Këngëtarja pop nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka publikuar
videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light". Xhirimet për video-klipin "Shine Ya Light", Rita Ora i
ka bërë në Kosovë.
Qindra kosovarë e patën pritur atë, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe
para pallatit të Rinisë, ku këngëtarja me famë botërore, kishte kryer xhirime
mbi obeliskun "Newborn".
Me këtë rast britanikja, Daily Mail, e pati shënuar vizitën e pop këngëtares në
Kosovë, duke thënë se "ajo u kthye te rrënjët e saj" për të kryer xhirime për
spotin e ri.
Ylli, kishte Daily Mail, "dëshiron të ndihmojë që ta vendosë fuqishëm vendin e
saj në hartë, duke xhiruar videoklipin e fundit në qytet".
Dhe, gjykuar nga videoklipi, Rita Ora duket e ka arritur një gjë të tillë.
Rita Ora ka arritur suksesin e madh në Britani, me hitet e saj, të cilat janë
ngjitur në majë të toplistave botërore.
Rita ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur
ishte vetëm njëvjeçare.
http://www.youtube.com/watch?v=sUz-7cFpjO8