Kandidati i presidentit amerikan Barak Obama, që pritet të bëhet sekretar i
ardhshëm i Shtetit do të pyetet të enjten në Senat, gjatë seancës për
konfirmimin e tij.
Senatori demokrat John Kerry pritet që lehtë të fitojë miratimin nga Komiteti
për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, një komitet që ai e ka drejtuar në katër
vjetët e fundit.
Kerry pritet që të paraqitet zyrtarisht para komisionit nga sekretarja në
largim Hillary Clinton, si dhe nga Elizabeth Warren, një senatore tjetër nga
shteti Masaçusets, që është vendi i Kerryt, dhe senatori republikan John
McCain.
Kerry dhe McCain janë veteranë të dekoruar të Vietnamit, dhe që të dytë garuan
pa sukses për president.
Kerry ka shërbyer për pesë
mandate si senator i Masaçusetsit.