E Hënë, 05.20.2024, 03:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
U BOTUAN PËR HERË TË PARË DY FOTO NGA VARRIMI I ISMAIL QEMALIT

E Martë, 08.07.2012, 01:39pm (GMT+1)




Vlorë, 7 gusht - Dy fotot më sipër botohen për herë të parë, nga studiuesi vlonjat Fahri Shaska, i cili i ka siguruar ato në arkivat e kohës.

Studiuesi Shaska, thotë se, "në këto dy foto, të zverdhura nga dekadat, evokohen momentet kur trupi pa jetë i Plakut të Pavarësisë, përcillej në varrezat e familjes, në fshatin Kaninë, aty ku do të prehej deri në vitin 1932.

"Është një ceremoni mjaft domethënëse, ku ka marrë pjesë gjithë populli i Vlorës e më gjerë, për të përcjellë për në banesën e fundit heroin e të gjithë shqiptarëve", thotë Shaska.

Në një prononcim për ATSH-në ai përsërit faktin se Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. Ishte një moment, kur Plaku i Vlorës do të fliste përpara gazetarëve, por nuk arriti për shkak të turbullirave që ndjeu dhe rëndimit të mëtejshëm të gjendjes shëndetësore.

Ai ndërroi jetë në 24 janar të vitit 1919, por në Shqipëri do të transportohej dy javë më vonë. Gjatë kësaj kohe, trupi i tij u balsamos, duke ja hequr gjithë organet e brendshme çka, sipas Shaskës, hoqi mundësinë për një ekspertim të plotë mjekësor të kufomës dhe nxjerrjes së një përfundimi të saktë për shkaqet e vdekjes.

"Trupi pa jetë i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga tre djemtë e tij, Et'hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, u transportua më 8 shkurt me tren në Brindisi dhe më pas u vendos në bordin e anijes ushtarake "Alpino" për t'u dërguar në Shqipëri, ku mbërriti mbrëmjen e 10 shkurtit", tregon historiani vlonjat.

Dy ditë më pas, në 12 shkurt, sipas Shaskës, u organizua edhe ceremonia madhështore e përcjelljes në varrezat e familjes Vlora, në Kaninë. Por, këtu evokohet edhe një moment i rëndësishëm, ai i mbështjellës së arkivolit me Flamurin Kombëtar, çka nuk ishte lejuar më parë nga komanda e trupave italiane të pushtimit, që kishin zaptuar Vlorën prej përfundimit të Luftës së I Botërore. Këshilli bashkiak nuk lejoi që flamuri italian të mbante të mbështjellë arkivolin ku ishte vendosur trupi i Ismail Qemalit, por kërkoi që ai të vishej me flamurin kuq e zi.

Sipas Shaskës, në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian dhe komanda e trupave të pushtimit, e trembur nga ndonjë rebelim urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar.

Por, këshilli bashkiak, këmbënguli për të kundërtën, çka u pranua nga komanda italiane. Arkivoli me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë, që sipas historianëve ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë dhe që e mbante djali i madh i patriotit, Et'hem Bej Vlora, u nis për në Kaninë, gjë që pasqyrohet edhe në një nga dy fotot që shoqërojnë shkrimin. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj dhe shoqërohej nga dy rreshta ushtarësh.

Kortezhi udhëhiqej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga djemtë e Vlorës, anëtarë të shoqërisë "Djelmoshat e Vlorës". Në korteun e përmortshëm përfshiheshin qindra qytetarë, njerëz të thjeshtë, përfaqësues nga shkollat, nga shoqëria, banda ushtarake, reparte të zgjedhura dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë italiane të pushtimit, krerët e komuniteteve fetare.

Përpara se të zbritej në banesën e fundit, flamuri që mbështillte arkivolin do të merrej nga djemtë e Plakut të Vlorës për t'u përdorur sërish në ceremoninë e rivarrimit më 28 nëntor të vitit 1932, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, aty ku ndodhet edhe sot.

"Varrimi i Ismail Qemalit, ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit pa dallim dhe një kurorë që ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij", citon Shaska, thënien e një historianeje, që e vlerëson kështu ceremoninë e varrimit të Ismail Qemalit.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVIONËT LUFTARAKË KAPËN DY AEROPLANË TË VEGJËL NË HAPËSIRËN AJRORE TË OBAMËS (08.07.2012)
MERILIN MONRO PORTRETI NJË IKONE AMERIKANE (08.05.2012)
50 VJET PA MERILYN MONROE (08.05.2012)
VËLLAI I SKËNDERBEUT, VARRI NË MALIN E SHENJTË ATHOSNga BEN ANDONI (08.05.2012)
CNN: PSE SHQIPTARËT I SHPËTUAN HEBREJTË GJATË HOLOKAUSTIT? ARSYEJA ËSHTË BESA (08.05.2012)
AUTOSTRADAT DHE MITI I RREMË I HITLERIT (08.04.2012)
ALFRED MIRASHI IA RRËMBEU LONDRËS OLIMPIKE ÇMIMIN E ARTË PËR PIKTURË (08.04.2012)
HAPPY BIRTHDAY ZOTËRI PRESIDENT - PLOT FESTIME ME RASTIN E 51 VJETORIT TË PRESIDENTIT BARACK OBAMA (08.04.2012)
QERRETI I KAVAJËS DHE GJIRI I LALZIT NË DURRËS JANË ZONAT E ZGJEDHURA NGA QEVERITARËT E SHQIPËRISË (08.04.2012)
PROJEKTI I ZHDUKJES SË SHQIPTARËVE, HARTUAR MË 1939 NGA SHKRIMTARI NOBELIST SERB IVO ANDRIQNga HIVZI ISLAMI (08.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]