E Mërkurë, 05.08.2024, 05:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJYKATA EVROPIANE E AUDITORËVE VLERËSON SE KOSOVA KA SHKALLË TË LARTË TË KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT
Ndërsa ndihma evropiane është e pafrytshme

E Mërkurë, 10.31.2012, 07:06am (GMT+1)




Gjykata Evropiane e Auditorëve, vlerëson se Kosova përballet me shkallë të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ndihma e deritashme e Bashkimit Evropian nuk ishte mjaft e frytshme.

Në një raport të kësaj gjykate thuhet se ndonëse Bashkimi Evropian ka ndihmuar në ngritjen e mundësive, sidomos në fushën e doganave, ndihmesa për policinë dhe gjyqësorin ka pasur një sukses shumë modest.

Niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ende mbetet i lartë. Gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike, joefikasiteti dhe mungesa e transparencës dhe zbatimit te ligjit.

Në raport thuhet se mundësitë e kufizuara të Kosovës për të mbrojtur dëshmitarët kryesorë dhe vështirësitë në zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë vendit janë mangësi të rëndësishme.

Raporti gjen se nuk ka pasur pothuajse fare përparim në vendosjen e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Një nga hartuesit e raportit, Gijs de Vries citohet të ketë thënë se "autoritetet në Kosovë nuk i japin përparësi të mjaftueshme sundimit të ligjit, ndërsa mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë më e frytshme".

Gjykata Evropiane e Auditorëve është organ i pavarur që mbikëqyrë financat e Bashkimit Evropian. Ajo ka theksuar se Kosova është pranuesi  më i madh i ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për kokë banori në botë dhe është strehë e misionit më të madh civil të këtij Bashkimi, por rezultatet janë ende të pakta.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
50 SHTËPI TË SHKATËRRUARA NGA ZJARRI NË NJU JORK (10.30.2012)
STUHIA SANDY, NJU JORKU NË ERRËSIRË - BREGDETI LINDOR I PËRMBYTURPresidenti Obama shpalli gjendjen e "katastrofave madhore" në shtetet Nju Jork dhe Nju Xhërzi, ku stuhia Sandy dëmtoi rëndë rajonin (10.30.2012)
RITA ORA NË NJU JORK- DETYROHET TË ANULOJË KONCERTIN PËR SHKAK TË STUHISË 'SANDY'Në rrjetin social Twitter, këngëtarja kosovare ka shprehur keqardhjen e saj për popullin amerikan (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - TË EKZEKUTUARIT E AMBASADËS SOVJETIKE, ULËRIMA DHE TMERR TEKSA JEPNIN SHPIRTNga FATOS VELIU (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - NGJARJA MË 1951 NË AMBASADËN SOVJETIKE - EKZEKUTOHEN DY KUNETËRIT E HAXHI LLESHITNga FATOS VELIU (10.30.2012)
ORHAN JEGENI - VAJZA E SAMI FRASHËRIT KA NDALUAR FORCËRISHT ARDHJEN E ESHTRAVE TË TË ATIT NË SHQIPËRINga FATOS VELIU (10.29.2012)
ZJARRI NË RTK SHKATËRROI ARKIVIN 1999-2004 (10.29.2012)
RITA ORA IA PREZANTON BOTËS KOSOVËN (10.28.2012)
NJË VEND PËR NËNË TEREZËN NË KATEDRALEN E UASHINGTONIT (10.28.2012)
ORHAN JEGENI - KRUSHQIA MES FRASHËRLLINJEV DHE TOPTANËVENga FATOS VELIU (10.27.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]