E Hënë, 05.20.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

"Dielli": SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJENERAL GJUNKSHI VIZË TEK VATRA


E Djelë, 04.01.2012, 03:28pm (GMT+1)

 

Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Shqiptare, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, i cili ndodhte për një vizitë zyrtare në SHBA, ishte të shtunën me 31 mars 2012, për një vizitë në Shtëpinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës "VATRA" Ai u prit nga Kryetari i Federatës Vatra, dr. Gjon Bucaj dhe zv/kryetari Agim Rexhaj. Në takim ndodheshin edhe anëtaraët e Këshillit, Zef Balaj, Zef Përnocaj, Sejdi Hysenaj, Marjan Cubi dhe editori i Diellit. Shefi i Shtabit shoqërohej nga Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë, Dritan Mishto.Kryetari i Vatrës i uroi mirëseardhjen mysafirit të nderuar dhe grupit që e shoqëronte dhe e informoi për përgatitjet dhe veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës, e cila është në prag të 100 vjetorit të themelimit, festë që përkon me 100 vjetorin e Shtetit të Pavarur Shqiptar.

Mysafiri falenderoi mikpritësit dhe tha se ishte nder që ishte në Shtëpinë e Vatrës, Shoqatës më jetëgjatë në historinë e Kombit, e cila për 100 vjet u ka qëndruar sfidave të kohës dhe i ka shërbyer Kombit, sia skush tjetër.

Më pas z. Gjunkshi informoi për vizitën e tij në SHBA, takimet e deritanishme dhe për reformën në ushtrinë shqiptare, e cila është një partnere e denjë e shteteve anëtare në NATO. Ai tregoi për nivelin e lartë të forcave shqiptare që shërbejnë në Afganistan dhe për aktin heroic të dëshmorit, kapitenit Feti Vogli dhe nëntetar Aleksandër Peci.

Gjeneral Major Gjunkshi foli me detaje për marrdhëniet që ushtria shqiptare ka me Gardën Kombëtare të New Jersy-t, që ai e vizitoi dhe u prit me ngrohtësi nga komandanti i gardës general Brigade Michael Cunniff. Ai tha se gjeneral Cunniff shprehu vlerësimet më të mira për FA shqiptare, për arritjet, standardet dhe mënyrën se si ato po përballen me angazhimet operacionale, emergjencat dhe sfidat e modernizimit. Në mënyrë të veçantë ai vlerësoi angazhimin tonë në operacionet e NATO dhe bashkepunimin me Gardën Kombëtare të Neë-Jersey. "Ju,u shpreh gjeneral brigade Cunniff, - prezantoni sot një model të seriozitetit dhe të angazhimit jo vetëm brenda vendit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit dy palësh, si dhe më gjerë në kuadër të Aleancës".

Gjeneral Major Gjunkshi pati një bisedë të ngrohtë me përfaqësuesit e Vatrës në sallën e mbledhjeve të saj dhe më pas vizitoi mjediset e bibliotekës dhe të arkivit. Editori i Diellit, u tregoi mysafirëve copëza nga Historia e Vatrës që nga themelimi duke i ilustruar me dokumente arkivore, recordet e Vatrës, që nga mbledhja e parë, dokumente autentike të Fushatës së 3 prillit 1917"Të shpëtojmë Shqipërinë' ku vatranët dhuruan 150 mijë dollarë, për Huanë Kombëtare të viteve 1921-22 si , ku vatranët mblodhën për nevoja ët ngutshme të shetit shqiptar $ 197.707.89 dhe materialeve të tjera arkivore.Gjeneral Major Gjunkshi i dhuroi kryetarit të Vatrës një pllakë mirënjohje.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËRKOHET STATUS I BARBARTË I VOJVODINËS ME SERBINË (04.01.2012)
KOHA DITORE FESTOI DITËLINDJEN E 15të (04.01.2012)
"Zëri i Amerikës": POLICIA SERBE ARRESTON DY POLICË TË KOSOVËS, REAGON MINISTRIA E BRENDSHME (03.31.2012)
QEVERIA E KOSOVËS KEQTRAJTON KAPITALIN NJERËZOR (03.31.2012)
HISTORIA PO RIZGJOHET, AJO ULËRINNga HALIL MATOSHI (03.31.2012)
DELL: KORRUPSIONI NË KOSOVË PO BËN KËRDINËFjalimi i Ambasadorit Christopher W. Dell me rastin e ceremonisë së Programit fillestar edukativ ligjor - Korrupsioni në Kosovë – Dalja nga hija në dritë (03.30.2012)
"Christian Science Monitor": INCIDENTET E DHUNSHME ETNIKE PËRGËNJESHTROJNË PAQEN NË BALLKAN (03.30.2012)
EDI RAMA, NDËRKOMBËTARËT DHE NEVOJA PËR NDRYSHIMNga ALFRED ÇAKO (03.30.2012)
BAMIRËSIA E NËNË TEREZËS E PARË NËPËRMJET LENTES SË ETIKËS MJEKËSORENga Dr. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit (03.30.2012)
DY FALËNDERIME DHE NJË SQARIM PËR NEXHIMJE HOXHËNNga EUGJEN MERLIKA (03.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]