E Premte, 05.03.2024, 11:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BILL CLINTON ISHTE SURPRIZA E VËRTETË E MBRËMJES SË GOLDEN GLOBE
E Martë, 01.15.2013, 08:53am (GMT+1)




Voal-online - LOS ANXHELOS, 15 JANAR - Mediat botërore janë të njëzëshme se surpriza e vërtetë e mbrëmjes së dorëzimit të çmimeve Gloden Globe 2013 ishte shfaqja në skenë e Bill Clintonit. Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është pritur me ngritjen e publikut në këmbë dhe ovacione të gjata, ka paraqitur filmin mbi pasardhësin e tij Lincoln, të cilin e ka përkufizuar "një burrë i zoti për ta shpëtuar Amerikën dhe për ta shfuqizuar skllavërinë".

Gjithashtu mediat vlerësojnë se Shoqata e Gazetarëve të Huaj pranë Hollivudit (The Hollywood Foreign Press Association) e ngriti më tej shkallën e rivalitetit me Oscarët duke bërë disa surpriza, në mënyrë të veçantë me praninë e Bill Clintonit në ceremoninë e dhënies së çmimeve të saj Golden Globe në ceremoninë e parmbëmshme.

Ish Presidenti i SHBA doli  në skenë për të paraqitur një klip për filmin kushtuar Abraham Lincolnit. "Ai bëri një betejë të madhe për të miratuar një ligj në një Dhomë të Përfaqësuesve tejet të ndarë - fitore që do t'i kërkonin presidentit një mori kompromisesh... Unë mësova nga ky film shumë gjëra për të cilat nuk dija fare," tha ai.

Dalja e tij në skenë ishte rezultat i miqësisë së tij me regjisorin e filmit 'Lincoln' Steven Spielberg i cili e bindi atë të udhëtojë për në Los Anxhelos. Por kjo nuk solli çmimin e filmit më të mirë për 'Lincoln', ndonëse filmi ishte favorit i pjesës më të madhe të kritikës. Siç dihet tashmë, çmimin Golden Globe për filmin më të mirë dramatik e fitoi 'Argo'.



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ËSHTË ZYRTARE - GOOGLE E NJEH SHTETIN E KOSOVËS (01.15.2013)
RITA ORA JEP KONCERT NË PRISHTINË MË 17 SHKURT? (01.14.2013)
NDARJE E DHEMBSHME NGA VEPRIMTARI ATDHETAR LAN AVDIU (01.14.2013)
FORUMI RINOR I LDK VIZITOI FAMILJEN JASHARI DHE KOMPLEKSIN MEMORIAL (01.13.2013)
MISS NEW YORKU, MALLORY HYTES HAGAN, U KURORËZUA MISS AMERIKA 2013 (Lajmi dhe fotogaleri) (01.13.2013)
APLIKOJNË MBI 5 MIJË FAMILJE TË REJA NËN NIVELIN NORMAL TË VARFËRISË (01.13.2013)
KOSOVË - VIKTIMAT VENDORE, CAK I TRAFIKANTËVE (01.12.2013)
PSE U TËRHOQ MADALEINE ALBRIGHT NGA TENDERI PËR PTKnë (01.12.2013)
BUJANOC - KËRKOHET HEQJA E MEMORIALIT SERB DHE DEMILITARIZIMI I LUGINËS (01.12.2013)
ANALIZA E CIAs - NË VITIN 2035 TROJET SHQIPTARE DO TË JENË TË BASHKUARA (01.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]