E Premte, 04.26.2024, 03:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË MAQEDONI SITUATA TRAGJIKE PËRSHKALLËZOHET NË TENSIONE NDËRETNIKE
E Premte, 03.02.2012, 09:22am (GMT+1)


Përshkallëzimi i situatës në Maqedoni mund të parandalohet vetëm me ndërhyrjen urgjente të institucioneve në zbardhjen e të gjitha incidenteve ndëretnike, përfshirë dhe vrasjen që u bë dy ditë më parë, të dy të rinjve shqiptarë nga një polic maqedonas në Gostivar.

Kështu thonë njohësit e marrëdhënieve ndëretnike dhe të çështjeve të sigurisë.

"Institucionet e sistemit duhet të reagojnë në mënyrë efikase dhe të drejtë në këtë rast, që të shihen të gjitha aspektet, për të mos lënë hapësirë për daljen e situatës nga kontrolli, pasi në shoqëritë siç është Maqedonia, gjithmonë ekziston mundësia që edhe një incident banal apo një zënkë e vogël, qoftë edhe për një vend parkimi, të ngritë tensionet ndëretnike", thotë Mirjana Malevska, ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Mersel Bilalli, njohës i marrëdhënieve ndëretnike, për situatën e krijuar fajëson patriotizmin e institucioneve, përfshirë edhe policinë, ku sipas tij, janë përfshirë elemente kriminale, ngjashëm sikur dhe në institucionet tjera.

"Kjo është një pasqyrë reale se si funksionon dhe si organizohet një pushtet. Pra, pushteti praktikisht me persona të cilët rrezikojnë qytetarët, dëshiron t'i mbrojë qytetarët. Ky është vetëm një segment i gjithë sferave tjera. Pra të njëjtin organizim, të njëjtën strukturë e kemi në shumë segmente të jetës shoqërore edhe në ekonomi, kulturë, arsim, shkencë e kështu me radhë. Pra ky është një realitet tragjik i Maqedonisë", thotë Bilalli.

Ai kërkon gjithashtu ndërhyrjen e institucioneve, por, edhe shmangien nga ana e tyre të deklaratave të papërgjegjshme, siç ishte edhe ajo e zëdhënësit të policisë, i cili, duke u bazuar në deklaratën e policit, tha se ai veprën e kishte kryer në vetëmbrojtje, pasi gjoja ishte sulmuar nga personat e vrarë.

Ndërkohë vrasje e 26 vjeçarit Besnik Shehapi dhe 30 vjeçarit Imran Mehmeti në Gostivar, dhe ajo e Martin Neshkovskit, para gjashtë muajve, po ashtu nga një polic në qendër të Shkupit, ka bërë që "Lëvizja qytetare kundër brutalitetit policor", që tubon pjesëtarët të bashkësive të ndryshme etnike, sërish të kërkojë dorëheqjen e zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Ministria e Punëve të Brendshme, sërish me një sërë lëshimesh në paraqitjet e tyre publike krijon konfuzion dhe i nënçmon qytetarët. Fillimisht thonë se sulmuesit kanë qenë të paarmatosur kurse nga ana tjetër ende pa u kryer hetimi, pjesëtarin e saj e shpallë në një farë mënyre, duke u thirrur në deklaratën e tij, si një person që ka kryer aktin në vetëmbrojtje. Ky delitantizëm i MPB-së në këto situata delikate mund të ketë pasoja shumë serioze për shoqërinë, sidomos në këto momente kur kjo ngjarje po merr edhe interpretimin e incidentit ndëretnik", u shpreh Petrit Saraçini.

Lidhur me incidentin në Gostivar kanë reaguar edhe partitë shqiptare.

BDI-ja ka dënuar aktin duke kërkuar dënimin maksimal të autorit e saj, por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga popullata shqiptare që të mos bie në provokime eventuale, ndërsa opozita shqiptare në reagimin e saj tha se "me vrasjen e dy të rinjve, në Maqedoni përfundimisht është vrarë edhe bashkëjetesa ndëretnike".

Partitë maqedonase janë përmbajtur nga reagimet.

Ndryshe, polici vrasës, Jakim Martinovski, është arrestuar menjëherë pas veprës së kryer, ndërsa gjykata themelore në Gostivar i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË GOSTIVAR PROTESTUAN 5 MIJË VETË KUNDËR VRASJES SË DY SHQIPTARËVE (03.02.2012)
NË 20 VJETORIN E REFERENDUMIT KUVENDI I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS DEL ME PLATFORMË POLITIKE (03.02.2012)
RONA NISHLIU REGJISTRON KËNGËN "SUUS" NË HOLLIVUD (03.01.2012)
TË ENJTEN PROTESTË NË GOSTIVAR PËR VRASJEN E DY TË RINJVE SHQIPTARË (02.29.2012)
AGIM TIRANA E KA DJEGUR GJERGJ NDRECËN NË HETUESI ME CIGARE NË FYTYRËNga AGRON SHIJAKU (02.29.2012)
MARTIRËT ANTIKOMUNISTË E DESHËN LIRINË, NDËRSA KOMUNISTËT NUK U NDJENË KURRË TË LIRË...Nga PËLLUMB MALAJ (02.29.2012)
GJYQI I HAPURNga VISAR ZHITI (02.29.2012)
IVO BANAC MENDON SE MARRËVESHJA ËSHTË ABSURDE SEPSE SOVRANITETI EKZISTON OSE NUK EKZISTON (02.29.2012)
ENGEL ËSHTË I ZHGËNJYER NGA BE PSE KOSOVA NUK PATI TË NJËJTAT PËRFITIME SI SERBIA (02.29.2012)
GJYKATA KUSHTETUESE E FRANCËS HEDH POSHTË LIGJIN LIDHUR ME VRASJET MASIVE ARMENE (02.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]