuk e kuptoje se kur ishte ditë e kur ishte natë. Ngaqë bënte shumë ftohtë u futa në dyshekun e Sabihasë dhe u mblodhëm të dyja për t'u ngrohur. Ajo ishte me temperaturë. Ndërkohë që po bisedonim kërciti dera. Erdhën ata të Sigurimit. U futën brenda dhe thirrën emrin e Sabiha Kasimatit. Sabihaja dridhej nga të ftohtit se ishte sëmurë. Unë hoqa pallton time të madhe dhe ia hodha në krah. Me atë pallto është pushkatuar. Doli Sabihaja. Pas pak erdhën dhe thirrën edhe emrin tim. Të dyjave bashkë na futën në një dhomë ku ishin dhe disa persona të tjerë. Ishin ata të hetuesisë. Na ulën në një tavolinë që ndriçohej nga një fener. Ishte Mehmet Shehu dhe ca që nuk i njihja atëherë, por tani i njoh. Mehmet Shehu përplaste dorën në tavolinë duke thënë: "Këto janë armike të popullit. Këto deshën të na përmbysnin pushtetin tonë popullor. Nuk duhet të kemi mëshirë për to, por t'u japim dënimin maksimal se e kemi fitu me gjak pushtetin popullor". Në këtë moment unë dhe Sabihaja i shtrënguam dorën njëra-tjetrës dhe e kuptuam se ishim shumë në rrezik.

Çfarë ndodhi pas kësaj me ju dhe Sabihanë?

Pasi mbaruam aty na larguan nga dhoma. Pas pak dëgjuam zhurmën e një makine të madhe. Ajo makinë vinte gjithmonë aty e mbuluar. Edhe sot e kësaj dite zhurmën e makinës më duket se e dëgjoj. Erdhi makina te dera dhe i futën të gjithë të lidhur. As kokën s'e ngrinin dot. Ne nuk e mendonim kurrë se po i çonin për t'i pushkatuar, por mendonim se ata shpëtuan dhe po i lironin. Ne ishim të gjithë të pafajshëm. Erdhën dhe morën edhe Sabihanë që e hipën në atë makinë. Në atë moment ajo më tërhiqte që të shkoja me të. Unë doja të shkoja me Sabihanë, por një nga gardianët më tërhoqi dhe makina u nis. Me sa duket unë nuk isha në listë për t'u pushkatuar. Nuk e di si shpëtova, por në atë kohë pyesja o Zot, pse nuk shkova dhe unë me Sabihanë, sepse mendoja se atë e kishin liruar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"ARTISTI" PRAROHET KREJTËSISHT NË ÇMIME OSKAR (02.27.2012)
TË HËNËN PEZULLOHET QEVERIA E KOSOVËS PËR KATËR ORË (02.26.2012)
NË HOLLIVUD ZHVILLOHET SONTE CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE OSKAR (02.26.2012)
VV: QEVERIA DUHET TË JAPË DORËHEQJE (02.26.2012)
VETËVENDOSJE: MBI 7 500 QYTETARË FIRMOSIN PËR MBROJTJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS! (02.26.2012)
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 26 SHKURTIN NË VITE... (02.26.2012)
FRANK WISNER: KOSOVA KA HYRË NË RRUGËN PËR T'U BËRË NJË DITË ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN (02.26.2012)
ZËRI I AMERIKËS RRETH JEHONËS SË MARRËVESHJES PËR PËRFAQËSIMIN E KOSOVËS NË FORUMET RAJONALE (02.25.2012)
DANIEL SERVER ANALIZON ARRITJEN E MARRËVESHJES NË BRUKSEL MES PRISHTINËS E BEOGRADIT (02.25.2012)
FESTË NË USTER TË MASAÇUSETSITNga ARDIAN MURRAJ (02.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]