E Premte, 05.17.2024, 12:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
IKJA E HANËS SË PLOTË
Simfoni për nji nënë: Hane Sinën, po jo vetëm për atë!
Nga JOZEF RADI

E Hënë, 12.24.2012, 07:44pm (GMT+1)



Dy ditë më parë, mbylli përgjithmonë sytë, nji prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, nji nga ma të thjeshtat, ma të përvuajturat, ma të pambështeturat, nji ikonë e njerzores: Hane Sina!

Kish kohë që kish nisurë ai kalvar pafund për vajzat, gratë e nënat shqiptare, ku Hanja do të ishte nji prej tyre, që e kapërceu me dinjitet të papërshkrueshëm at tmerr pafund të pësuar padrejtësisht... dhe mbrriti deri te dita e ikjes së saj e plotë, e patjetërsuar në gjithë vlerat e veta!

Hane Sina ishte nji prej tri nuseve të Sinëve, që së bashku me vjehrrën e tyre fisnike, Kafile Kaloshi-Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet. Ajo, e nis jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, ajo humb sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për të e shumë të tjera si ajo nis tmerri i pafund e kampeve të diktaturës! Me tre fëmijë njëri mbas tjetrit, e para sa kish nisur të ecte, i dyti në krahë dhe i treti në bark, ajo i dorëzohet fatit përbindësh, ku më shumë se rrugë, do të ishte skëterrë që zgjati nji jetë, e ku ajo me at thjeshtësinë e saj prej malsoreje e përballoi jo veç me dinjitet, po edhe me at humorin e hollë e shpërfillës, që ishte në natyrën e saj, ndaj atyre që po i shkaktonin të keqen kësaj gruaje, kësaj nëne, kësaj gjysheje të dhimbsur, që përtypte në heshtje privimet nga çdo gëzime sado i vogël i jetës! Qysh herët ajo pëson humbjen djalit, Dikës trembëdhjet vjeçar, që shpresonte t'i bëhesh krah e që nga thellsia e shpirtit e quajti gjithnji "lofka e nanës!"

Ajo përjetoi përbuzjen, varfërinë, urinë, dhimbjen, mungesat, humbjet, po qëndroi në këmbë si pakkush... Shpesh kujtoj se çdo fetë buke në mungesë të gjithçkaje, ajo i shtronte ca pika loti dhe i jepte shije bukës thatë me dashurinë prej nëne! Sepse shpirti i saj s'kishte asgjë veç dhimbjes po i shtonte asaj mirësinë dhe dinjitetin... Dhe ajo shija e bukës sw duarve të saj s'ka për t'i ikur kurrë shpirtit tim, po edhe gjithë atyre që patën rast ta njohin kët grua të thjeshtë, e stoike...

Sot, në ikjen e saj në qiell, ajo çka vlen të kujtohet është buzqeshja, humori, ironia e saj ashtu e qetë, e pafajme, spontane... kur punonte në brigadën e nji kryetari të famshëm këshilli, të cilit me nji deformim simpatik të emrit të tij, kinse s'arrinte ta shqiptonte drejt i drejtohesh: "Or Mi-hale, po pse më po çon aq larg me punue..." Ose u bë batutë e kohës shprehja e saj, kur u prishën mardhëniet me Kinën. Si gjithnji Kryetari i këshillit e ngre Hanen dhe e pyet se si e mendonte ajo kët prishje! "Po mirë ban që u prishën, or Mi-hale-shka na dojshin ata ne... po ne s'i duhemi kërkujt!" Ajo rrëshqitja e gjuhës or Mi-halesh... mbeti nofka qe Hanja i vuri atij njeriu! Kështu u mbyll diskutimi dhe Hanja la nji nga batutat më pikante, nënteksti i së cilës s'kishte nevojë për koment!
Hane Sina i iku kësaj bote dhimbjesh në paqe... e rrethuar nga shumë njerëz dhe e respektuar prej të gjithëve, jo thjesht për vuajtjen e saj, por për at mirësi që shpirti i saj kishte të pashterrur, e që kurrë ajo s'e shfaqi të përgjysmët, po gjithnji të plotë... Ikja e saj prej Ferrit tokësor ngjan me ikjen e nji Hane të Plotë, që e dhuron gjithë dritën e vet, që terri kurrë të mos ndjehet i gjithpushtetshëm i kësaj bote!!!


JOZEF RADI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKE FESTUAR KRISHTLINDJETFotoreportazh nga MIMOZA DAJÇI (12.24.2012)
PËRUROHET SHTATORJA ZOGU I, BERISHA - MBRETI NUK PRANOI TË KAPITULLONTE, LUFTOI NË MËRGIM (12.24.2012)
Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në KosovëAHMET KRASNIQI U VRA SEPSE DONTE BASHKIMIN E USHTARËVE PËR LUFTË KUNDËR ARMIKUT TË PËRBASHKËT (12.24.2012)
KANALI (SONETET I-IX)Poemë nga ARSHI PIPA (Libri i Burgut) (12.24.2012)
IDENTITETI I RISHKRUAR I SHQIPTARËVE TË REKËSShqiptarët ortodoksë nuk janë komunitet zyrtar në Maqedoni, ndërkohë që një numër i madh i tyre disa dekada kanë pasur edhe frikë të deklarohen si shqiptarë (12.24.2012)
KOSOVË-SHBA, HOXHAJ E UROI SENATORIN KERRY (12.23.2012)
DANIEL SERWER - PLATFORMA SERBE I BËN BISEDIMET SHUMË MË TË RËNDA (12.23.2012)
TËRNAVA PËRGËZON IPESHKVIN DODË GJERGJI PËR KRISHTLINDJE (12.23.2012)
HARADINAJ - PUNË E KRYER, UNË KRYEMINISTËR, THAÇI PRESIDENT (12.23.2012)
RUFI OSMANI RIZGJIDHET KRYETAR I RILINDJES DEMOKRATIKE KOMBËTARE (12.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]