RITA ORA JEP KONCERT NË PRISHTINË MË 17 SHKURT?
E Hënë, 01.14.2013, 08:03am (GMT+1)
Prishtinë - Koncerti i shumëpërfolur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora,
në Prishtinë duket se do të mbahet në ditën kur Kosova feston pavarësisë e saj.
Në një intervistë për MTV News, 22-vjeçarja pati deklaruar se mund ta mbajë një
koncert në vendlindje gjatë këtij viti, ndërsa sipas Klan Kosova, 17 shkurti do
të jetë dita kur krijuesja e hitit "Hot Right Now" do të dalë në skenë përpara
fansave kosovarë.
Siç dihet, Rita bëri një performancë të jashtëzakonshme në Tiranë më 28
nëntor, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
www.voal-online.ch
|