E Enjte, 05.09.2024, 05:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VAZHDON KONTRABANDA NË VERIUN E KOSOVËS
E Mërkurë, 04.04.2012, 04:18pm (GMT+1)

04.04.2012

Pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë janë dy nga pikat kufitare ku më së shumti tentohet të bëhet kontrabanda, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës. Kontrabanduesit, sipas tyre, tentojnë t'i fusin mallrat e kontrabanduara më së shumti përmes rrugëve tjera alternative, në pamundësi, siç thonë ata, që këtë ta bëjnë përmes pikave kufitare.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thekson se në ato pjesë të pikave kufitare ku kontrolli është më i ulët, aty edhe tentohet të futen mallra në mënyrë ilegale.

"Në pjesën veriore ka kontroll më të ulët dhe ka kontrabandë më shumë, por që prej marrjes së dy pikave në kontroll, kemi parë një zvogëlim të kontrabandës, Arsyeja pse ka ndodhur zvogëlimi, mund ta dëshmojmë me rritjen e të hyrave, me rënien e numrit të kundërvajtjeve dhe atëherë kur po tentohet të kontrabandohet me makina të vogla", thekson Stavileci.

Stavileci bën të ditur se disa ditë më parë në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë. Ai thekson se në këtë automjet janë gjetur një sasi e madhe e produkteve të qumështit e kontrabanduar me origjinë nga Serbia.

Sipas Stavilecit, tentimi për të kontrabanduar mallra me makina të vogla është një indikator i qartë se në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë nuk ka hapësirë për të kontrabanduiar.

Autoritetet e Doganave të Kosovës bëjnë të ditur se artikujt që më së shumti kanë peshuar në ekonominë joformale, janë ato me akcizë, siç janë nafta dhe derivatet e saj, pijet alkoolike dhe duhani, por që në periudhën e fundit është vërejtur të bëhet kontrabandë edhe me produkte të lira.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës thekson se përveç këtyre dy pikave kufitare me kufirin Kosovë - Serbi, kontrabanda tentohet të bëhet edhe në pikat tjera kufitare, siç është pika kufitare Kosovë-Shqipëri.

"Jo vetëm në Bërnjak dhe në Jarinë, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës ka kontrabandë për arsye se Kosova ka një gjatësi të kufirit që shtrihet në kufirin e gjelbër apo kufirin tokësor, prandaj edhe terreni është më i lehtë për të kaluar. Pra kemi kontrabandë që zhvillohet jashtë rrugëve zyrtare", shpjegon Stavileci.

"‹"‹Konsiderohet se me vite të tëra kur pikat kufitare në veri kanë qenë jashtë kontrollit, janë kontrabaduar mallra me vlerë deri në 50 milionë euro, mallra këto të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës pa paguar asnjë obligim dhe që e kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.

Nga niveli i lartë i kontrabandës, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, buxheti i Kosovës dhe ekonomia kosovare në përgjithësi ka pësuar humbje të mëdha.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekonomia jofomale në Kosovë është deri në 30 për qind e bruto produktit të brendshëm dhe kjo, siç thekson Rukiqi, është mjaft shqetësuese.

"Mund të konsiderohet se tani ka një nivel më të vogël të kontrabandës që bëhet kryesisht në masë më të vogël dhe me automjete më të vogla, por prapëseprapë është një vrimë e zezë atje që edhe prej strukturave serbe financohet pikërisht nga kjo kontrabandë. Kjo është shqetësuese për ekonominë e vendit", thekson Rukiqi.

Kalimi nga ekonomia joformale në atë formale ishte caktuar nga Qeveria e Kosovës në prioritetet e planit ekonomik 2011 - 2014.

Por, sidoqoftë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se ky prioritet i Qeverisë nuk duhet mbetur vetëm në letër, por të zbatohet.

Berat Rukiqi shprehet:

"Aksioni i Qeverisë së Kosovës që ka rezultuar me marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri, qoftë edhe në mënyrë simbolike me doganierë kosovarë, ka ndikuar që të ketë në masë të madhe të kemi reduktim të kontrabandës, por në pikat tjera konsiderohet të bëhet shumë më shumë". (rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DHJETË NGJARJE QË KANË SHËNUAR 4 PRILLIN NË VITE... (04.04.2012)
NË KOSOVË ARRESTOHET NËN DYSHIMET PËR KORRUPSION SHEFI I FORCËS KUNDËR KORRUPSIONIT (04.03.2012)
JACOBSON: PËR VERIUN NJË MODUS VIVENDI TË QËNDRUESHËM QË E RESPEKTON SOVRANITETIN E KOSOVËS (04.03.2012)
"QË TË MOS HARROJMË" -PRANVERË E VITIT 1999 - RRËFIME NGA FËMIJËT E KOSOVËS - NGA ALBANA M. LIFSCHINPërgatiti ZEQIR LUSHAJ (04.03.2012)
ISH PRESIDENTI CLINTON I OFRON KËSHILLA PËR TË SIGURUAR RIZGJEDHJEN PRESIDENTIT OBAMA (04.03.2012)
FORBES SHPALL FEMRAT SUPERMILIARDIERE TË VITIT: JA KRYESUESET (04.02.2012)
KUR U VRA ARBEN BROCI...Nga VEDAT KOKONA (04.02.2012)
PROJEKTI 'ONE WORLD YOUTH' SJELL PËRVOJËN GLOBALE TEK TË RINJTË NË KOSOVË (04.01.2012)
"Dielli": SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM GJENERAL GJUNKSHI VIZË TEK VATRA (04.01.2012)
KËRKOHET STATUS I BARBARTË I VOJVODINËS ME SERBINË (04.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]