E Shtunë, 04.27.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SKËNDER TUFA - RRËFEJ GJASHTË ORËT BRENDA QELIVE TË KOMISARIATIT NR 1

E Martë, 11.06.2012, 03:39pm (GMT+1)


TIRANË - 'Në Shqipëri sundon diktatura'. Kjo është parulla me të cilën ish-të burgosurit politikë kanë vendosur që t'i japin mirëseardhjen në Tiranë, Sekretares së Shtetit Amerikan, Hilari Klinton. Mbërritja e Klintonit në vendin tonë ka vënë në lëvizje jo vetëm shpurën politike të shtetit, por edhe shtresën e ish-të burgosurve politikë. Ditën e djeshme një grup i vogël i ish-të burgosurve politikë, mes të cilëve edhe përfaqësues të grevës së urisë, kanë pritur Sekretaren e Shtetit Amerikan me parulla në duar. Përfaqësuesi i të burgosurve politikë, Skënder Tufa është shprehur për "Gazeta Shqiptare" se me veprimin e tyre, ata donin vetëm që t´i shprehnin mirëseardhjen Sekretares Klinton. Por tubimi i tyre para Parlamentit ka vënë në lëvizje forcat e policisë, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë shoqëruar në Komisariatin nr.1 të kryeqytetit 16 persona. Burime nga ky komisariat kanë bërë me dije se arsyeja e shoqërimit të tyre ka qenë për shkak të organizimit të një proteste të paligjshme.

Cila është arsyeja që kishit vendosur që të dilnit me parulla para Sekretares së Shtetit Amerikan, Hilari Klinton?
Kishim dalë vetëm për të përshëndetur Sekretaren e Shtetit Amerikan dhe vetëm për t'i uruar asaj mirëseardhjen në vendin tonë. Ne kishim disa parulla në duar, por duhet të theksoj se kishim dalë në mënyrë paqësore. Me anë të këtyre parullave donim të shprehnim se në Shqipëri të drejtat e individit në tërësi dhe të drejtat e ish-të burgosurve politikë janë të rrezikuara.
Ne ndihemi të rrezikuar si individë.

Çfarë përmbajtje kishin parullat?
Kishim vetëm dy parulla. Një prej tyre kishte këtë mesazh: "Faleminderit, mirëserdhët zonja Clinton! Të burgosurit politikë deklarojnë se në Shqipëri sundon diktatura". Ndërsa në parullën tjetër ishte fotografia e Kryeministrit Sali Berisha e barazvlefshme me fotografinë e Stalinit dhe poshtë saj shkruhej: "Diktatura në Shqipëri vazhdon, të burgosurit politikë, të burgosur dje, të persekutuar sot".

Ku e nisët protestën tuaj?
Fillimisht u vendosëm para Parlamentit, por aty nuk na lanë. Më pas u larguam drejt bulevardit të rrugës së Elbasanit, ku erdhën furgonët e policisë dhe u sulën mbi ne. Na morën pankartat, na prishën çadrat, na grisën bluzat dhe me forcë na futën në furgonët e policisë. Më pas na dërguan në rajonin e policisë.

Sa kohë qëndruat në rajonin e policisë?
Atje qëndruam 6 orë. Pastaj u larguam.

Sa persona u shoqëruat në komisariat?
U shoqëruam 16 persona, 12 grevistë dhe katër qytetarë. Emrat e grevistëve janë: Agim Kollçaku, Guxim Kullolli, Velami Ranxha, Afrim Biturku, Vllasi Koçi, Petrit Ojeti, Petrit Muka, Gazmend Hamiti, Besim Valteri, Ylli Gjonçaj dhe Skënder Tufa. Në komisariat u shoqërua edhe Xhelal Buci dhe katër qytetarë të tjerë.


AURORA KOROMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DIMË Ç’TË BËJMË ME VDEKJEN E LIRAKUT!Nga ALEKSANDËR ÇIPA (11.06.2012)
RRUGA E PAQES PO NA THËRRET– Kushtuar Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova –Nga ZEQIR LUSHAJ (11.06.2012)
UJËRAT MUND TË PRODHOJNË PËRPLASJE MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (11.05.2012)
TI IKE VËLLAI I VUAJTJEVE FLUTUROVE LARTKushtuar Lirak BejkosPoezi nga PËLLUMB LAMAJ, ish i burgosur politik i Spaçit (11.05.2012)
NDERIME NË NJU JORK PËR DËSHMORIN LIRAK BEJKOFotoreportazh nga ILIR HYSA, Ph. D. (11.05.2012)
ELEGJI PËR LIRAK BEJKONNga ILIR HYSA (11.04.2012)
ZOTBEKUARA, E DREJTA HUMANEPoezi kushtuar martirit Lirak BejkoNga ARTUR VREKAJ (11.04.2012)
PAK KOHË, GJETE PAK KOHË PËR TË VDEKURPoezi nga LUAN MEMA (11.04.2012)
ZËVENDËSMINISTRI NUREDIN LUSHTAKU KA RRAHUR DREJTORIN MUSTAFË XHEMAJLI (11.03.2012)
ALBANIAN CANADIAN EVENTS SJELL ELITËN E KULTURËS SHQIPTARE PËR 100 VJETORINNga NORA KALAJA, New York (11.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]