E Premte, 04.26.2024, 11:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Trashegimia kulturohistorike paruria me e vyer e Republikes te Kosoves
Nga Jaho Brahaj

E Premte, 07.10.2009, 03:35pm (GMT+1)

Shpallja e Pavarësisë i shtron detyrime Shtetit Kosovar për t'u renditur me dinjitet përkrah shteteve europiane, shtete që kanë tradita shekullore në administrimin e veprimtarisë të fushave dhe aktiviteteve jetësore të territoreve të tyre.


Veprimtaria dhe organizimi shtetëror është shumë i gjërë. Këtu do flasim vetëm për një aspekt të ngushtë (në raport me gjërësinë e detyrimeve dhe veprimtarinë shtetërore), që ka të bëjë me trashëgiminë historiko-kulturore.

Republika e Kosovës në këtë fushë përballet me një sfidë të madhe dhe shumë delikate. Pervoja e hidhur e së kaluarës njëshekullore të kolonializimit, në shumicën e praktikave ligjore dhe reale ka qenë në dëm dhe në mosvlerësim të trashëgimisë shpirtërore e materiale të popullsisë, që ka jetuar etnikisht në vazhdimësi në këto troje.

Shumë monumente, vlera të kulturës materiale dhe shpirtërore të Kosovës janë shpërfillur, grabitur, e rrënuar me qëllim në heshtje, disa nga këto vlera janë tjetërsuar ose janë mbivlerësuar, sipas interesave të politikës kolonizatore e asimiluese. Qëndresa e përballja nga rradhët e masave popullore dhe individë e intelektualë të Kosovës kundra platformës së kolonizatorëve për grryerje e harresë, ka qenë stoike, me ruajtje, përnjohje, publikime e studime, disa herë duke shfrytëzuar ndonjë hapësirë ligjore, propogandistike dhe administrative, por në shumicën e rasteve kjo punë është bërë individualisht falë karakterit dhe ndërgjegjësimit mbarëpopullor, i cili përfaqësohej me zërin dhe punën e bijve e bijave, që ishin mbrojtës të pasurisë etno-kulturore e zëdhënës të shpirtit të trashëguar në shekuj. Kjo luftë është bërë e përballur me makinën shtetërore kolonizatore, e cila kishte platforma dhe organizma institucionale me qëllim të mpirjes së trurit dhe fshirjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë kulturore. Kjo qëndresë është bërë me bazën tradicionale institucionale e shpirtërore të brezave, që kishin vlersim e ndërgjegjësim për trashigiminë dhe pasurinë e tyre kulturore e historike. Kjo pervojë e punë kërkon vlerësim e është krenari për ne.


Kjo etapë u mbyll.


Duhet theksuar dhe vënë në spikamë, se krijimi i Shtetit të ri Kosovar, ka obligimin ta përmbushë këtë detyrë (detyrim) në hullinë institucionale e ligjore, shtetërore dhe financiare.


Sot Shteti Kosovar në këtë fushë ka detyrime kushtetuese dhe ligjore, që ta mbrojë, ruajë (me investime) dhe ta bëjë të njohur trashëgiminë kulturore-historike, pasurinë më të çmuar, që po trashëgon nga e kaluara.

Evidentimi, ruajtja dhe pernjohja e kësaj pasurie trashëgimi kulturore e historike është e domosdoshme dhe një nga elementët thelbësor e parësor për ta renditur Republikën e Kosovës me dinjitet përkrah shteteve europiane.

Evidentimi urgjent, kuadri ligjor dhe forma e organizuar dhe e kualifikuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike brenda territorit të Republikës bëhet i domosdoshëm edhe për disa faktorë dhe kushte aktuale të kësaj faze (periudhë e shkurtë kohore) të ngritjes së strukturave administrative shtetërore dhe plotësimit të kuadrit ligjor. Ligjet për trashëgiminë kulturore duhet të hartohet urgjent, sepse kjo është një pasuri, që e kemi dhe po e trashëgojmë, prandaj ky ligj dhe zbatimi i tij duhen të jenë të parat, që që të hartohen dhe zbatohen në praktikë.

Republika e Kosovës përballet edhe me faktin, që një shtet jodashamirës ka njohuri të sakta dhe të imta për trashëgiminë kulturore historike të territorit të shtetit të ri dhe ka një platformë më shumë se njëshekullore për të shkërmoqur, gërryer dhe tjetërsuar këtë pasuri.


Ka grupe dhe organizma brenda shtetit (territorit), që janë të interesuara, të paguara dhe në veprimtari aktive për të zhdukur objekte dhe dëshmi kulturore e historike, për të fallsifikuar monumente dhe objekte dhe pse jo, edhe me tendenca për të futur fshehtas objekte brenda territorit të Shtetit të Kosovës, që t'i shpalosin nesër si dëshmi (fallsifikime) të një kulture dhe trashëgimie tjetër.


Evidentimi me kritere shkencore dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore historike të bëhet për të gjitha grupet etnike të Republikës së Kosovës, objekt dhe detyrim, që e ka marrur përsiper Shteti dhe Qeveria e R.epublikës së Kosovës.


Ky detyrim është primar për të gjitha shtetet europiane, ku Republika e Kosovës po bashkëngjitet. Këto shtete kanë një organizim dhe përvojë dhe megjithatë po përballen me probleme të degradimit nga faktori kohë dhe me veprimtari individësh e organizatash të trafikimit të pasurisë kulturore të tyre. Republika e Kosovës që po e hap këtë kapitull të evidentimit dhe ruajtjes, duhet të jëtë në alarm në këtë drejtim, duke vlerësuar, se përballë vështirësive ka edhe një rrethanë shumë lehtësuese; bashkpunimin me organizma dhe shtete, që kanë përvojë.


Trashëgimia kulturore dhe historike është e pazevendësueshme dhe asnjëherë nuk llogaritet me vlera financiare. Nëqoftëse humbasim dhe bjerrim nga kjo pasuri, atëherë nuk kemi respekt për breza të tërë, që e krijuan dhe na e lanë trashigim.


Përkrah vendeve të tjera do të jemi pa identitet, si thotë populli; as mish as peshk, ose, as dele as dash.

Brezat e ardhshëm do na mallkojnë, se nuk arritëm të ruajmë atë pasuri që e morëm amanet nga etrit (nuk e krijuam). Po ta ruajmë, do na lehtësojnë fshikullimat për mangësitë e pasurive të krijuara në vazhdimsi sot e drejt të ardhmes.

-

Shënim: Jaho Brahaj është specialist në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Tiranë


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shkrirja e metodave të Luftës së Ftohtë (07.05.2009)
Krerët e Kosovës e cilësojnë destruktiv qëndrimin e Tadiçit (07.02.2009)
Nënshkruhet marrëveshja me OPIC për investimet amerikane në Kosovë (06.30.2009)
International Herald Tribune: Shpresat evropiane të Shqipërisë (06.30.2009)
BARDHYL AJETI NË MEMORIALIN E GAZETARËVE NË ARLINGTON NDËRSA NË KOSOVË MBULOHET ME HESHTJE  Nga Elida BUÇPAPAJ (06.25.2009)
Arrestimi i Çekut, Prokuroria bullgare: Do të vendosim brenda 72 orësh (06.24.2009)
Rreziku nga getoizimi i Kosovës (06.23.2009)
Si duhet të reagojë Presidenti Obama ndaj ngjarjeve në Iran? (06.22.2009)
Demonstratat në Iran dhe roli i rrjeteve shoqërore të informimit (06.21.2009)
Copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës prioritet i diplomacisë serbe (06.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]