"Kush ja prek shqiponjës folenë, i lebetitur do marrë dhenë!..."- Neki Babamusta
Pas çlirimit të Shqipërisë, veçanërisht në verën e vitit 1949 Junta ushtarake
greke organizoi sulme ndaj njësive kufitare të Shqipërisë. Këto sulme barbare
shoqëroheshin me vrasje, me rrëmbime njerëzish, me plaçkitje dhe grabitje
bagëtish.
Nga mesi i gushtit v. 1949, një njësi e postës kufitare greke, në një mesnatë
me shi, arriti të futet në një kapanon të rojeve tona kufitare. Si kriminelë
dhe të pabesë, vrasin në gjumë disa nga rojet shqiptare, duke ua prerë kokën me
thikë.
Pas 7 ditësh, 7 kufitarë shqiptarë, trima nga malësia, pa ua treguar eprorëve,
lidhën besë për hakmarrje. Të armatosur dhe me bomba, të shtatë kufitarët
eleminojnë dy roje të postës greke dhe futen në kapanonin e fjetjes. Hapin
zjarr të befasishëm, duke lënë të vrarë tërë kufitarët grek në kapanon.
Ushtria greke i shtoi operacionet provokuese ndaj Shqipërisë. Nga fundi gushtit
i v. 1949, formacione kufitarësh grek, rifilluan sulmin në agim. Alarmi për
mbrojtje të territorit shqiptar, ngriti në gadishmëri për kundërsulm njësitë
tona kufitare. Një kompani me ushtar grek arriti të futet në brendësi të
territorit shqiptar, me mendimin se do përparonin me ndihmën e kalit të Trojes.
Njësitë shqiptare kufitare në jug të Shqipërisë iu përgjigjën kundërsulmit.
Kufitari trim nga Kavaja, mitralier, Faje Çela, nuhati situatën. Me qetësi,
zuri pozicion mbrojtës pas një guri të madh. Duke mos u zbuluar nga ushtarët
grek, priti deri sa ato u afruan në distancën 40-50 metra. Hapi zjarr të
pandërprerë, duke lënë të vrarë shumicën e kompanisë. Të tjerët ua mbathën
këmbëve. Grekën tërhoqën të vrarët në brëndësi të tokës shqiptare në mesnatë.
Shqipëria dhe Greqia janë dy vende që historikisht nuk i duan luftrat. Në
momente të caktuara historike, populli shqiptar i ka manifestuar popullit grek
ndenja miqësie, si në kohën e Ali Pashë Tepelenës (1800-1821), po ashtu edhe në
kohën e Luftës çlirimtare kundër fashizmit (1940-1944).
Dy batalionet shqiptare në pranverën e vitit 1940 u gjendën pranë popullit
grek, kur Musolini sulmoi Greqinë. Forcat shqiptare me patriotin e madh të
kombit tonë, Spiro Moisiu, u rradhitën në anën e popullit grek. Po ashtu qindra
forca shqiptare të Çamërisë u bashkuan me partizanët grek kundër fashistëve dhe
nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. Kjo është e vërteta historike që nuk
mund të shtrembërohet duke na bërë diktate si ta rishkruajmë historinë.
Kombi shqiptar me 67,000 km katrore u coptua me forcën e armëve, me gjak e
tmerr nga Fuqitë e Mëdha. Historikisht dihet se kufiri jugor i Shqipërisë është
Preveza, siç theksoi dhe kryeministri z. Sali Berisha me 28 nëntor 2012.
Çamërisë s'ia ndërron dot emrin që e ka të rrënjosur ndër shekuj në truallin e
saj shekullor. Po ashtu edhe Athinës nuk ia ndërron dot emrin si vend më i
lashtë dhe kryeqendra historike e lavdishme e popullit grek.
Në rezolutën e datës 10.12.2012 drejtuar parlamentit shqiptar nga z. Shpëtim
Idrizi, drejtuesi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, kërkohet që parlamenti t'i
njohi shqiptarëve të Çamërisë këto të drejta: të drejtën e pronës, të
shpërblimit të pronës, mundësia e kthimi tek varrezat e të parëve në Çamëri, të
hiqet ligji absurd i luftës, ku Greqi ka shpallur që nga vitit 1949 se Greqia
është në gjendje lufte me Shqipërinë.
Klanet e egra nacionaliste greke, duke përfshirë edhe ato të tipit nazist "Agimi
i Artë", as populli liridashës grek nuk i don. Këta nacionalistë grek, jo vetëm
që përndjekin dhe keqtrajtojnë shqiptarët në Greqi, por hedhin parrudha
nacionliste për aneksimin e zonave shqiptare të jugut, si Korçë, Gjirokastër,
Sarandë, Himarë, etj. Le
të mos i fryjmë urrejtjet mes dy popujve shqiptaro-grek! Me dorën e miqësisë së
sinqertë janë të fituar të dy popujt, duke jetuar secili i lirë në trojet e
veta stërgjyshore.
Regjistrimi i popullatë s shqiptare (censusi) i v. 2012-të vërtetoi se minoriteti
grek nuk e kalon shifrën 0.87%. Ky fakt rrëzon pretendimin e klaneve shoveniste
greke se në Shqipërinë e jugut jetonë disa qindra mijë banorë grek, duke e
quajtur çdo të krishterë shqiptar, grek. Në realitet pakicat minoritare duke
përfshirë edhe ato greke gjithmonë kanë gëzuar të drejta të plota në Shqipëri,
edhe në kohën e diktaturës komuniste. Pakicat minoritare duhet të shërbejnë si
ura miqësie midis popujve dhe jo të bëhen shërbëtorë dhe spiunë besnikë dhe
atyre që i komandojnë dhe paguajnë.
Lëvizja e Lirë - një e drejtë ligjitime dhe humane
Sot, në kohën e demokracisë lëvizja e lirë e njerëzve është një normë
legjitime. Njerëzit kanë të drejtë të lëvizin brenda territorit aty ku i
sigurohet jeta më e mirë. Që nga viti 1994 janë shpërngulur nga zonat e veriut
dhe janë vendosur edhe në rrethinat e Sarandës mbi 60 familje shqiptare. Ata
janë vendosur në toka të ish-fermës shtetërore. Me mundin dhe djersën e tyre
banorët e ardhur nga veriu, ngritën fshatin e tyre Shëndëlli me 400 banorë. Si
njerëz të punës kanë ngritur shtëpi të reja dhe kanë formuar plantacione me
agrume. Njëkohësisht shumë nga fëmijët e këtyre banorëve janë në emigracion. Ky
është një shembull domethënës që duhet ta ndjekin me qindra familja të tjera
shqiptare në trojet shtetërore kudo në brezin kufitar të jugut. Kjo siguron
ruajtjen e tërësisë tokësore të trojeve shqiptare. Kjo lëvizje në jug të
Shqipërisë i ndërpren rrugën asimilimit të rracës shqiptare duke përforcuar
identitein shqiptar.
Në vend të urrejtes, na duhet paqe mes popujve
Shqiptarët sot jetojnë të ndarë në pesë shtete, si në Shqipëri-Kosovë, Greqi,
Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi. Shqiptarë kudo që jetojnë në trojet e tyre
nuk shfaqin fobi ndaj popujve të tjerë.
Që me 1991 problemi i shqiptarëve të Çamërisë ka qenë detyrë kryesore e forcave
demokratike në Shqipëri. Me 1995 ish-presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha e
ngriti problemin e çështjes çame ish-presidentit grek z. Stefanopullos, i cili
akuzoi padrejtësisht shqiptarët e Çamërisë si jo luftëtarë me forcat greke
kundra pushtesve gjerman. Këtë akuzë të tij e hodhi poshtë edhe gjykata e
Janinës po në 1995.
Me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë kryeministri z. Sali Berisha kërkoi që
pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013-tës të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të
pajisen me pashaporta shqiptare. Kjo është një e drejtë ndërkombëtare, ndërkohë
kur maqedonasit, grekët dhe serbët u mohojnë shqiptarëve pashaportën shqiptare.
Sa herë që përmenden kufinjtë e Shqipërisë dhe dhënia e pashaportave ngjallen
reagime negative nga shtetet ballkanike dhe disa titullarë të Evropës. Në një
kohë kur shqiptarët në Maqedoni burgosen, vriten, interrnohen, u griset flamuri
shqiptar, në krahinat shqiptare nën Serbi dhe Mal të Zi u mohohen shqiptareve
të drejtat më elementare të gjuhës dhe flamurit, si dhe burgosje. Ndërsa
shqiptarëve camë u mohohet e drejta për të shkuar në vendin e tyre, në Çamëri. Propoganda
shovensite ballkanike bën plane kundër kombit shqiptar për aneksimin e tij.
Akademikët maqedonas të Shkupit i quajnë shqiptarët "˜kafshë' në një kohë kur në
Maqedoni pjesa më e madhe e territorit maqedonas është shqiptar, duke përfshirë
edhe 40% të popullsisë. Deputetja e PP (Partisë Punëtore) në Parlamentin
Evrpian, grekja Marieta Grannacoy akuzon shqiptarët për shovenizëm (Shqipëri të
Madhe) sa herë që përmendet kufiri jugor, Preveza-Greqi.
Fatkeqësisht, prapa ish-prokurores së Hagës, Karla Del Ponte, qëndrojnë dhe
disa klane në Evropë, që natyrisht nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Thëniet
monstruoze të Karal Del Ponte shtrembërojnë historinë dhe lavdinëe kombit
shqiptar për hir të prapagandës anti-shqiptare. Historianet grek bëjnë plane
për zhdukjen e Ballkanit dhe mes Greqise dhe Serbisë të ketë një kufi të vetëm.
Këto propaganda dhe shpifje nxisin tensione siç po ndodh dhe në Mitrovicë ku
qeveria serbe do të hedhi poshtë pakon e Ahtisarit. Shqiptarët e Maqedonisë
nënshkruan marrëveshje të Ohrit në 13 gusht 2001 në hir të paqes dhe
stabilitetit në Ballkan. Kjo marrëveshje është detyrim në rradhë të parë për
qeverinë e Maqedonisë që të mos asimiloi dhe zhduki rracën shqiptare nga trojet
e tyre.
Politika shqiptare për çështjen e platformës kombëtare duhet të jetë e
bashkuar. Kosova me Shqipërinë do të bashkohet kur t'i vijë momenti i duhur.
Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh, por integrim në Evropë. Kjo është një e
drejtë që e meriton populli shqiptar. Ashtu siç jeta që është e përkohshme,
edhe pushtetet dhe partitë janë kalimtare. Por kombi mbetet. Për këtë qëllim
madhor partitë politike shqiptare kudo që ndodhen duhet të kenë një platformë
të përbashkët kombëtare.