E Enjte, 05.16.2024, 12:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FAMILJARË TË TË DYSHIMTËVE TË ARRESTUAR PROTESTUAN NË SHKUP
E Mërkurë, 05.02.2012, 05:57pm (GMT+1)

Shkup, 2 maj - Familjarë të të arrestuarve në operacionin "Monstër" të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë kanë reaguar lidhur me arrestimet e të afërmeve të tyre.

Pjesa më e madhe e familjarëve të tubuar pranë gjykatës kanë shprehur revoltën e tyre.

Pritet që në çdo moment të nisë procedura dëgjimore e grupit të të ndaluarve, mes të cilëve bëhet e ditur për më shumë se 20 veta dhe në mesin e tyre edhe shtatë femra, mes tyre edhe gruaja 60 vjeçare nga fshati Hotël i Likovës.

Familjarët theksojnë për INA se duan drejtësi dhe lirimin e të ndaluarve, por edhe theksojnë se nuk janë kundër nxjerrjes para drejtësisë të vrasësve të aktit mizor në Smilkovc.

Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20 vjeçare me mbulesë që është paraqitur në fotografitë gjatë dorëzimit pranë gjykatës themelore Shkupi 1 thekson për agjencinë INA se është i tmerruar me aktin e arrestimit të motrës së tyre.

"Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo 100 për qind është e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurinat që u thanë nëpër media. Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shofim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë", thekson Mersim Hasipi, i cili thekson se nuk kanë dijeni se çfarë po ndodhë dhe nuk i lejohet qasje edhe avokatit të tyre mbrojtës.

"Ne jemi të shokuar, s`dijmë çka të themi, dhe po presim lirimin e nënës tonë. I kemi parë ato video nga shtëpia jonë dhe fotot e vëllaut tim që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së dhe nuk mohohet ajo gjë. Por lidhja me këtë rast dhe ndalimi i nënës tonë, është tmerrues për ne", thekson djali i Feride Bilallit.

Familja Mersimi apelon që sa më shpejt të lirohet vajza e tyre dhe se të reagojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë për të parë se çfarë po ndodhë.

Familjarët si avokatë mbrojtës të këtij procesi kanë caktuar avokatët shqiptarë Naser Raufi dhe Petar Janura. Avokati Naser Raufi ka theksuar se pritet të fillojë nxjerrja para gjykatësit hetues të të ndaluarëve dhe mundësia për shqiptimin e masës së paraburgimit për disa nga të ndaluarit. Familjarët janë të habitur se si asnjë media nuk ka dalur para gjykatës dhe nuk ka qëndruar për të marrë prononcimet e tyre. (koha)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH DUHET TË CAKTOHET PRESIDENT?Nga ALFRED ÇAKO (05.02.2012)
SHQIPTARËT E LUGINËS KËRKOJNË TË VOTOHET VETËM PËR SUBJEKTE SHQIPTARE (05.02.2012)
HILLARI KLINTON THOTË SE SHBA ËSHTË THELLË E SHQETËSUAR PËR TIMOSHENKON (05.01.2012)
RIZA HALIMI: PËR NE AS TADIQI, AS NIKOLIQI (05.01.2012)
DOKUMENTET SI U PUSHKATUA LEF NOSI, MIKU I QEMAL STAFËSNga MARGARITA SADIKU (05.01.2012)
E BIJA E JULIA TIMOSHENKOS BËN THIRRJE SËRISH PËR KUSHTET DRAMATIKE TË NËNËS NË BURGJET E UKRAINËS (05.01.2012)
FRYMA E RE DEMOKRATIKE SYNON DREJTËSINË PËR PRONËN E ISH TË PËRNDJEKURIT DHE BASHKËPUNIMIN ME DIASPORËN (05.01.2012)
BILL KLINTON E MBËSHTET OBAMËN (04.30.2012)
MADALEINE ALBRIGHT: JAM E LUMTUR PËR ATË QË BËRA PËR KOSOVËN (04.30.2012)
GJEOPOLITIKA E PRANVERËS ARABEStudim nga ARDITA LUSHAJ (04.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]