E Premte, 05.17.2024, 08:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PSE VRITEN FEMRAT?
Nga MIMOZA DAJÇI

E Mërkurë, 12.26.2012, 09:26am (GMT+1)



Nëse një vëlla, një baba, një bashkëshort apo i dashur vret një motër, një vajzë, një grua apo të dashurën e tij, pse nuk e shikon situatën paraprake me gjakftohtësi, por me vrullin e parë i vë lakun në fyt. Ligji, policia e gjykata meren me dënimin e fajit, e jo dikush që nuk është as ligji e as gjykata, t'ia marrë jetën asaj. Çfarëdo lloj gabimi apo faji ajo të ketë kryer, ata mund t'i drejtohen drejtësisë e jo pushkës e sopatës sikur therrin një bagëti.

Shumë tronditëse janë faktet e shifrat e fundit mbi vrasjet mbi vajzat e gratë në Shqipëri. 118 viktima vetëm për vitin 2012. Një tmerr i vërtetë, si në kohën e inkuzicionit. Organizata mbarëkombëtare pajtimit të gjaqeve ngre zërin, organizon takime, konsulta, biseda mes familajrëve, por përsëri shifrat rriten pa asnjë efekt. 1208 familje të ngujuara për këtë vit. Mijra fëmijë të izoluar, e pa shpresë për jetën. Edhe pleq po vriten për hakmarrje kohëve të fundit. Ku po shkon kështu vendi ynë, çështë kjo kasaphanë në njerëz, e kur do ti vijë fundi.

Pse duhet të vritet një femër? Nëse nuk e do, ndaje. Nëse të tradhëton përsëri ndaje, por mos e vrit e mos e masakro. Ti zotni x apo y që i mer jetën asaj kushdo qofsh, nuk je as ligji as drejtësia, por një kriminel që ke lyer duart me gjak, e duhet të marësh dënimin që meriton. Por edhe nëse krimineli mer dënimin, viktima përsëri nuk kthehet më, nuk vjen më në jetë. Vrasësi vret e largohet në drejtim të pa ditur, shpëton. Po pse i trembet dënimit kur kryen një vrasje, pse nuk dorëzohet. Atij i dhimbset jeta, po për atë që vret pse nuk mendon, po i pret kokën si një pulë e përpiqet ta fshehë ku të mundet.

Këto janë ngjarje që duhet të trondisin jo vetëm familjarët e viktimave, por mbarë shoqërinë tonë, e duhet të meren masat më ekstreme për një vrasje të kryer qoftë me ose pa paramendim. Akte të tilla dhune ose vrasje kemi patur jo vetëm në veri të vendit, por edhe në mes të Kryeqyetit të Tiranës. Shqipëria është anëtare e NATO-s me të drejta të plota, e përderisa këto shifra po rriten dita ditës ti kërkohet ndihmë NATO-s që të ndalen vrasjet e dhunimet tek vajzat e gratë.

Si pasojë e atij mentaliteti të trashëguar edhe në Amerikë nëpër familjet shqiptare kemi patur akte e fenomene të tilla, ku burri ka vrarë gruan për motive të dobta, ose pa motiv fare, vetëm sepse ai është sipas tij "ligji" e ajo duhet ti bindet atij deri në vdekje. Marrëzi e sëmurë, e injorancë pa fund. Në një rast burri pasi ishte grindur me të shoqen në sy të fëmijëve e urdhëron atë që të dalë në rrugë në mes të dimrit e dëborës, e të qëndronte atje deri në mëngjes. Çjanë këto dënime, çjanë këto masa ndëshkuese për një grua, për një bashkëshorte, nënë e fëmijëve të tij? E më pas kur ai mer vesh se një i afërm i familjes e kishte strehuar kërkon që ta vrasë, vetëm e vetëm pse nuk kishte qëndruar gjithë natën jashtë në acarin e ftohtë, në mes të rrugës, poshtë godinës ku jetonin edhe fëmijët e tyre. Kjo është një ngjarje e jetuar, e njohur, e vërtetë. Po sa të tilla kemi, e të panjohura akoma....

Femra është vërtetë nga natyra si seks - më e dobët se mashkulli, por ai nuk duhet të masë forcat e tij me femrën. Le të përballet me drejtësinë për krimin e fajin që kryen. The Women's Organizatin Hope & Peace, organizatë e gruas shqiptare amerikane po i shikon me kujdes këto raste e është duke dhënë ndihmesën e duhur për familjet me probleme të tilla.

New York, Dhjetor 2012


MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISHTLINDJET, LUTJE PËR PAQE E VAJTIM PËR VIKTIMATSë bashku me gëzime e dhurata, këtë vit kjo festë u shënua nga lutjet për paqe dhe vajtime për viktimat fëmijë të dhunës me armë (12.26.2012)
FOTOGALERI - URIMET E OBAMËS NËPËRMJET RRJETEVE SOCIALE PËR FESTAT E FUNDVITIT (12.25.2012)
KRISHTLINDJET NË SPITAL PËR ISH PRESIDENTIN BUSHPresidenti Bush ka qenë i shtruar në spital që prej 23 nëntorit për një kollë bronkit, ndërsa javën e kaluar u prek nga ethet (12.25.2012)
IKJA E HANËS SË PLOTËSimfoni për nji nënë: Hane Sinën, po jo vetëm për atë!Nga JOZEF RADI (12.24.2012)
DUKE FESTUAR KRISHTLINDJETFotoreportazh nga MIMOZA DAJÇI (12.24.2012)
PËRUROHET SHTATORJA ZOGU I, BERISHA - MBRETI NUK PRANOI TË KAPITULLONTE, LUFTOI NË MËRGIM (12.24.2012)
Detaje të reja lidhur me vrasjet politike në KosovëAHMET KRASNIQI U VRA SEPSE DONTE BASHKIMIN E USHTARËVE PËR LUFTË KUNDËR ARMIKUT TË PËRBASHKËT (12.24.2012)
KANALI (SONETET I-IX)Poemë nga ARSHI PIPA (Libri i Burgut) (12.24.2012)
IDENTITETI I RISHKRUAR I SHQIPTARËVE TË REKËSShqiptarët ortodoksë nuk janë komunitet zyrtar në Maqedoni, ndërkohë që një numër i madh i tyre disa dekada kanë pasur edhe frikë të deklarohen si shqiptarë (12.24.2012)
KOSOVË-SHBA, HOXHAJ E UROI SENATORIN KERRY (12.23.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]