E Enjte, 05.09.2024, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË KOSOVË ARRESTOHET NËN DYSHIMET PËR KORRUPSION SHEFI I FORCËS KUNDËR KORRUPSIONIT
E Martë, 04.03.2012, 04:49pm (GMT+1)

E martë, 03 Prill 2012

Në Kosovë, autoritetet e policisë së EULEX-it dhe të policisë së Kosovës kanë arrestuar udhëheqësin e forcë kundër korrupsionit në prokurorinë e posaçme të Kosovës, nën dyshimet për përfshirje në korrupsion. Nazmi Mustafi, shef i forcës kundër korrupsionit dhe një qytetar nga Gjakova, janë arrestuar "nën dyshimet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, përkatësisht për siç thuhet zhvatje parash nga një i dyshuar".

Duke reaguar pas këtij arrestimi, Transparency International Kosova ka theksuar se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka nxitur zhgënjim dhe humbje te shpresave tek qytetarët e Kosovës për luftë kundër korrupsionit.

Zyrtarë të institucioneve vendase e ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile thanë sot ndërkaq se lufta kundër kësaj dukurie nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Këto komente u bënë gjatë hapjes së një portali për luftimin e korrupsionit nëpërmjet mediave sociale, projekt ky i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe disa organizatave vendase, që synon angazhimin e qytetarëve për raportimin e rasteve të korrupsionit në Kosovë.

Faik Ispahiu, nga Internews Kosova thotë se qasja e madhe e qytetarëve të Kosovës në internet është një mundësi më e madhe për raportimin e këtyre rasteve.

"Në Kosovë, 71.5 për qind e shtëpive kanë qasje në internet. Kjo është një forcë e madhe sepse këta njerëz munden të komunikojnë jo me komshiun e parë, jo me personin e qytetit tjetër por, këta njerëz munden të komunikojnë me të gjithë botën. Ajo që ne duam ta bëjmë është shfrytëzimi i këtij komunikimi, në mënyrë që të fuqizohet qytetari për të rritur presionin duke u nisur prej kryetarëve të komunave e deri te qeveria qendrore, duke i përfshirë të gjitha institucionet brenda saj", tha zoti Ispahiu.

Osnat Lubrani nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara tha se në Kosovë korrupsioni është problem që ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

"Një nga faktet më shqetësuese është se kur bëjmë matjen e perceptimit të publikut mbi shkallën e korrupsionit, dëshmohet se ai është shumë i lartë dhe opinioni i publikut është se përpjekjet për të luftuar korrupsionin nuk janë mjaft të frytshme", tha zonja Lubrani, duke nënvizuar se nisma e sotme është një mundësi më shumë.

Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni, tha se media sociale është bërë një mjet me rëndësi për ndryshime pozitive duke krijuar mundësi që vetë qytetarët të ndihmojnë luftimin e kësaj dukurie.

"Publiku kosovar është mjaft i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në shoqërinë tonë. Unë shpresoj në reflektimin e tyre, pasi që fenomeni i korrupsionit i dëmton të gjithë, madje edhe përditshmërinë e shumicës së njerëzve", tha zoti Preteni.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionit, dukuri kjo që sipas agjencisë kundër korrupsionit është mjaft e lartë dhe i kushton shtrenjtë buxhetit të Kosovës. Sipas, agjencisë vetëm gjatë vitit 2011 janë mbledhur 160 informata për raste të dyshimta për korrupsion, prej të cilave 121 janë denoncuar në prokurori.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell tërhoqi vërejtjen se korrupsioni, në të gjitha format e tij, është bërë njëri prej kërcënimeve kryesore me të cilat përballet shoqëria e Kosovës. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JACOBSON: PËR VERIUN NJË MODUS VIVENDI TË QËNDRUESHËM QË E RESPEKTON SOVRANITETIN E KOSOVËS (04.03.2012)
"QË TË MOS HARROJMË" -PRANVERË E VITIT 1999 - RRËFIME NGA FËMIJËT E KOSOVËS - NGA ALBANA M. LIFSCHINPërgatiti ZEQIR LUSHAJ (04.03.2012)
ISH PRESIDENTI CLINTON I OFRON KËSHILLA PËR TË SIGURUAR RIZGJEDHJEN PRESIDENTIT OBAMA (04.03.2012)
FORBES SHPALL FEMRAT SUPERMILIARDIERE TË VITIT: JA KRYESUESET (04.02.2012)
KUR U VRA ARBEN BROCI...Nga VEDAT KOKONA (04.02.2012)
PROJEKTI 'ONE WORLD YOUTH' SJELL PËRVOJËN GLOBALE TEK TË RINJTË NË KOSOVË (04.01.2012)
"Dielli": SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJENERAL GJUNKSHI VIZË TEK VATRA (04.01.2012)
KËRKOHET STATUS I BARBARTË I VOJVODINËS ME SERBINË (04.01.2012)
KOHA DITORE FESTOI DITËLINDJEN E 15të (04.01.2012)
"Zëri i Amerikës": POLICIA SERBE ARRESTON DY POLICË TË KOSOVËS, REAGON MINISTRIA E BRENDSHME (03.31.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]