Voal-online - LAS VEGAS (Reuters) - Miss New York fitoi kurorën e vitit 2013
Miss America mbrëmë në garën e përvitshme që ka formatin e tv reality, ku me
votat e shikuesve konkurrueset shkojnë deri në gjysmëfinale.
Mallory Hytes Hagan, 23 vjeçe, doli në pah gjatë garës së talenteve me një tap
dance nga pjesa e James Brown "Get Up Offa That Thing".
"Oh, Zot i Madh, faleminderit!" - tha Hagan, nga Brooklyni, teksa
kurorëzohej në fund të programit dyorësh të dhënë drejtpërdrejt nga televizioni
ABC, nga Planet Hollywood Resort & Casino e Las Vegasit.
Shoqëruesja e oarë ishte Ali Rogers nga Karolina e Jugut e pasuar prej Alicia
Clifton nga Oklahoma, Lexie Madden nga Wyoming dhe Miss Iowa, Mariah
Cary.
Kurora vjen me një bursë kolegji $50000 për Hagan. Kjo garë mbahet që nga viti
1921, nga Miss America Organization.
Gara fillon në nivele lokale, pastaj kalon në nivel vendi, ku 53 femra që
përfaqësojnë 50 shtetet e SHBA dhe Ishujt Virgjine, Washingtonin dhe Puerto
Ricon konkurrojnë për titullin.