E Shtunë, 04.27.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

IKJA E KOLONELIT

Nga ZEQIR LUSHAJ


E Mërkurë, 06.20.2012, 06:58am (GMT+1)

Foto kolonel Halil Katana

-...Kam punuar mbi 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pensionit tim mujor... Të tjerat, mund t'i kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!-

 

 

1.

E kush të më njoftonte?

Njoftimet për shendetin e tij që prej muajsh kishte marrë teposhten e pakthyeshme, mi jepte vet, me imella, thuajse çdo javë. Edhe nga Italia edhe nga Tirana. Nuk po i botoj edhe nga sendimenti ndaj lexuesit që nuk dua ta emocionoj e pikëlloj. Por, java që shkoi, nuk më solli ndonjë lajm të ri për gjendjen e mikut e dashamirit tim bashkpunëtorit korrekt të ZemraShqiptare, inxhinierit e gazetarit të mirënjohur, kolonel Halil Katanës. E kush të më njoftonte?

E-maili i tij nuk hapej ma. Dhe normalisht, as ka kush kohë në këto raste të merret me kompjuterin. Ai heshtë. Si zemra e të zotit që, i rrethuar nga dashuria e të afërmëve, shokëve,. miqëve e dashamirësve të shumtë, niset për në boten tjetër.

E unë, në anën tjetër të botës, shmallem me rrjeshtin e fundit të letrës së tij të fundit:

...Të përqafoj me shumë dashuri e mall,

Halili.

2.

Kush ishte Halil Katana...

Lindi në fshatin Degë të rrethit të Tropojës. Ka mbaruar shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe shkollën e lartë të oficerave me rezultate të shkëlqyera.

Pas kësaj, ka ndjekur Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Ka marr kualifikim pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë Popullore, deri pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerave , gazetar në gazetën "Luftëtari", kryeredaktor në revistën "Për Mbrojtjen e Atdheut". Si oficer i lartë, mbante gradën Kolonel.

Ka botuar studime dhe libra të ndryshme si: "Radioteknika" (pjesa e parë dhe e dytë), "Bazat teorike të radioteknikës" dhe "Bazat e elektronikës". Më tej, panë dritën e botimit vëllimet: "Isa Boletini - strateg i luftrave kryengritëse", "Për ata që u kthyen nga lufta fitimtarë", "Në ditët e pranverës së madhe", "Stërvitja e paqes", "Flamuri - kryesimbol i kombit", "Kudusi Lame - gjeneral i luftës", "Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës", "Ringritja e ushtrisë shqiptare 1997-2000".

Halil Katana, eshte redaktor i shumë librave me temë nga lufta dhe historia e popullit tonë, si "Kendevështrime", të Isuf Sadikut, "Dora e pajtimet" dhe "Nektar", të Qazim Manit, është autori i monografise interesante "Zoga Dega, partizanja shqiptare që mori pjesë në çlirimin e Beogeradit", e shumë të tjera. Deri në çastet e fundit të jetës, kreu detyrën e kryeredaktorit të revistës "Pavdekësia" - organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, ku nxori edhe numerin e 80-të të saj.

3.

Një drekë me Halilin

Vjet, në korrik e takova sefundi. Ishte për ngushellime në familjen tonë me rastin e vdekjes se nënës Shkurte, në Babru të Tiranës.

Për tu shmalluar më shumë sebashku, i lash një takim një ditë prej ditësh, në një restorent në qendër, aty pak më lart Prokurorisë së Përgjithshme, afër Pazarit të Ri. Ishte Halili, miku i nderuar, juristi e shkrimtari Qazim Mani (i Kolgecajve), e vëllai im, Nuredini.

Morëm nga një picë e birra dhe përmallshëm vazhduam shfletimin e kujtimeve të jetës si dhe të punëve tona aktuale, familjare e shoqrore.

Kaluam rreth tre orë të paharruara. Folëm për shumë gjera e më së shumti për librat me qenëse të katërt, ishim të asaj fushe...,pra shkuanim dhe botonim.

...E kur deshëm të çohemi, kuptohet që unë që i kisha ftuar edhe do të paguaja, por kur kamarieri u largua nga tavolina jonë, Halili më shikoi ngultazi e më tha keto fjalë:

-...Kam punuar 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pencionit tim mujor. Të tjerat, mund ti kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!

...!

4.

E-maili i fundit nga Halili

...!

Me shkruante vazhdimisht...Kam shumë e-maile nga Halili. Një ditë e dikur, mbase edhe do t'i botoj. Për vlerat njerëzore e jo për ndonjë nostalgji.

...Mbasi i mora miratimin, se nuk doja ta mundoja në gjendjen e renduar shëndetsore, për të cilen me shkruante, i dergova librin tim "Zbehje e heroizmit", ku e kisha zgjedhur si redaktor.

Mbas pak ditësh, Halili, më përgjgjet:

I dashur Zeqir,

Unë e di që ti nuk kie nevojë për redaktor.

Emrat e redaktorëve që ti ke venë në librat Tuaj nuk janë gjë tjetër veçse respekt e mirënjohje për ta. Ketë e di mirë unë, se je burre fisnik dhe me çdo menyrë do që ti afrosh sa më shumë shokët e miqtë e tu. Dhe të përgëzoj,

Halili ,

Tiranë, 3 maj, 2012

Edhe unë, at' ditë, i nisa këtë copë letër elektronike:

Zotri i nderuar, Halil Mehmet Katana,

Deshiroj që kjo copë letër imja, të të gjejë mirë me shendet.

Të falënderoj shumë për kohen dhe vemendjen që i keni kushtuar librit tim. (Pata qef që të jemi në një liber sëbashku. Jetë është kjo, o Halil Aga!).

...!

Do i futi të gjithë librat sëbashku për botim, them se, ndoshta nga vjeshta, por nuk do të nxitohna.

Të fala krejt asaj shoqnie, e qofsh perditë e nga pak më mirë, deri në shërim të plotë.

Me dashuri vëllazërore për ju,

Zeqiri,

USA, 3 maj 2012

--------------

5.

Një parathënie për librin tim

...Kur ia dhash për ta parë librin me shkrime publiçistike "Zbehje e heroizmit", parandjeva se emri i tij si redaktor, në faqen e parë të librit tim, do të hyjë në kuadrat të zi, (pra, redaktori nuk është më). Ma kishte lënë të nënkuptohet vet...! Dhe leximi i librit tim, ndoshta është puna e tij e fundit, në botën e letrave, të cilës, ai, ia kushtoj me aq pasion e vullnet tërë jetën.

Më ka dërguar dhe një parathanie për librin tim, siç shkruan ai, thjeshtë për kënaqësinë tij...Pa asnjë pikë a presje, siç ma ka derguar do e botoj edhe si një kujtim të shtrenjtë, nga miku i mirë, njeriu i ndershëm e i drejtë, i paharruari Halil Katana.

...!

Për Halil Katanën mund të flitet e të shkruhet shumë, por unë, sot u ndala në këto katër-pesë pika, thjeshtë, në informim e në nderim modest, për ikjen e kolonelit.

-Nga NJ, USA, qershor 2012-

ZEQIR LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U PËRKUJTUA NË PËRVJETORIN E PARË TË VDEKJES NEKIBE KELMENDI (06.19.2012)
45 VITET E NIKOLË KIDMAN DIVËS MË DIVË TË HOLLIVUDIT(Ilustruar me foto të Nikolë Kidman në Kosovë më 2006) (06.19.2012)
TONY BLAIR SIMBOL I BESIMIT, OPTIMIZMIT DHE SHPRESËS PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (06.18.2012)
GREQIA SHPËTON SIPAS NOBELISTIT PAUL KRUGMAN TEK NYT:VETËM EURO MUND TA SHPËTOJË GREQINË - Gjermanët dhe Banka Qendrore duhet të ndryshojnë sjelljen! (06.18.2012)
FRANCË: TRIUMFON E MAJTA, SEGOLENE ROYAL, ISH GRUAJA E HOLLANDE HUMB - E TRADHTUAR NGA BASHKËSHORTJA AKTUALE E PRESIDENTIT TË FRANCËS (06.18.2012)
U VU GURTHEMELI I SHTËPISË MUZE TË LIDERIT KOMBËTAR UKSHIN HOTI (06.17.2012)
BEKIM FEHMIU: ÇËSHTJA SHQIPTARE, TAKIMI I TIJ ME JOSEPH DIOGUARDIN MË 1991 (06.17.2012)
TEUTA ARIFI: MAQEDONIA TË FOKUSOHET NË PËRFITIMET NGA DIALOGU ME BEnë (06.17.2012)
PRESIDENTI I ZGJEDHUR BUJARIN NISHANI NË NJË VETËRRËFIM (06.17.2012)
POLICIA ARRESTOI NË VERI EKSTREMISTIN NGA SERBIA (06.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]