E Hënë, 05.13.2024, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË FESTË SPEKTAKOLARE E BYTYÇËVE NË MALIN E BUKUR TË DAJTIT QË S’MUND TË HARROHET
Reportazh udhëtues nga ENGJËLL KOLIQI

E Hënë, 09.17.2012, 01:36pm (GMT+1)



Presidenti i Shoqatës Bytyçi, në skenën e festës

Në festën e madhe të Bytyçasve të Tropojës, ku shkëlqeu edhe festivali i Poetekës Mbarëkombëtare Bytyçi, ishin të pranishëm artistë, poetë, shkrimtarë, gazetarë pra shqiptarë të të gjitha pëllëmbëve të Shqipërisë Natyrore, edhe nga diaspora deri në Amerikë. Bashkë kënduan, vallëzuan, recituan, u dëfryen shqiptarët, që nga Vlora e në Mitrovicë, nga Gjirokastra e deri në Plavë, nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Nga Korça e Berati, nga Tetova, Shkupi e Gostivari, nga Peja, Prizreni e Ulqini, nga Mitrovica e nga Prishtina, nga Llapi, Gollaku e nga Karadaku, bashkë me motrat dhe vëllezërit e diasporës, që kishin ardhur në këtë kremte, nga Athina, nga Roma, nga Milano, Ttriesta e nga mbarë Italia, nga Zvicra, nga Gjermania, nga Belgjika, Franca e Suedia, nga Anglia e edhe nga Amerika e largët.

Duhet treguar drejt injorancën time, që deri tani nuk kisha dëgjuar se Fisi i Bytyçasve të Tropojës po bënte një festë mbarëkombëtare, një festë që kishte filluar një vit më parë, vazhdoi sivjet dhe organizatorët premtuan se do ta bëjnë tradicionale çdo vit. Mësova për këtë festë, kur një ditë të nxehtë korriku e hapa postën elektronike dhe gjeta një ftesë, për të dërguar dy poezi të miat, që të shqyrtohen nga juria dhe të vendosin se, i plotësoj kriteret e festivalit poetik që organizohej në këtë festë të madhe, apo jo. Bashkë me poezitë kërkohej edhe një CV për të gjithë konkurrentët, e shoqëruar me një foto, që do të shërbenin për botimin e një antologjie speciale të kësaj poeteke mbarëkombëtare. Në fund ishte nënshkruar kështu: Ju përshëndetë një mike jotja poete. Isha kurioz të dija se cila ishte ajo mike imja poete organizatore, por etika nuk më lejonte t'i kërkoja se kush ishte, sepse do të gjasoja në një lypës që kërkon një nga çmimet e festivalit poetik. Vetëm mbas konfirmimit të pranimit të poezive dhe të pjesëmarrjes sime, mikja ime organizatore m'u prezantua, dhe ishte poetja e madhe dhe e palodhshme, Zonja Fatime Kulli. Po, ishte vetë Zonja Fatime gazetarja, shkrimtarja dhe veprimtarja e palodhur e çështjes kombëtare, kurdo dhe kudo që e lypë nevoja.

Juria e festivalit poetik: Fatime Kulli (kryetare) dhe Bedri Tahiri, Gjon Neçaj e Namik Selmani (anëtarë), kishin përzgjedhur mbi 60 poetë që të deklamonin poezitë e tyre në këtë festival, që ishte caktuar për datën 26 gusht 2012. Udhëtova nga Kosova, më 25 gusht herët, bashkë me poetët e elitës kosovare Sarë Gjergjin e Naim Kelmendin dhe me mikun tim Raif Ibishin, që po shkonte në Tiranë, për t'u angazhuar në një projekt shëndetësor për humbjen e mbipeshës së njerëzve. Para orës 10 arritëm në Durrës. Zotërinjtë poetë Sarë Gjergji e Naim Kelmendi shkuan paradite në Tiranë, që të takonin miqtë e kolegët, kurse unë me Raifin u ndalëm gjithë ditën në Durrës, që të shijonim sado pak edhe kënaqësinë e plazhit. U dëgjuam përmes telefonit, me miken time organozatore, Zonjën Fatime Kulli-n, e cila më tha se emrat e poetëve pjesëmarrës janë dërguar në recepcionin e hotelit pesëmbëdhjetëkatësh "Tirana International", ku organozatorët kishin siguruar akomodimin e mysafirëve të ftuar.

Në orët e mbrëmjes shkuam në Tiranë. Kur u interesova për dhomën ku duhet të flej, recepcionistët më thanë se e vetmja dhomë me një person, është ajo nr. 714, në katin e shtatë, ku ishte akomoduar poeti i mirënjohur pejan Agim Desku, kështuqë një shtrat ishte i lirë. I gëzuar që isha me Z. Desku, shkova menjëherë dhe u përqafuam, me përshëndetje vëllazërore. Pastaj shkuam dhe darkuam në restorantin e afërt "Ulqini", bashkë me miqtë e mi poetë e gazetarë. Mbas darke shkuam te miku ynë, operatori televiziv dhe bashkëveprimtari në Forumin Imazh e Media VeipTafani, i cili na kishte ftuar në lokalin e tij që të pijmë ndonjë birrë të ftohtë. Atje shkuam, bashkë me Naim Kelemendin, me Xheladin Mjekun dhe me Raif Ibishin dhe u kënaqëm duke llafosur deri në orët e vona, me Veipin e me miq tjerë, në mesin e të cilëve edhe komëpozitori dhe veprimtari i devotshëm, Gaqo Apostoli.

Si zakonisht, u zgjova herët dhe rreth orës 6, me kujdes që të mos ia prish gjumin mikut Agim Desku, dola e shëtita pak nëpër Tiranë, në ajrin e pastër të mëngjesit. Rreth orës 7 u ktheva në hotel dhe pasi që u freskuam pak në banjo, shkuam e ngrënëm kafjall dhe bëmë muhabet e shaka me shumë miq, që kishin ardhur për këtë festë e festival të madh. Muhabeti zgjati deri rreth orës 8 e gjysmë. Në atë mëngjes takova edhe mikun bashkëveprimtar në Unikomb, gjeneralin vlonjat, në pension Sylejman Abazi, me të cilin shkëmbyem përshëndetje dhe pak muhabet.

Në ora 8 e gjysmë, ashtu siç ishte organizuar, erdhi autobusi special e na mori para hotelit, për të na dërguar në periferi të Tiranës, aty ku do të merrnim teleferikun, për t'u ngjitur në Malin e Dajtit. Nga aty, pak minuta mbas orës 9, me radhë, nga 6 persona hypnim në kabinat e teleferikut, të cilat kalonin mbi male dhe mbi fshatëra të bukura të periferisë së Tiranës dhe ne ëmbëlsonim ndjenjat tona, duke shikuar poshtë dhe anash. Rreth orës 10, në kafebarin e Dajtit, aty ku na la teleferiku, të gjithë bashkë u ulëm dhe e pimë, kush një kafe, kush një pije freskuese. Pastaj kaluam një copë udhë në këmbë, mes atyre bukurive magjepse malore, për të arritur aty, ku ishte organizuar festa e madhe spektakulare.



Laureatja e Çmimit Kurora e Poetekës Bytyçi Znj. Vitore Stefa Leka, me kryeorganozatoren Fatime Kulli

Sapo arritëm aty, takova miken time, kolege në gazetari dhe në letërsi kuksianen e bukur, burrnoren Helena Halilaj, e cila bashkë me të bijën e Fatime Kullit Fatjona Geci, e cila dukej si Shote Galica, me plis të bardhë në kokë, moderuan këtë festë të bukur dhe shumë të bujshme. Helena dhe Fatjona, bukur lëshonin edhe shkrepëtima humoristike, që vinin si llokum me arra dhe mjalt në zemrat e të pranishmëve. Ashtu siç pritej, festën e madhe e hapën: kryeorganizatorja Znj. Fatime Kulli dhe kryetari i shoqatës "Bytyçi" Z. Agron Gjedia, të cilët edhe ua dorëzonin çmimet speciale, laureatëve të merituar. Edhepse në moshë të konsiduar, Znj. Fatime, herë ngjante në një qikë të bukur tropojane, herë dukej si nuse e re dardane. Kënga e vallja na kënaqnin shpirtin dhe nuk pushonin. Aty takova miq të vjetër, në radhë të parë dy zonja të mëdha e shumë të nderuara të kombit: Vitore Stefa Leka, e ardhur nga Triesta enkas për këtë festival dhe Rita Saliu, e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mu këto zonja i muarën çmimet më prestigjoze të festivalit Vitorja e mori KURORËN E POETEKËS MBARËKOMBËTARE BYTYÇI, kurse Rita e mori Çmimin MBRETËRESHA E FJALËS SHQIPE. Çmimi me emrin e Hasan Prishtinës, iu dha studjuesit drenicak Bedri Tahirit. Zonja Vitore, të cilën shumë shqiptarë e rreshtojnë në vijën humanitare, me Nënë Terezën, foli edhe për eksperiencat tona të përbashkëta, sidomos gjatë luftës në Kosovë, duke iu treguar të pranishmëve se si një herë kur kisha shkuar në shtëpinë e saj në Triestë, që t'i takoj luftëtarët e plagosur të UÇK-së, si dhe shumë të dëbuar, që Ajo po i strehonte, më kishte zënë gjumi duke ngrënë makarona, që Ajo më kishte bërë dhe ma kishte marrë ngadalë pjatën përgjysmë me makarona, që të më lerë të flej pak.



Laureatja më se e merituar e Çmimit Mbretëresha e Fjalës Shqipe Znj. Rita Saliu, me kryetarin Agron Gjedia dhe me gazetaren e poeten e këndshme moderatorja Helena Halilaj

Festa e bytyçasve po bëhej gjithnjë e më e bujshme, gjithnë e më e ëmbël, gjithnjë e më e këndshme. Siç nuk e kisha pritur, në skenë doli dhe këndoi edhe këngëtari i mirënjohur, njëri nga veteranët e muzikës popullore në Kosovë Riza Bytyçi, i cili i bëri të vallëzojnë zemrat e shumë të pranishmëve në festë. Patjetër që këngëtari bytyças, do e kallte festën. Bukur jehonin këngët patriotike, si: Gryka e Kaçanikut, Na këndojnë pushkët nëpër kulla etj. Aq ëmbël tingëllonin, saqë shpesh edhe qindëra e mijëra të pranishëm këndonin me këngëtarët. Shpesh hapej vallja dhe, përveç vajzave, nuseve e burrave, të organizuar, me kostumet e bukura kombëtare, edhe shumë të pranishëm hynin  vallëzonin, masovikisht. Shumë ka vallëzuar laureatja  e çmimit "Kurora  e Poetekës Bytyçi Znj. Vitore Stefa Leka, artistja e mirënjohur dhe e ëmbël  e filmave Merita Dabulla etj.

Kolegët e mi gazetarë: Helena Halilaj, Demir Gjergji dhe Trëndafile Visha, më bënin presion pozitiv që të shkoj në studiot e tyre radiotelevizive, për të folur për krijimtarinë time letrare-artistike dhe për veprimtarinë atdhetare, kulturore e humanitare. Me Trëndafilen u muarëm vesh të realizojmë një intervistë gjithëpërfshirëse për Gazetën Shqiptare, ku ajo është redaktore përgjegjëse. Me të tre ishim dakord të bashkëpunojmë edhe në fushën e letrave, sepse që të tre janë poetë shembullorë që të shërojnë shpirtin.

Lart, ku mbahej festa e bytyçasve TAKIM BREZASH, unë me Vitore Lekën, me Agim Deskun dhe një tjetër, deklamuam poezi, ndërsa poetët tjerë i deklamuan më vonë, gjatë drekës në restorantin e bukur, aty ku na lente teleferiku. Të gjitha poezitë janë deklamuar me devocion të posaçëm dhe janë ndjekur me shumë kënaqësi dhe dinjitet nga të pranishmit, ndërsa juria e përbërë nga Fatime Kulli (kryetare) dhe Bedri Tahiri, Gjon Neçaj e Namik Selmani (anëtarë), u ka dhënë çmime këtyre poetëve, më sa vijon:

 

Çmimi i parë, për poezinë më të mirë:


Keidi Sejdini, Durrës
Murat Gashi, Prizren
Zyba Hysa, Vlorë

Çmimi i dytë:



Sejdi Berisha, Pejë
Helena Halilaj, Tiranë

Çmimi i tretë:


Demir Gjergji, Tiranë
Agim Pipa, Tiranë
Lulëzim Logu, Tropojë

Çmimi inkurajues:

Fation Lami, Tiranë
Andrea Danglli, Durrës
Daniela Kortoçi



Të gjithë poetëve pjesëmarrës u është dhënë nga një mirënjohje nga organizatorët, respektivisht nga Shoqata Bytyçi. Jam ndjerë i privilegjuar, kur më thirrën që ta dorëzoj çmimin e dytë, si poet dhe veprimtar i respektuar nga të gjithë. Meqë lartë në festë kisha lexuar një poezi timen, nuk deshta të lexoj ne restorant, ku lexuan të gjithë poetët. Erdhi artistja jonë shembullore Merita Dabulla, m'i mori dhe i recitoi rrjedhshëm e ëmbël, siç din vetëm ajo, dy poezi të miat. Edhe në ato çaste, sidomos kur po vlonin duartrokitjet e të pranishmëve, jam ndjerë shumë i privilegjuar dhe e kam falënderuar nga zemra Meritën.

Kur kemi mbaruar Festivalin Mbarëkombëtar të Poetekës, duke bërë muhabet, me miq, kemi marrë teleferikun dhe kemi zbritur në Tiranë. Secili është shpërndarë në drejtimin e vet, ndërsa unë shkova e buajta te ime motër, në Gurrëz të Laçit. Edhe motra u kënaq, kur ia shpjegova ecurinë e festës dhe të poetekës mbarëkombëtare Bytyçi.



Grup poetësh, mbas mbarimit të Poetekës, në Dajt



Teleferiku, me të cilin u ngjitëm në Dajt dhe zbritëm nga atje



Poeti pejan Agim Desku në Festivalin Bytyçi



Trëndafile Visha, Merita Dabulla dhe Vitore Stefa Leka



Grup pjesëmarrësish të Festivalit Bytyçi



Dy zonjat krijuese që s'lodhen kurrë Fatime Kulli e Vitore Stefa Leka



Grup poetësh, që muarën, laureatë të çmimeve,

Me drejtuesit e Festivali Agron Gjedia e Fatime Kulli





Në këtë festë nuk mungonin vallet as lojërat popullore të traditës

 


ENGJËLL KOLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSKLUZIVE: KOMPANIA 'COLORED FILMS' SHPALL AKTORËT E ROLEVE TË FILMIT 'EAGLE' ('SHQIPE')Nga ERMIRA BABAMUSTA, Ph. D., New York (09.17.2012)
ART-POLITIKA, MUZIKA DHE DIKTATURANga QAMIL GJYREZI (09.17.2012)
FITOI MARK GJONAJ, FITUAN SHQIPTARËT!Nga MIMOZA DAJÇI (09.17.2012)
PËRUROHET UNIVERSITETI I BERATIT, PRESIDENTI ASTRIT VELIAJ: IA DOLËM (09.16.2012)
ISH KONGRESMENI ME ORIGJINË SHQIPTARE JOE DIOGUARDI E UROI MARK GJONAJN PËR FITOREN (09.15.2012)
AMERIKA NDERON MUHAMET ALIUN ME MEDALJEN E LIRISËLegjenda e boksit vlerësohet për përkushtimin ndaj çështjeve humanitare (09.15.2012)
Në Akademinë e Shkencave dhe te Arteve te KosovësU ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE 'PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE KOSOVA 100 VJET PAS'Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ (09.15.2012)
NJË RADIOGRAFI E BANESAVE TË PRONARËVENga SOKOL OLLDASHI (09.14.2012)
MARK GJONAJ FITON NJË VEND NË ASAMBELNË E SHTETIT TË NJU JORKUTShqiptarët e shtetit të Nju Jorkut bëjnë histori - i pari shqiptar i Amerikës që zgjidhet në një post kaq të lartë shtetëror (09.14.2012)
PRESIDENTI OBAMA TAKON PUNONJËSIT E DASH E SHKRUAN NGUSHËLLIM PËR AMBASADORIN STEVENS DHE TRE DIPLOMATËT E VRARË - (09.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]