E Enjte, 05.16.2024, 01:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reagim me shkas
ATA QË SHPIFIN DHE SAJOJNË RRENA NUK MUND TË JENË NË KRYE TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI..!
Nga REXHEP ELEZAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 04:09pm (GMT+1)

 



Ka më shumë se pesë vite që i ashtuquajturi kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani z. Qazim Bajgoraliu, në vazhdimësi dhe në mënyrë perfide shpif dhe sajon rrena me qëllim për ta njollosur në opinion figurën, punën dhe emrin e z. Hafiz Gagica, ish kryetarit të Degës dhe Kolegjiumit të gjitha degëve të LDK-së në diasporë në periudhën kohore 1990-2005.

Pa dashur të hyjmë në detale si ka ardhur në krye të Degës Bajgoraliu, duhet nënvizuar faktin se aty nuk ka ardhur për hir të meritave dhe punës që ka bërë, por si rrjedhojë e (mos)marrëveshjeve të brendshme grupore në këtë degë, edhe ashtu është e pakonstituuar dhe e paplotësuar, e cila përveç organizimit të disa akademive përkujtimore nuk ka bërë ndonjë punë tjetër konkrete për të mirën e bashkatdhetarëve tanë, sidomos që kur udhëhiqet nga kryetari aktual i kësaj dege.

Mirëpo, ajo që e ka karakterizuar "punën" e Qazim Bajgoraliut në këtë periudhë, është pa dyshim, sjellja e tij hileqare dhe përbuzëse ndaj gjithë asaj që ka punuar dhe vepruar z. Hafiz Gagica për më shumë se një dekadë e gjysmë, dhe këtë abuzim vazhdon ta bënë pa kurrfarë arsyeje që eventualisht do mund të merrej si alibi për sjelljet e tij fyese dhe armiqësore ndaj z. Gagica..!?

 

z. Hafiz Gagica me presidentin Ibrahim Rugova në Shtutgart, 1992
 

Ajo që na ka shtyrë të reagojmë publikisht, është fakti se z. Bajgoraliu ose i nxitur nga dikush,ose vullnetarisht dhe pa asnjë fakt real për më shumë se pesë vite nuk i ka ndalur sulmet, qoftë në media, qoftë në internet ndaj figurës së z. Gagica, duke akuzuar se gjoja e paskësh pas sharë presidentin Rugova (shih kopjen e gazetës) dhe se për këtë shkak, gjithnjë sipas vendimit të tij arbitrar; "ata që e kanë sha presidentin Rugova, nuk paskan të drejt të flasin tash në emër të tij..", dhe këtë faqe gazete të kopjuar ky trillues e ka vendosë si panoramë madje edhe në profilin e tij në Facebook.., të cilën shpeshherë e ka shpërndarë nëpër rrjete sociale për t'i manipuluar lexuesit dhe "miqtë" e tij (shih profilin: LDK Dega Gjermani)..?! Hiç më larg se dje, prapë ka komentuar tek një foto e postuar nga "Rugovistët Pejë", se cili prej kandidatëve do ishte më i miri që të zgjidhej për kryetar të LDK-së, pra një anketë e lirë ku secili mund ta jepte mendimin e vetë, dhe ja se çfarë shkruan (tekstin po e jap në origjinal sepse ka plotë gabime gjuhësore): "Qazim Bajgoraliu: Kur po i shoh disa kanditat te propozuar të cilet kan shantazhuar ne menyra të ndryshme dhe kan ofenduar presidentin Rugova, kan punuar ne rreninim dhe shkaterrimin e LDK-se, kan nderruar nga disa parti, po mungojn per tu kandiduar edhe disa te tjere ne krye me Bujar Bukoshin..." !? Pra, është e qartë se fjalën e ka për z. Gagica, që fletë qartë se ky është edhe autori i pamfletit gazetaresk i cili në gazetën "Bota Sot" i botuar para pesë viteve ka dalë në emër të kryesisë së Nëndegës në NRW, gjë që dëshmon qartë se autori i këtij shkrimi ka qenë ky vetë e jo kryesia e nëndegës. Pra, ka manipuluar me emrin e një strukture partiake duke përdorur stilin hileqar "hudhe gurin dhe fshihe dorën.."!? Të njëjtën logjikë të kalbur po e përdorur edhe sot duke lëshuar helme dhe shpifje prej më të ndytave ndaj z. Gagica, njeriut i cili përveç se ishte bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Ibrahim Rugova, ishte ndër themeluesit kryesorë të LDK-së në Gjermani si dhe njeriu më i besueshëm i tij gjatë periudhave më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova, por edhe vetë presidenti Ibrahim Rugova. Do të cekim këtu vetëm një rast, nga dhjetëra të tjera, për të cilin z. Bajgoraliu ndoshta as që ka ditur, se në kohën kur është marrë peng presidenti Rugova, ka qenë i vetmi zë z. Hafiz Gagica ai i cili ka bërë më së shumti për lirimin e tij nga duart kriminale të Millosheviçit, dhe atë duke u angazhuar personalisht në relacionet më të larta të shtetit dhe qeverive të tek dy shtetet tona mike Bonn-Romë..

 

Në Velani, Hafizi te presidenti Ibrahim Rugova

 

Hafiz Gagica te ministri i jashtëm gjerman z. Hans Dietrich Gensher..

 

Dhe, siç e ka thënë njëherë një rugovist i përbetuar; z. Gagica edhe po të dalë me flamur me e sha Rugovën në sheshin "Nënë Tereza", ai prapë është më mik i Rugovës sesa disa që kanë bërë karrierë duke punuar pas shpine kundër presidentit Rugova. Me një fjalë, z. Hafiz Gagica ka qenë ndër figurat më eminente e LDK-së brenda dhe jashtë Kosovës, dhe këtë e dinë shumë mirë e gjithë mërgata shqiptare nga Gjermania e deri në SHBA, Australi dhe Zelandën e Re, që falë punës dhe angazhimit të tij personal Kosovës i është lejuar nga organet shtetërore gjermane formimi, funksionimi dhe regjistrimi i qeverisë sonë në exil, kuptohet në emër të Degës së LDK-së, siç është lejuar rekrutimi, mobilizimi, blerja dhe dërgimi i armatimit në front, ndihmat e ndryshme si dhe hapja e disa fondeve bankare për grumbullimin e mjeteve financiare për nevojat e luftës sonë çlirimtare e deri tek aktiviteti i papenguar nga organet vendore gjermane të mbi 130 nëndegëve dhe mbi 350 aktiveve të LDK-së në gjithë territorin e këtij shtet mik. Pa i cekur këtu qindra dhe mijëra takime të bashkatdhetarëve, protestat, demonstratat, shpërndarjen e mijëra broshurave dhe informatave të QIK-ut tek institucionet lokale, landeve dhe ato federative, ku çështja e Kosovës arriti të hynte dhe të bëhet pika kryesore e ditës brenda agjendave të zyrave dhe forumeve më të larta të vendosjeve ndërkombëtare. Dhe, pas gjithë kësaj dhe qindra veprave dhe sakrificave vetanake të z. Gagica, bashkë më krejt organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë e LDK-së anë e mbanë Gjermanisë, të del në opinion ky farë kryetari Bajgoraliu dhe të bënë antipropagandë kaq hileqare kundër z. Gagica, nuk ka më asnjë dyshim se kjo sjellje e tij e papërgjegjshme i ka tejkaluar gjithë kufijtë e durimit, jo vetëm për mua si aktivistë shumëvjeçar i partisë rugoviane në Gjermani, por  edhe për gjithë anëtarësinë e LDK-së, e cila i njeh shumë mirë kontributet madhore të tij. Sepse, kur fyhet njëra ndër figurat më të shquara të mërgatës shqiptare siç ishte dhe është z. Hafiz Gagica, të gjithë ne që kemi punuar nën udhëheqjen e tij, ndjehemi të fyer dhe të lënduar njëkohësisht. Prandaj, nuk pranojmë më që askush të na imponon rrena dhe shpifje që kanë prapavijë të caktuar politike, ani pse deri tash kemi heshtur ndaj këtyre shpifjeve të tij me qëllim të vetëm që mos të nxisim debate dhe polemika nga të cilat mund të dëmtoheshin rrjedhat e brendshme partiake të LDK-së. Por, pasi që ky Bajgoraiu nuk e ka pa të arsyeshme me e ndërpre këtë fushatë djallëzore kundër ish kryetarit të tij të dikurshëm, gjegjësisht kundër udhëheqësit tonë shumë të nderuar dhe shumë të suksesshëm z. Gagica, vendosëm të reagojmë me këtë shkrim për ta njoftuar opinionin dhe anëtarësinë tonë se shkrimi i gazetës dhe gjitha komentet dhe akuzat, përfshirë edhe komentin e tij të fundit në FB, të cilat me vite po mundohet me ia mvesh z. Gagica, në emër për gjoja sharjen e Rugovës, që një gjë e tillë edhe po të ishte e vërtetë, i kanë tejkaluar kufijtë e njerëzores,  politikës dhe filozofisë rugoviane, në emër të së cilës me paturpësi vazhdon të thirret, dhe, me të cilën qëllimisht po manipulon dhe shpif ndaj kryetarit historik të mërgatës shqiptare ky farë  Bajgoraliu, alias kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani. Dhe, natyrisht se me kaq nuk përfundon storja dhe rrëfimi për ata të cilët po kurdisin lojërat dhe shpifjet ogurzeza kundër z. Hafiz Gagica..!?      


REXHEP ELEZAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS - MË 2 MARS MBLIDHET KËSHILLI DREJTUES I VATRËS (02.27.2013)
BASHKIM SHEHU - NGA ISH DREJTUESIT E DIKTATURËS PO MAGJEPSEN EDHE ATA QË NUK E KANË JETUAR DIKTATURËN (02.27.2013)
VOTIMI ME NJË ZONË, NJË KOMPROMIS I NDYRË NDËRPARTIAKOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (02.27.2013)
ZËRI I AMERIKËS PROTESTON ZHURMIMIN E PROGRAMEVE NË KINË (02.27.2013)
NUK DO TË KETË DEMOKRACI NË SHQIPËRI PA U DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMIT!Nga ILIR HYSA (02.27.2013)
ZBULOHET LETRA E ISH KRYEMINISTRIT ANGLEZ - JAM NË JANINË, KRYEQYTETIN E SHQIPËRISËNga KRESHNIK MERSINALLARI (02.26.2013)
IRANI 'VESH' MICHELLE OBAMËN (02.26.2013)
NOLI LETËR ENVERIT DHE MALËSHOVËS - KONICA 4 VJET NË DOLLAP, MERRNI TRUPINTestamenti i Konicës: Nuk do të më tretë dheu nëse nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë (02.26.2013)
NË KUJTIM TË INTELEKTUALIT TË SHQUAR SUAT BABANINga RASIM BALLA dhe RESHAT KRIPA (02.25.2013)
BAJRAKTARI I MARTINAJVE TË PLAVË GUCISË SHABAN IBISH HASANGJEKAJ (1889 – 1965)Nga SKËNDER HASANGJEKAJ (02.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]